Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Opinion nga Albana Suli: Arsimi gjithëpërfshirës në syrin e një mësuesjeje.

Gjergj Fishta: “Të gjithë lindin të barabartë prej natyrës, edukata i bën të ndryshëm”.

Nga Pirusti News
1 064 Shikime

Gjergj Fishta: “Të gjithë lindin të barabartë prej natyrës, edukata i bën të ndryshëm”.

… secili prej nxënësve është i barabartë, unik dhe i veçantë! Secili lind me një talent. I bekuar ai që e ushqen këtë talent. Dikush ka aftësi të këndojë, dikush të pikturojë, dikush tjetër të flasë shumë mirë në publik, dikush matematikë, tjetri kiminë etj…dhe këto aftësi na bëjnë me të vërtetë të veçantë për dikë, të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe gjithashtu të jemi të rëndësishëm si dhe të dobishëm për shoqërinë.

Në misionin tonë si edukatorë po jetojmë në kohëra ndryshimesh të shpejta (kështu ka thënë dhe çdo brez para nesh) dhe shpesh e gjejmë veten të përfshirë në këto risi, të papërgatitur në/për ndryshimet gjithëpërfshirëse.

 Integrimi personave me aftësi të kufizuara në shoqëri botëre filloi në vitet 60 dhe po studiohet fort, pasi është e domosdoshme për gjthëpërfshirjen e tyre në shoqëri. Po ta shohim historikun e legjislacionin për fëmijët me paaftësi intelektuale, ai ka ardhur duke u përmirësuar (dhe shumë mirë kanë bërë, duhet të përmirësojmë dhe shumë hallka të tjera që këto të mirëfunksionojnë), duke theksuar përgjegjësitë e çdo institucioni apo hallke të sistemit arsimor.

Ligji Nr. 69/2012 i ndryshuar, Për Arsimin Parauniversitar në Nenin 5, “E Drejta për Arsimim”, shënon një hap të rëndësishëm për sa i përket të drejtës së fëmijëve me aftësi të kufizuara për qasje, pjesëmarrje të plotë dhe arsim cilësor në arsimin e detyruar dhe atë parashkollor

Nxënësit me aftësi të veçantë janë njësoj si të gjithë nxënësit e tjerë. Prandaj ne duhet t’i mbështesim shumë, t’i respektojmë dhe t’u dhurojmë dashuri pakufi në çdo vend dhe kontekst që mund të përballemi me to. Gjatë punës ne hartojmë strategji dhe teknika nëpërmjet planit PEI, i cili krijon mundësi për të planifikuar, fuqizuar procesin e nxënies dhe e mësimdhënies si dhe bën të mundur adresimin e nevojave të veçanta arsimore për fëmijët me aftësi të veçanta i cili i jep mundësi nxënësit të progesojë në një nivel që përputhen me aftësitë e tij. Në fillim ishte shumë e vështirë të afroheshe me nxënësit me aftësi të veçanta, ta kuptoje dhe të bëheshe pjesë e botë së tij/saj.

Ndoshta kjo vjen sepse fëmijët në përgjithësi dhe në vecanti ato me aftësi të veçantë lejojnë pranë vetes vetëm njerëzit e afërm që u falin dashuri dhe arrijnë t’i kuptojnë. Duke përdorur metoda dhe teknika të ndryshme mund të njohim e të futemi në brendësi të botës së tyre të superojmë çdo ditë me to vështirësitë e tyre. Secili në mënyrën e tij na dhuron dashuri, është burim jete. Më kujtohet një thënie “Fëmijët shterojnë jo pse janë të paaftë, por sepse të rriturit nuk ju kanë siguruar kushtet e duhura për të arritur sukses”.

E për të arritur këtë të fundit, suksesin me këta fëmijë, nxënës, duhet durim, strategji, këmbëngulje, dëshirë dhe durim (durimi është pika më e fortë e prindërve, edukatorëve, mësuesve mbështetës, kujdestar, lëndor, etj)

Ne kemi vështirësi në përdorimin e strategjive në aftësimin e tyre për jetën. Janë hartuar strategjitë kryesore: plani PEI ku në fokus janë fushat kryesore si: fizike/motorike, gjuhësore dhe komunikimin, e marrëdhënies, emocioneve dhe sjellja, pavarësia personale, përparimi shkollor/ profesional, mirëqenia dhe shëndeti, por duhet të hartojmë një plan më detajuar me fokus më shumë përditshmërinë (mirëmbajtjen personale), talentin që mund të kenë, sesa anën mësimore (mos qofsha e gabuar në mendimet e vëzhgimet e mia)

Këto në bazë të PEI mund të arrihen përmes modelimi, nxitja, përforcimi, korrigjimi, formësimi dhe zbehja. Këto strategji, metoda a quajini si të doni, janë vetëm një rrëke në det, pasi plani për aftësimin për jetën është shumë, po shumë më shumë se kaq, që zgjat ndoshta gjithë jetën e partner gjeneral të këtyre fëmijëve janë prindërit, por gjeneral që duhet të trajnohen e trajtohen me psikolog, mjek, logopedist,mësues pse jo, pasi prindërit janë partnerët kryesorë në edukimin e fëmijëve, kjo arrihet me bashkëpunim ku përfitojnë të dy palët dhe më shumë, shoqëria.

Ata kanë të drejtë për t’u përfshirë në vendime të rëndësishme që prekin fëmijët e tyre, të kërkojnë mbështetje, udhëzime dhe ndihmë në menaxhimin e sjelljes sfiduese të fëmijëve të tyre.

 Gjithëpërfshirja e fëmijëve, përfshirja e bashkëpunimi me prindërit është sfida e radhës në arsimin shqiptar dhe jo vetëm.

Të njohësh, të pranosh ndryshimin, do të thotë të mësosh. Vetë ne, shkolla mund dhe duhet të përdor, si strategji e praktika gjithëpërfshirëse, motivuese, inspiruese, që mirëpresin, përfshijnë, sensibilizojnë, përshtasin dhe punojnë me to.

‘’Gëzimi vjen në jetën tonë, kur ka diçka për të bërë, ka dikë për të dashur, ka diçka për të shpresuar’’ (Viktor Frankly psikolog) dhe ne i kemi të gjitha këto.

Marrë nga:  www.miremengjes.net

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest