Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Një Vakt të ngrohtë për atë që nuk e ka”. Ipeshëkëvi Gjergj Meta bekon mensën për fëmijët në nevojë.

Nga Pirusti News
5 717 Shikime
SHPERNDAJE

Prej ditës së sotme, afërsisht 40 fëmijë me probleme sociale të qytetit të Rrëshenit dhe të zonave përrreth, do të trajtohen çdo ditë të javës me nga një drekë falas. Një nismë e tillë mjaft e rëndësishme në planin social, është bërë e mundur nga një bashkëpunim i ngushtë Caritas-it Dioqezan dhe “Bijave të Dashurisë së Krishterë” me moton “Një Vakt të ngrohtë për atë që nuk e ka”.

Pikërisht sot në 1 dhjetor, në ambientet e  “Bijave të Dashurisë së Krishterë” me qendër në qytetin e Rrëshenit është bërë bekimi i ambienteve të mensës Dioqezane Ipeshkvëvi mons. Gjergj Meta ja ka besuar lutjen e parë njërit prej fëmijëve, që çdo ditë këtë e frekuenton këtë ambient.

Në fjalën e Tij, Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta tha se mensa e të varfërve këtu në dioqezën e Rrëshenit, është një pasuri për ne, një pasuri për personat në nevojë. Ne e dimë se është e pa mjaftueshme, ne e dimë që është shumë  pak. Do kishte nevojë për më shumë, për gjërat e mëdha fillojnë nga ato më të vogla.

 Falenderoj edhe bashkinë e Mirditës që është e pranishme me disa persona. Ky bashkëpunim që ka filluar me bashkinë e Mirditës, bashkëpunim që ka qenë edhe më përpara do të vazhdojë dhe do të forcohet gjithnjë e më shumë, pasi anjëri nga ne nuk mundet me bërë shumë, por bashkë mundemi me bërë shumë.

Duke përfunduar Ipershëkëvi Meta falenderoi edhe Motrat Vinçensiane për për gatishmërinë e tyre për me hap vendin, me hap shtëpinë, për kujdesin që kanë treguar dhe po tregojnë që kjo nisme të funksionojë sa më mirë. Falenderoj Caritasin Dioqezan për bashkëpunim me mensën e të varfërve. Duke ofruar edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e Tij, Imzot Gjergj Meta ka falenderuar edhe gratë mbështetëse të kësaj nisme.

Më tej, pas një rituali faleje para buke, është shtruar dreka për të varfërit, një drekë e munguar dhe mjaft e bollshme për këtë kategori sociale. Në bisedë me Ipeshkëvin Gjergj Meta, mësojmë se dreka do të të jetë e përditshme dhe pa afat. Por Ai ka bërë apel bisneseve dhe fonadacioneve të ndryshme, për të dhënë kontributin e tyre sado modest, që këto fëmijë të jenë të garantuar me një vakt ushqim të bollshëm

Mensa është hapur në ambientet e qendrës së “Motrave Vinçensiane”, qendër e cila prej vitesh punon plot përkushtim në ndihmë të varfërve dhe sidomos të sëmurëve me vështirësi të mëdha në përkujdesje.

A. Ndoja

Rreshen 01.12.2017

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest