Librin më të ri të autorëve Islam H. Osmani e Hysni R. Osmani e mora nga njëri prej autorëve, në Prishtinë, në funddhjetorin e vitit që lamë pas. Në këtë monografi përcillet historia e një familje të rëndësishme të Hajkobillës e cila përcjell krenarinë e saj shumë shekullore për brezat që vijnë. Historia e tyre është historia e vendlindjes, histori e atdheut, është dokumentari historik i ciklit jetësor të një kombi me të gjitha peripecitë që e kanë shoqëruar.
Të tilla familje kanë ndikuar në ngritjen e vetëdijes sonë kombētare, pasi e tillë ishte familja Osmani, e cila vjen nga fshati Tërstenë që i përkiste rajonit të Sanxhakut të Nishit, përkatësisht të Kazasës së Vranjes.
Sicc dihet në vitet 1877-1878 filluan luftërat ruso-turke, pas të cilës Rusisë ju bashkuan Serbia dhe Mali i Zi. Turqia pësoi humbje të mëdha. Teritoret të cilat i humbi Turqia në Kongresin e Berlinit (1878), ju bashkangjiten Serbisë. Pas kësaj Serbia filloi dëbimin më dhunë të shqiptarëve. Sipas autorëve, familja Osmani së bashku me 78 mijë familje shqiptare me afro 350 mijë banorë shqiptarë u dëbuan me dhunë të paparë çnjerzore nga vendet e tyre shekullore. Ata u masakruan, u vranë duke mos u lënë asgjë dhe asnjë mundësi për mbijetesë ne vendet e tyre. Ata u dëbuan sa më në jug të Gadishullit Ilirik, në Kosovën e sotme. Më vonë një numër i tyre u detyruan të emigrojnë në Turqi e vende tet tjera. Në këto kushte një pjesë e familjes Osmani e mbetur në vendlindje, u shpërngul më vonë dhe u vendos në pronat e tërstenasve në Kosovë, pikërisht në afërsi te kufirit, afër vendlindjes së tyre në Tërstenë.
Në fillim u vendosën në fshatin Poliçkë, pastaj në Zhujë e më vonë u shpërndanë në Gërbac, Hajkobillë (Gjelbrishtë), Lisockë, Gjilan, Prishtinë, Shkup, Tiranë e sëfundi në Gjermani, Francë, Austri, Zvicër e gjetiu. Kjo monografi përbehet nga fjala hyrëse disa kapituj dhe albumi i fotografive te familjarëve të familjes Osmani nga Tërstena e Vranjës.
Disa fjalë mbi origjinën e herëshme të familjes Osmani dhe detaje për shumë prej familjeve të këtij fisi.
Në fillim kryesisht në faqe 15-23 autoret flasin për origjinën e këtij fisi, për të cilin konfirmojnë se i përkisnin fisit Elezi, të ardhur nga krahina e Matit të Shqipërisë së Veriut, që në fakt referuar burimeve të besueshme i përkasin bajrakut të Rrazës, pjesë e bajraqeve të njohura të Mirditës, anipse kjo zonë ku dhe sot janë Elezët, është në juridiksionin e Matit mirditas.
(Rraza (10 katunde): Bushkash, Kokërdhok, Madhesh, Stojan, Lundre, Baz, Fushë Baz, Rreth Baz, Karicë, Ferrë Karicë ose (Drita-emertuar ne komunizem), German, Midhe, Komsi e Kodërqerre dhe Ulza.. shënimi im)
Kjo lëvizje autorët thonë se u bë në shekullin XV-të, rreth 500 vjet më parë, në kohën e mesjetës, në kohën e dyndjeve të fiseve për një jetë më të mirë. Në vijim autorët paraqesin të dhën mbi pasurinë e tyre, dëbimin e parë dhe të dytë,vendosjen në pronën e vakufnore të xhamisë, në fshatin Zhujë, shpërndarjen në Hajkobillë dhe Gërbac dhe shpërnguljen nga Zhuja në Lisockë, Gjilan e me vonë në Prishtinë, Shkup e Tiranë.
Më tej në faqet 24-25, paraqesin familjen e Osman Mehmet Tërstena. Kjo familje është gjenerata e pestë nga familja Elezi i cili ishte i pari i familjes që kishte ardhë në fshatin Tërstenë nga Krahina e Matit dhe ishte imam ne xhaminë e fshatit Tërstenë. Në faqet 26-27, paraqesin familjen e Islam Osman Tërstena i cili ishte fëmija i dytē i lindur ne Tërstenë, i mulla Osmanit. Në faqe 28-34, paraqesin familjen e Hysen Islam Osmanit (Mulla Hyseni) nga fshati Zhujë, femijët dhe shkollimin e tyre. Faqe 35-41, paraqesin familjene Rexhep Hysen Osmani nga fshati Lisockë të Kamenicës, flasin per fëmijët e Rexhepit, shkollimin dhe punen e tyre. Ma tutje parqesin familjen e Hasan Hysen Osmani faqe 42-46, fëmijet shkollimin dhe vendet e punës se tyre.
