I dënuar në komunizëm, i përndjekur në demokraci. Pse u pengua ndihma bujare prej 50 mijë eurosh e patriotit atdhetar, Bardh Nëngurra
Për Homerin shqiptar “Atë Gjergj Fishta” që çdo vend ballkanik, europian e më gjerë do të donte ta kishte në “pronësi” të tij, të gjithë kemi dëgjuar, i kemi lexuar vjershat, i kemi kënduar këngët etj, etj, por kemi mësuar mbi aktivitetin e Tij patriotik dhe atdhetar, aq sa rast pas rasti të fusin në meditime të thella. Lidhja ime me Fishtën është si e çdo shqiptari të cilit i ka bërë nder prania e Tij në hapësirën mbarëkombëtare, por disa vite më parë teksa punonim për ti kushtuar një këngë piedestalit të munguar për shumë dekada në komunizëm, Zef Ndoc Ndrecës së Spaçit, një pasardhës i tij na ndihmoi shumë, teksa mbante përmendësh shumë prej vragjeve të një kënge të hershme kushtuar kësaj figure të Spaçit dhe Mirditës. Që fëmijë i kishte mësuar përmendësh këto vargje që datonin rreth viteve 30-të, atëherë ku mbreti Ahmet Zogu i mori jetën me pagesë përmes dy vrasësve të paguar, nga një fshat aty rrotull.
Shënoji mirë këto vargje, më tha i afërmi i tij teksa mi referonte duke i bërë thirrje kujtesës së largët, pasi këto vargje i ka thurur i madhi Atë Gjergj Fishta, vargje të cilat kanë qenë kënduar deri në vitin 1945, kur hyri komunizmi dhe dy bijtë e tij u arratisën për t’i shpëtuar komunizmit. Natyrisht mbeta i habitur, por vargje të tilla si: “Me m’i fal qiellin dhe detin, nuk e ndërroj vllaun me mbretin” ta mbushin mëndjen se vetëm një pendë e përmasave të Fishtës, mund të ndriçonte figura të rëndësishme të Mirditës dhe krej kombit, si askush tjetër.
E në këtë vorbull mendimesh në kokë sapo kisha marrë vargjet “bruto” nga kujtesa e ceduar nga mosha dhe vitet, ndaloj në Lezhë për tu konsultuar dhe për t’i përshtatur, me poetin e mirnjohur Viktor Gjikolaj për një këngë që tashmë është e njohur dhe e mirpritur. Pikërisht në qendër të qytetit takoj Fishtën e “ridënuar” I dënuar nga komunistët kur edhe eshtrat ja patën frikë dhe ja hodhën në Bunë, por i ridënuar me apo pa dashje, nga injoranca artistike e nuk e di se kujt dore.
Atë Gjergj Fishta është i ridënuar në mes të Lezhës teksa natë ditë është i detyruar të qëndrojë me vështrimin drejt një nudoje të shëmtuar përbri Tij. Ati i madh Gjergj Fishta krah për krah me një nudo të shëmtuar, me një njeri në formë kafshe, i zhveshur totalisht, dhe pa asnjë përformancë artistike. Një nudo e shëmtuar në mes të sheshit qëndror, jo në lulishte apo vende të mbyllura, ku fëmijët shkojnë nën kujdesin e prindërve dhe jo nën moshën 15 vjeç. Ja pra se sa shumë e kanë respektuar Fishtën ata që çdo ditë ja mbajnë emrin në gojë, nuk e lënë rast pa e përmendur me arsye apo pa arsye. Jam i bindur se komunistët e zinj, ata që eshtrat ja hodhën në Bunë do të jenë shumë xhelozë me ata që Fishtën e rrjeshtojnë me një nudo të shëmtuar, jo më shumë se 2-3 metra larg shtatores së tij.
Por ajo çfar është më e rëndë madje e shmë lakuar lidhet me faktin se kulla ku lindi Homeri i shqiptarëve është në gjëndje të rëndë, në gjëndje të mjeruar. U sulmuan qeveritë dhe ministrat e rradhës. Aldo Bumçi premtoi në mes të Fishtës, se me të marrë votat dhe drejtimin e qeverisjes kulla e Fishtës do të restaurohej. Kaluan dy mandate por nuk u bë asgjë. Është në mandatin e dytë qeverisja e tashme, ndërsa shumë e anatemuar Ministrja e Kulturës për mos vëmendje ndaj kullës si monument kulture. Por ka edhe donatorë e dashamirës që janë ofruar, pasi tek e fundit një kullë është dhe jo ndonjë kala. Një ditë të ftohtë tre vite më parë shkova pikërisht para kullës dhe në bisedë e sipër mësova jo pak gjera nga vendasit. Një heshtje dhe aspak entusiazëm për ta ndërtuar nga disa banorë aty afër. Kur i pyesja më ngrinin supet duke me thënë se nuk është mirë të pyesësh shumë.
Por edhe se shteti ende nuk ka gjetur mundësitë e tij për të vepruar, një bisnesmen atdhetar, një mik i madh i Fishtës dhe dashamirës i veprës së Tij, prej kohësh ka shprehur dëshirën që kullën ta kthejë në identitet. Një vend elitar ku shqipëtarë dhe të huaj të ndjehen komodë teksa vizitojnë atë vend ku ka lindur, është rritur dhe formuar një fenomen ti tillë, siç është Atë Gjergj Fishta.
Ai është Bardh Nëngurra prej Istogu, me banim në Norvegji. Bardh Nëngurra është atdhetar i njohur, i gjallë dhe dëshmon të vërtetën, pasi ajo është e dokumentuar. Në vitin 2014 ai sëbashku me miq të tij ka mbledhur dhe vënë në dispozicion 50 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme që kjo kullë të nderonte Fishtën, Lezhen, Domgjonin e krejt kombin. Ky patriot dhe atdhetar i përmasave kombëtare edhe pse në moshë disi jo shumë të përshtashme, merr rugën nga Norvegjia për në Tiranë për të siguaruar lejën e shtetit shqiptar. Ministria e Kulturës përmes zv/ministrit Zef Çuni konfirmon të gjtha lejet e duhura për një ndërhyrje të tillë, madje cakton përfaqësuesin e saj, historianin dhe studiusin e mirnjohur Paulin Zefi për të vijuar me procedurat. Teksa kanë nisuar punimet paraprake për rehabilitimin e kullës muze, çdo gjë u pezullua. Është viti 2017 dhe dhe në kullë nuk ka asnjë punim. Financuesi Bardh Nëngurra u kthye në vendin e tij me shumë falenderime, por me brengën e madhe të një nisme të dështuar. Të paktën deri tani. Atëherë çfar pengoi për ecurinë e punimeve. Pse situata u fut në rreth vicioz dhe pa rrugëdalje. Pse kulla e Fishtës është në atë gjendje. Ka ardhur koha që kjo situatë të marrë fund.
Lezhë 17.12.2017

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

