Përkthyesja e talentuar Flavja Maca, vjen me librin e rradhës të përkthyer prej saj, libër i cili do të paraqitet për publikun në Panairin e 25-të të Librit i cili do të mbahet në datat 16-20 nëntor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Libri titullohet “Kepler62 – Numërimi Mbrapsht”, më autorë shkrimtarët norvegjezë Bjørn Sortland & Timo Parvela.
Sipas autores të këtij përkthimi Flavja Maca, ky është një bashkëpubim i ri si përkthyese e letërsisë për fëmijë me Shtepia Botuese Mediaprint dhe organizatën norvegjeze “Norla” (Norwegian Literature Abroad); organizatë e cila promovon letërsinë norvegjeze jashtë kufijve.
Në vijim përkthyesja Maca, bën thirrje të vizitoni Panairin e 25-të të Librit në datat 16-20 nëntor, në hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Aty do të mund të gjeni dy librat e parë të serisë “Kepler 62”, si edhe shumë botime të tjera që do të pasurojnë bibliotekën tuaj.
Pasaporta:
“Kepler62 – Numërimi Mbrapsht”
Shkruar nga Bjørn Sortland & Timo Parvela
Ilustruar ngo Pasi Pitkänen
Përkthyer nga Flavja Maca

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”