Në faqet 47-52,bëhet fjalë per familjen e Avdil Hysen Osmanit nga Lisocka ku pos tjerash autorët flasin per femijet, shkollimin, martesat dhe veprimtarinë e tyre. Faqe 53-557, shkruajnë për familjen e Sali Hysen Osmani nga i njejti fshat. Faqe 58-64, autoret ne fjalë flasin pēr familjen e Islam Hysen Osmaninga Gjilani i cili është edhe bashkëautorë i kësaj monografie. Në vazhdim faqe 65-66, paraqesin familjen e Bajram Islam Osmani nga Zhuja. Familjen e Ramiz Bajram Osmani nga Lisocka, në faqe 67-74.
Familjen e Hajriz Bajram Osmani e paraqesin faqe 75-76. Faqe 77-78 flasin për familjen e Xhemajl Islam Osmani nga Zhuja. Familja e Sherif Xhemajl Osmani paraqitet faqe 79-91,në vazhdim faqe 92-98, autoret paraqesin familjen e Halim Xhemajl Osmani. Faqe 99-102, flitet per familjen e Xhemajl Xhemajl Osmani nga Lisocka e Kamenicës, ma tutje faqe 103- paraqesin Mustafë Islam Osmani, nga Lisocka, faqe 104-106, flasin per familjen e Ramadan Islam Osmani nga i njejti fshat. Faqe 107-125 parqesin familjen e Jakup Osman Tërstena nga Tërstena, fëmijet, ardhjen e tyre në Hajkobillë, shkollimin e tyre dhe dhunën sllave ndaj familjes ne fjalë dhe fshatarëve te fshatit.
Familja e Qazim Ali Osmani nga Zhuja dhe vendosjen e tyre ne Hajkobillë janë paraqitë ne faqet 126-144. Faqe 145-152 flitet per familjen e Adem Ali Osmanit nga i njëjti fshat (Hajkobillë ), jëten e tijë si eprorë ushtarak i cili kujdesej per rekrutet shqiptarë etj. Me tutje faqe153-156 autoret paraqesin familjen e Jakup Ali Osmanit nga Hajkobilla. Faqe156-165 flitet per familjen e Ramadan Ali Osmanit babain e bashkëautorit, Hysni R. Osmani nga fahati Hajkobillë. Faqe 166-171 paraqesin familjen e Shefki Ali Osmanit nga Hajkobilla, dhunën e forcave sllave ndaj Shefkiut etj. Faqe 162 flasin per Hatem Ali Osmanin nga Hajkobilla, për vuajtjet dhe dhunën ndaj tij gjatë sherbimit ushtarak në vitet 1948 në ish-Jugosllavi. Familja e Namin Ali Osmanit nga Hajkobilla faqe 173-177, faqe178-182 paraqesin familjen Ismon Ali Osmanit nga Hajkobilla. Faqe 183 flasin për familjen e Selime Ali Osmani – Hajrullahu, dhunën e forcave sllave ndaj kësaj familje. Me tutje faqe 185-199, paraqesin familjen e Smajl Jakup Oamani,Rexhep Smajl Osmani nga Hajkobilla.
Faqe 200-207 flitet per familjen e Ismail Veli Osmani nga Hajkobilla.Faqe 208-211 paraqesin familjen e Musli Smajl Osmanit, Kadri Smajl Osmanit.Faqe 212-213 flasin per aktivistin e pa lodhur Nazmi Osmani. Në vazhdim faqe 214 -216 flasin per familjen Osmanit dhe e Dudijes nga fshati Gërbacê të Komunës së Medvegjës. Faqe 217-223, paraqesin familjen e Rexhep Namon Osmani nga i njëjti fshat (Gërbacë).Pasardhësit e Idriz Rrahim Ismanit nga Gërbaci familja e Zeqir Idriz Osmani paraqiten ne faqet 224-226, faqe 227 flitet per familjen e Sulejman Osmani-Tërstena nga fshati Tërstenë i Nahijės se Vrajës, pastaj faqe 231-255 paraqiten fotot e familjeve dhe disa shtepi të kohës dhe fshatrave, biografia e shfrytëzuar, biografia e autorëve dhe përmbajtja e monografisë.
Në përfundim shtojmë se Monografia e autorëve Islam Osmani dhe Hysni Osmani është punuar me përkushtim dhe që çdo lexues ka mundësi të njihet me të dhënat e rëndësishme për këtë familje dhe rethanat e kohês. Kjo monografi është një mundësi e mirë për ti informuar gjeneratat e reja, që ta mësojnë se si shumë familje shqiptare, dhe familja Osmani u përzuen me dhunë nga tokat e tyre shekullore për tu vendosur fshatrave Poliçkë, Zhujë, Hajkobillë dhe nëpër shumë vënde të tjera që cituam më lart.
Pergatiti: Prof. Mr.Sc Murat AJVAZI

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”