-Nga Vikor Gjikolaj-
I përkas atij brezi,që datëlindjet nuk festoheshin, ose krejt rrallë. Dje paskesh patur datëlindjën, këngëtari i njohur i Ansamblit ‘’Mirdita’’, Nikoll Kalaj. Thjeshtë, sot i përcolla: Shumë urim për ty!
Ka do kohë që kam menduar të shkruaj një profil për këngëtarin dhe po e publikoj.
…
I lindur në Kthellë të Epërme në vjeshtën e tretë. I ra të provojë herët fatin e jetimit..Krejt i ri u ba punonjës i minierës së bakrit Kurbnesh. U rrit aty mes punëtorërve e kujdesit të kushërnjëve e bashkëfshatëve të tij… Punëtor në gen ,i shoqërisë e fjalës së mbajtur ,shpejt u bë i dalluar mes moshatarëve të tij nëntokas. Po dhe këngën e çitelinë i kishte pasion.
Ushtarë shembullorë e këngëtar i talentuar
Gjatë shërbimit ushtarak në Rashbull të Durrësit, më 1975 Nikolli erdhi ushtar I ri në togën, ku isha edhe unë. Aty kishte ushtarë të talentuar ,këngëtarë, aktorë amator, krijues letrar ,instrumentistë, që vini nga gjithë Shqipëria. Në koncertin e parë të grupit të batalionit këndoi edhe Nikolli, bashkë me Zef Lalën e Kol Bushin. Kënga titullohej: Gishtin në këmbëz e mban ky popull, një tekst i shkruar prej meje në ato kohë. U pëlqye e u vlerësua shumë. Dhe prej andej grupi konkuroi në shkallë garnizoni, ku moi vlerësimet më të larta. Hap pas hapi krijuam edhe këngë të tjera.Trioja e ushtarve u bë e njohur nga shumë institucione. Keshtu , ne u ftuam(unë isha përgjegjës i grupit) në Pallatin ‘’Rinia’’ në një veprimtari kombëtare të Bashkimeve Profesionale te Shqipërisë. Në çdo fund strofe, duartrokitje. Edhe në Pallatin ‘’Aleksandër Moisiu’’, 10 korrik 1975, ishim në programin e rrethit të Durrësit. Kësaj here morëm edhe Ndue Drobin…
Me ansamblin e Rashbullit, krah legjendës së rapsodisë shqiptare, Dervish Shaqja
Asokohe Grupi Kosovar i Rashbullit kishte emër në gjithë Shqipërinë. Aty ishte kontributi i veçantë i Dervish Shaqes , por edhe i Demush Nezirit, Nazim Grykës, Merushe Badolli,etj. Ishte një përvojë e shkëlqyer. Konkuruam në shkallë rrethi me ansamblet e kooperativave bujqësore. Krahas grupit Kosovar,këndoi edhe Nikolli me shokët e tij. Patën një sukses të bujshëm. Në atë program isha moderator,recitues e skenarist(tekstet e konferncierëve)
Morëm vlerësimet më të larta nga Juria e Durrësit. Grupi i Ushtarëv Rrashbull mori diplomën; Grupi më i mirë i festivalit. Diplomë mora edhe unë(ma dërgoi Nikolli me postë ,pasi une u lirova në atë fund viti)
Një pikë tjetër kulmore në udhën e këngës ishte pjesëmarrja e tij në përbërje të grupit të Dervish Shaqes në Koncertin në mbyllje të Kongresit të Shtatë të PPSH,1976.
Në minierë e në skenën e Kurbneshit
Pas lirimit Nikolli sërish fillon në minierë. Kurbneshi kishte një lëvizje amatore të dalluar,por edhe djem e vajza të talentuar. Nikolli ishte shtylla e grupit vokal. Shkruajta një këngë për minatorët e këngëtari e ngriti vlerën e saj (mbaj mend që u rregjistrua në radio Tirana) ishin një tufëz me këngë që u shkruan e u kënduan aso kohe, sidomos në vitin 1978. Në atë kohë krijonin në Kurbnesh dy muzikantë të talentuar, Servet Cara e Mark Gjoka. Bashkëpinimi qe i frytshëm. Grupi folkloric i Kooperativës mori flamurin e festivalit krahinor dhe u dekorua me urdherin:’’Naim Frashëri’’.
Nga nëntë veta qe kishte grupi i burrave, 1/3 ishin nga Kurbneshi .Nikoll Kala, Servet Cara,Mark Gjoka. Solistë nga kjo zonë ishte Lindita Vladi dhe lahutari Simon Beleshi. Dihet emwri i mirë dhe fama , sidomos e Grupit të Burrave. Nikolli ishte në të gjitha koncetet qeveritare pjesëmarrës dinjitoz. Në të vetmin turrne jashtë Shqipërisë në Mal të Zi,1979, ishte edhe njeriu qe nxirte thesare nga nëntoka e në skena nga krahanori i tij dilte floriri i shpirtit.
Epilog
Dhe vjen një ditë në jetën e njeriut,që për shumë arsye të ndërpresësh veprimtaritë kulturore,ta lësh skenën.Kështu ndodhi edhe me Nikoll Kalën. Për arsye shëndetësore e ndërpret këndimin, por zemrën e ka plot me këngë e kujtime me miqtë e tij artistë e minatorë.
Tani takohemi rrallë ,por me mall e respekt për shoshojnë ,për jetën artistike e shoqërore.
Se edhe po t’a ‘’harrojmë’’ Ne, Nikoll Kalën nuk e harron kënga, që ai e këndoj me gjithë zemër…

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”