Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Psikologia klinike Lule Alidema, dy botime në gjuhën për të verbërit

Alidema: Tu falim momente shikimi nga shikimi ynë personave që kanë mungesë shikimi

Nga Pirusti News
523 Shikime

Lule Alidema nga Prishtina është një emër i njohur në rrjetet sociale, sidomos nga ajo kategori e shoqërisë që kanë nevojë imediate për shërbimin që ajo ofron. Duket  se aftësitë e saj mjaft të spikatura si psikologe klinike, nuk i mban të kyçura në klinikën e saj në Prishtinë, vetëm për ata që trokasin në derën e saj. Është lehtësisht e verefikueshme që misioni i saj nuk njeh kufi në shërbim të qytetarëve që kërkojnë këtë lloj shërbimi. Ndaj pa përtuar herë pas here shfaqet me profilin e saj në rrjetet sociale, me porosi të vyera se si të mos biem në depresion apo si ta trajtojmë këtë sëmundje në kushtet kur është shfaqur. Në profilin e saj pacientë me probleme psiko-sociale, apo apo me probleme të natyrës së përafërt që kërkojnë interpretim logjik, por edhe trajtim medicinal të psikologut, mund të gjejnë falas trajtime interesante dhe mjaft efektiv.

Këtë rradhe psikologia klinike Lule Alidema vjen me dy botime mjaft të rralla në llojin e tyre, si një mundësi e spikatur për individë që kanë probleme të rënda më shikimin, pra për kategorinë sociale të verbërve.

Në një prononcim për Pirusti – News psikologia e mirënjohur prishtinase Lule Alidema thotë se, këto ditë ka ardhur me dy botime që vihen në dispozicion të personave të verbër.

Pikërisht më 16 nëntor të këtij viti, ajo ka nxjerrë në qarkullim dy botime të përkthyera në shkrimin “BRAILLE (shkrim i dedikuar për persona të verbër), të titulluara: “FUQIA E FJALËS” (libër psikologjik) dhe botimin e dytë “PËRTEJ ASAJ QË SHOH” (me poezi).

Duke vijuar më tej, psikologia shkrimtare dhe poete thotë se është suksesi më i arrirë dhe më me vlerë ndër shumë suksese tjera të miat, që arrita deri sot si profesioniste e psikologjisë. Këtë përkthim që bëra e pashë si shumë të nevojshëm në vendin tim dhe rajon, meqë deri tani nuk u bënë asnjëherë botime të tilla, me një fjalë ndjeva obligim që ti cytem me vullnetin dhe mundësinë time, të kontriboj për këtë pjesë të shoqërisë.

Desha që përmes këtyre botimeve tu falim momente shikimi nga shikimi ynë personave që kanë mungesë shikimi. Rrugëtimi im në këtë drejtim nuk ndalon këtu, do të vazhdoj tutje të kontriboj deri në mundësinë e fundit, ka përfunduar, Lule Alidema, psikologe klinike në Prishtinë.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest