Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Një rrëfenjë nga viti 1991…Si u shkërmoq një shtatmadhori me dy rrjeshta letër

Tregim bazuar mbi një ngjarje reale.

Nga Pirusti News
3 267 Shikime

-Aleksandër NDOJA

Ishte diku pranvera e vitit 1991.Ishte koha kur unë isha në vitin e dytë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, shërbim të cilin e kryeja në “Brigadën e Ndërlidhjes”, reparti me nr 3988, diku andej nga “Rrapi i Treshit” në Tiranë.

Edhe pse unë isha ushtar, kisha miqësi me Pëllumb Taren i cili ishte punonjës civil pranë një reparti që quhej 92-92-shi, repart i superspecializuar për teknikën e ndërlidhjes, kryesisht në aparaturat marrëse e transmetuese.

Miqësia  me të ishte edhe për faktin Pëllumbi ishte njeri i humorit, këngëtar i njohur i cili kishte marrë pjesë edhe në festivale te fundvitit ne RTSH. Ishte i specializuar si teknik radiosh, por edhe për televizione, ndërsa edhe unë isha i specializuar, por edhe me një përvojë të konsiderueshme si specialist apataturash për kohëmatje.

Për këto arsye ne rrinin shpesh sëbashku pasi unë isha çentralist, një shërbim disi komod për kushtet e kohës. Ndërkohë që po aq miqësi kishim edhe me një shef çentrali, Ylli Gjineci, që ishte edhe fqinj me Pëllumbin ne lagje. Kohët po evoluonin me shpejtësi pasi ju rikujtoj ishte fillim viti 1991, kur kazani nuk mbante më dhe kishte filluar vlimi.

Pëllumbi kishte dhënë ndër të parët shenjat e disidentit, por kjo ishte shumë e vështirë pasi ishin fillimet, por ishte edhe repart ushtarak, vendi më i izoluar përsa i përket zhvillimeve. Pëllumbi bënte shumë shaka madje edhe të rënda, por gjithmonë mirkuptoheshim.

Një ditë në mëngjes teksa të gjithë nxitonim për të marrë pjesë në ngritjen e flamurit, shikoj Pellumbin qe vinte përballë meje.

Me një seriozitet që vetëm ai mund ta mbante në raste fillim humori, më thotë:

E more vesh për Ylli Gjinecin,mikun tonë?

-Jo, i them, çfar i ka ngjarë..!

-Ai pa i bërë “syri tërr”, më thotë se është shumë i sëmurë, ka pasur një krizë dhe e kemi çuar natën në spital, duke dhënë edhe disa detaje të tjera qe perkonin me shenja depresive. Pas kësaj ai u largua për nga reparti i tij.

Unë e besova, dhe për këtë i kërkoj dy orë lejë komandantit tim, Lirim Liçaj… Sapo dola nga reparti në drejtim të Kinostudios, dalloj shef Yllin duke ardhur në punë… Tashmë nuk kisha më dyshim. Pëllumb Tare ma kishte hedhur si mua, por edhe Yllit. Gjithë ditën mendoja se si ti “hakmerresha” Pëllumbit.

Aty nga mesdita më shkon në mendje të sajoja edhe unë një lojë për të, pa e menduar se loja ime rezultoi shumë me rrezik. U futa ne sekretarinë e brigadës pasi vetëm aty kishte makinë shkrimi. Sekretarja me emrin Zana me lejoi, pasi njihesha si ushtar korrekt dhe me emër të mirë. I thashë se dua të shkruaj vetëm dy rrjeshta se me duhen për diçka… Ajo nuk kundërshtoi. Unë ne letër të bardhë shkruajta:

Komandës së Repartit 92-92!

“Ju bëjmë me dije se punonjësi juaj Pëllumb Tare u arrestua nga policia për trafik armësh ne sherbim te Partise Demokratike”,

PD sapo ishte krjuar ato ditë. Madje ende ishte koha kur kjo forcë politike akoma predikonte Ramiz Alinë si pikë reference të demokracisë. Pa firmë pa asgjë, e fus në një zarf dhe i vendos vulën e ushtarit qe e mbanim në dorë sa për gallatë, se letra nuk shkruanim, pasi ishim brigadë ndërlidhje, dhe kishim mundësi te flisnim me telefon përmes linjave.

Pasdite, kur të gjithë u larguan, këtë letër e fus poshte derës së repartit, me idenë se kur të vijë në mëngjes Pëllumbi, do ta gjente dhe do plaste gallata… Por ç’e do, Pëllumbi atë ditë në mëngjes herët ishte nis me shërbim urgjent për në malin e Tomorrit, ku ishte lajmëruar një defekt antene….

