Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dr. Nusha Zhuba, Iliria në shekullin e katërt pas Krishtit me të gjitha provincat e saj.

Referenca te plota mbi fakte te konfirmuara.

Nga Pirusti News
893 Shikime

Dr. Nusha Zhuba, Romë.
Ja si përshkruhej Iliria në shekullin e katërt pas Krishtit me të gjitha provincat e saja. Ky material është me vlerë sepse na tregon gjëndjen fizike të Ilirisë të asaj kohe. Materiali është marrë nga një libër i viteve 1800 (kam të gjitha referencat). Lexoni e gjykoni si na coptoi kisha e Orientit…

Illiria në shekullin e katërt pas Krishtit.

Perandoria nën drejtimin e Kostandinit e deri tek Arkadio dhe Onorio kishin ndarë Illirinë në tre dioçeza: Maqedonia , Dakia dhe vetë Iliria.Dioçeza e Ilirisë nuk kishte pushtet mbi dy të parat sepse ishte nën Pretoktoratin e Italisë por kishte nën vete : Panominë e parë, Panominë e dytë, Savinë, Dalmacinë, Norikun mesdhetar, dhe Norikun e brendshëm.
Njohjen e Ilirisë në gjithë këtë shtrirje e kemi nëpërmjet dokumentave Eklaziastike sepse pa këto dokumente nuk do të ishte e vështirë të kuptonim lidhjen e Thesalisë , Akajës, dhe Kretës me Ilirinë, e cila na paraqitet nga Tolomeu si një kanton i vogël i tlrhequr në brigjet e Adriatikut.
Dy lajme të tjera kemi për Ilirinë dhe na e paraqesin atë të ndara në nëntëmbëdhjetë provinca, dhe meqenëse janë të lidhura në mes tyre na mjafton të paraqesim disa:
– Dalmacinë mbi det
– Panoninë e parë ku është Sirmio
– Panoninë e dytë
– Valeria
– Prevaleza
– Mesia e epërme
– Epiri i vjetër
– Epiri i ri
– Norikun e Danubit
– Norikun e mesdheut
– Savia
– Dardania
– Dakia
– Kreta
– Akaja
– Thesalia

Thamë se këto province ishin të ndara në tre Dioçeza. Iliria nën Prefektin e Italisë, Maqedonia dhe Dakia. Këta Dioçeza siç thamë ishin të ndara nga Perëndimi që nga koha e Arkadios dhe Onorios. Atëherë Arkadio mbajti për vete të gjithë atë që ishte nën Prefektin e Pretoriatit të Ilirisë , dy dioçezat atë të Maqedonisë dhe Dakias . Perandoria perëndimore mban vetëm dioçezën ilirike , e cila siç thamë ishte nën Pretoriatin e Italisë.
Për çështjet e kishës secila prej tredioçezave kishte nën vete një Metropolitan ose një të Parë.Ai i Ilirisë ishte Ipezhgvi i Sirmios . Në konçilin e Aquilesë të mbajtur në vitin 381 , nën kujdesin e Shenjt Ambrogjias, Metropolitan dhe Vikario i Italisë u pa pranë tijë Amenio Ipezhgv i Sirmios . Ky qytet ishte kryeqyteti i Ilirisë jo vetëm civilisht, por më shumë për çështjet e Kishës.
Në fund autoriteti metropolitan i tijë qe ndarë ndërmjet qyteteve, Lauriaco, Acride, e Salona.
Dioçeza e dytë , d.m.th Dakia përmbante vendet ndërmjet Maqedonisë dhe Danubit dhe kishte për Metropol Sardikën. Teodoreto duke folur për Konçilin e Ipezhgëve të Lindjes , të mbajtur në këtë qytet shton: Sardica është një qytet Illirik dhe është Metropol i Provincës së Dakisë.
Dioçeza e tretë mban emrin e Maqedonisë ose Iliria e lindjes dhe përmbante edhe Greqinë dhe kishte për Metropolitan Ipezhgvin e Selanikut .
Kjo ndarje në respekt të dy perandorive nuk kishte ndryshuar qeverinë Eklazistike , dhe Papët kishin ruajtur jurikdiksionin veçanërisht mbi Ilirinë duke ja besuar Arqipezhgvit të Selanikut i cili ushtronte pushtetin e tijë deri në More. Teodosio i Riu do që t’i japë fund kësaj të drejte me një kushtetutë kundër Papës në Iliri, me rastin e Perogjenos së Korintit i rrëzuar nga Selia e Patrasit nga Ipezhgvi i Korintit . Të njëjtët Korintë bënë ankesë në Romë pak kohë më vonë për të pasur aprovimin e një Ipezhgvi që kishin zgjedhur për të zëvendësuar këtë Seli. Me pretektin e kanuneve të vjetra Ipezhgvitë tentuan të kalonin të drejtat e Romës në Kostandinopol, ashtu sikurse Primati i kishës duhej të bënte të njëjtat ndryshime sikurse dhe perandoria. Ipezhgvi Bonifacio ruajti t’parllëkun e Selisë së tijë dhe ruajti Russo të Selanikut duke ushtruar një autoritet të kësaj kishe që kishte shijuar nën Papët: Damasi , Siriku e Inocenci.
Të njëjtën bëri dhe Papa Sifto i dhuroj Anastasit së Selanikut të njëjtin autoritet që i kishin dhënë Impezhgëve të mëparshëm!
Më në fund Grekët i hoqën Papës së Romës Juridiksionin e asaj pjese të ilirisë; dhe kjo ishte e keqja e e shizmës. Në letrën e Papa Nikollës drejtuar Perandorit Mikel rreth depozitimit të Injacit të bërë në Koncilin e Kostandinapolit kërkom ndër të tjera rimarrjen e Juridiksionit nga Selia e Shenjtë në personin e Ipezhgvit të Selanikut si Vikar në Epir Iliri , Maqedoni , në Selanik , Akaja, Daki, Mesi , Dardani e Prevezë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest