Nga Keisona DEDAJ, Klasa 11B, Gjimnazi Rrëshen
Shpallja e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur është një ditë e shënuar për kombin tonë. Një ditë e cila mbush me frymëzim të pamatë, jo vetëm ata që e shijuan “live” këtë ditë të bekuar dardane, por edhe brezat që kanë ardhur më vonë në të dy anët e kombit të përbashkët.
Pikërisht teksa po afron kjo ditë lapidare, edhe nxënësit e Gjimnazit Rrëshen, kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë aktivitete të ndryshme, ndër to edhe një konkurs për ese-në më të arrirë kushtuar ditës së pavarësisë së Dardanisë.
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar ka publikuar Esenë fituese me temë “Dita e Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës”. Ajo është shkruar nga nxënësja Keisona Dedaj, Klasa 11B, Gjimnazi Rrëshen. (Shënimi im, A. Ndoja) Le ta ndjekim:
Ese: Dita e Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës
-Nga Keisona DEDAJ-
Pikërisht data “17 shkurt viti 2008”. Më në fund një fije shprese, më në fund një rreze drite e cila më beso na ngrohu shpirtin. Më në fund buzëqeshje tek fytyrat e rrudhosura para kohe, tek burrat e lodhur nga gjithë kjo katandi e tek një fëmijë i lumtur teksa dëgjon fjalën liri.
Pashë një nënë që sapo mori vesh lajmin ndaloi së punuari në vresht dhe ktheu kokën nga e mistershmja natyrë dhe e ndjeu veten si kurrë me parë. Mori frymë aq thellë dhe çuditërisht për një moment ju duk sikur i’u ringjall shpirti, u përhumb nga gëzmi tepërt dhe ndjeu sikur ju ringjallën djemtë e saj. Sytë e saj të lodhur filluan të pastroheshin, por më kot. I dukej sikur tymnaja që nxorri shtëpia e saj, kur i vunë flakën, nuk ishte larguar akoma.
Zemra dhe sytë e saj nuk shihnin gjë tjetër veçse një zymtësi të frikëshme. Shpirti saj ishte i gërryer si ai i Prometeut. E dërrmuar se i kishin vrarë djemtë, burrin, babain, xhaxhallarët, familjarët, i kishin djegur votrën e si kishin lënë gjë prej gjëje dhe bashkë me to i kishin djegur dhe shpresën për ta parë botën me ngjyra. Ishte e dëshpëruar se nuk kishte çfarë t’ju thoshte fëmijëve të cilëve ju digjej shpirti për të parë për herë të fundit babain e tyre. E shkatërruar plotësisht kur kujtonte se çfarë ju ndodhi motrave të saj, se si atyre ju ishin tharë lotët dhe si s’kishin më fuqi për të jetuar. Akoma ndihej e hutuar kur mendonte se si arriti të mbijetonte. E ti nënë, e përvuajtur, e ndershme, e dashur, e pastër, je një heroinë e papërkulur, e tillë je Kosova jonë. Kjo nënë e virtytëshme je ti. Kjo bimë që pavarësisht se s’të lanë të nxirrje lule arrite të triumfoje dhe kurrë të mos harroje atë që zemra jote kaloi.
Mbijetove dhe më në fund arrite tek 17 shkurti. Arrite në një pikëmbërritje për të cilën derdhi mund dhe djersë çdo gjak shqiptari. Arrite pikërisht atë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kërkoi me çdo kusht. Ti ditë e çmueshme dhe e paharrueshme i dhe Kosovës sonë një ton të ri për të cilin ende jemi të lumtur.
Jemi të lumtur pasi teksa dëgjojmë të flitet mbi Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën e plot trima të tjerë, brenda nesh seç buron dhe rrjedh një ndjenjë më e furishme atdhedashurie. Ndihemi krenarë që jemi pjesë e tyre . Nuk kam se si të mos ndihem krenare kur dëgjoj se si populli ynë këmbënguli me çdo kusht për të mos humbur autonomimë dhe rrënjët veta, nuk kam se si të mos ndihem e atillë kur dëgjoj se si një familje e tërë është e gatshme të japë jetën për të mbrojtur gjakun e shqiptarëve. Këtë ditë kaq të rëndësishme për ne nuk do donim ta fshinim kurrë nga thesaret tona sepse trriumfi dhe lumturia që së bashku përjetuam ishin aq të mëdha saqë s’gjej dot fjalë për ti shpjeguar.
Një copëz e çmuar, një bukuri e paskajshme, një vend që toka e së cilit duhet sikur avullon një ajër që të mban peng dhe që të ngroh çdo ind të trupit tënd. Një tokë së cilës nuk do ja dimë vlerën vetëm në 17 shkurt , por gjithë jetën. Një tokë e cila tashmë falë kësaj date u bë pasuria jonë e përbashkët, thesari dhe dhurata më e vlefshme. Më në fund e shtrenjta Kosovë “të shpallim shtet të lirë dhe sovran” !

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