Letrën e kishte gjetur një sekretare e cila ishte alarmuar sa e kishte lexuar. E kishte çuar letrën tek shefi i madh i 92-shit…Ai pa e lexuar mire, kishte njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministria kishte dhënë kushtrim Brigadës së Ndërlidhjes. Për pak minuta e gjithë teknika lëvizëse e brigadës kishte dalë nga tunelet e shumta në fushën e repartit. Dhjetra zila dhe karpate me armatim, kishin dalë nga tunelet për tu kontrolluar nëse mungonte një vidë në to, jo më armatimi. Të gjithë ushtarët, nënoficerët, oficerët e të gjitha rrangjeve nxitonin të nxirrni armët nga depot për ti kontrolluar, nëse mungonte ndonjë.

Magazinjerët e “pikave të hapjeve” siç quheshin, kontrollonin imtësisht armët e rezervistëve, ndërsa unë në çentral transmetoja urdhëra pa fund për ecurinë e këtij procesi, pa e ditur se gjithë kjo gurgule vinte vinte pikërisht nga aty dy rrjeshta, që kisha shkruar….

Aty nga pasditeja duket se situate u qetësua. “Ujin e bekuar” e kishte hedhur shefi i sigurimit të brigadës, një dibran i mençur i quajtur Shpëtim Bajrami…Ai kishte marrë letrën dhe e kishte parë….. Nuk i kishte besuar syve se si ata injorantë kishin vlerësuar këtë letër, pa firmë, pa vulë, dhe mbi të gjitha, në zarf që kishte vulën e ushtarit, që e mbante kushdo në dorë… Brigada, Ministria e Mbrojtjes ishin zënë gafil, ishin alarmuar nga një shaka e një ushtari…

Po ushtari cili ishte?

Në pasdite kur po shëtisnim lirshëm në ambientet e jashtme të repartit, rastësisht shkëmbehem me shefin e sigurimit, Shpëtim Bajrami. Teksa po bisedonim natyrshëm, pasi qëndrimi pasditen i oficerëve ishte kthyer në rutinë nga ngjarjet e fundit, ashtu siç ishte i lodhur, por edhe i zbehtë, më thotë se kishte gjithë ditën pa pirë as edhe ujë,…nga një letër të cilën ma tregon…

Unë gati me të qeshur, krejt i shpenguar, them se këto rrjeshta i kam shkruajtur unë….

Ai i habitur nuk më zë besë. Nuk më besohet ta kesh bërë ti më thotë. Ore, i them e kam bërë unë. E bëra shaka për Pëllumb Taren, se kështu ma bëri me Ylli Gjinecin…..

Ai edhe qeshte, por ishte edhe në tension. Ishte alarmuar Ministria, Brigada, e gjithe ushtria…..

Të nesërmen në ora 8 të gjithë në mbledhje. Komisari i brigadës një shkodran i mirë, Bajram Llukaçi, komandani i brigadës Perikli Gjoka, Shefi i Shtabit Bashkim Feta, komandati i batalionit Agron Hoxha, komisari i batalionit Vangjush Mele, shefi i shtabit të batalionit…nuk ja mbaj mend emrin…komandanti im Lirim Liçaj, shefi i sekretarisë së brigadës Vangjel Stefani, si edhe unë “mëkatari” por dhe Zana, që më kishte lejuar me përdor makinën në një sekretari që nuk lejohej të hynin oficerët, jo më ushtarët. Aty ruhej edhe flamuri i brigadës….

I pari e merr fjalën komandani i madh Perikli Gjoka, i cili me seriozitet të lartë tregon qëllimin e kësaj mbledhje, ku citon situatën e rëndë që po kalonte vendi, etj, etj..….tavani sikur rrotullohej, sipas presionit që ishte bërë nga Ministria….

I dyti e marr fjalën une…për të sqaruar ngjarjen dhe qëllimin e lojës….Disa nuk e mbanin dot të qeshurën kur tregoja unë….por prap bëheshin seriozë nga frika e komandantit të madh…Diskutime pa fund, dhe më në fund vjen dënimi…..

Unë dhe Zana u caktuam të linim brigadën e ndërlidhjes në Tiranë dhe të degdiseshim ne Bërzhitë, rrugës së Elbasanit në një repart të ndërlidhjes, shumë larg Tiranës….

Rreth një muaj nuk u kujtua kush për ne…rrinim kot në Brigadë në Tiranë. Unë i përjashtuar nga çentrali dhe Zana e përjashtuar nga Sekretaria. Vetëm Agim Murati, ish futbollist i mirnjohur i Partizanit më fliste me shaka, duke më thënë: O malok që na shkatërrove brigadën….ndërsa me Pëllumbin qeshim fshehurazi kur kishim kohë, se ai ishte i zënë me pëgatitjet për krjimin e PD-së në zonë e më tej.

Për Zanën më vinte keq pasi ishte grua e moshuar dhe për atë, rroga ishte e rëndësishme….Unë tek e fundit edhe pak muaj me kishin mbetur në shërbim të detyrueshëm, muaj të cilat i mbarova në Bërzhitë, ku në fakt kalohej më mirë se në Brigadë, në Tiranë….

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest