Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kejvi Lalaj që frymon në rrugicat ku u rrit, por që fati e bashkoi me engjujt pa u bërë 12 vjeç

Nga Pirusti News
9 509 Shikime
SHPERNDAJE

Dikush mund të thotë se ndarjet nga jeta sidomos në stinën e nxehtë të verës, sado të dhimbshme, janë një rutinë që ndodh çdo vit. Por ka vdekje e vdekje, që sejcila ka veçanësinë e vet. Ndoshta më e rënda, më e papritura ishte kalimi në amshim i një fëmije në Babrru, në Tiranë, që në muajin tetor që do vije, do i mbushte 12 vjeç.

Kejvi quhej ai djalë, që në më pak se 12 vite nga lindja e tij çante papushim në rrugët e jetës, a’thua se e dinte se zemra e tij, pa asnjë shkak të qenësishëm do të pushonte atë mesditë të nxehtë dhe të zezë, të datës 19 korrik.

Natyrisht në konceptin tim, por edhe bazuar mbi fakte dhe histori, shumëkujt i është dashur 60-70 vite apo më shumë, për të mbetur në kujtesë e histori. Por ka pasur mosha shumë më të reja që në harkun ne 20 apo 30 viteve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive, ndërsa Kejvi siç e citova më lart, nuk i kaloi 12 vite. Por koha dhe faktet treguan se ai la pas emrin e tij, frymën dhe mirësinë, anipse dhimbja çau gurë e bedenana në zemrat e qindra apo mijëra njerëzve, në Kamzë, Tiranë, Mamurras, Mirditë, Korçë, Durrës dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera

Dikush mund të thotë se ku është lidhja e atij djali me këto histori që bota i ka parë e dëgjuar prej kohësh.

Po, unë që isha dëshmitar i shumë zhvillimeve këto ditë të nxehta në atë familje që ndaj lidhje miqësore, kam parë shumë e dëgjuar, aq sa më jep shkas dhe fakte për një meditim të tillë.

Kejvin edhe pse në atë moshë kaq të re e njihnin qindra vetë. Duke qenë kërkues i jashtëzakonshëm, tejet skurpuloz e ekspersiv kishte bërë shumë miq, ishte burrëruar parakohe nën krahët e Sandrit, gjyshit të tij. Në moshë kaq të re njihte dhe guidonte trailerin, karrotrecin, kamionin, shoqëronte babin e tij Yllin dhe gjyshin Aleksandër Lala si në Durrës në doganë, por edhe në Itali ku kanë bazën ekskluzive të furnizimit me pjesë këmbimi për servisin në pronësi të tyre, aty ku Kejvi zotohej se do të bëhej ingjinieri  i firmës. Të gjithë e njihnin, e ndihmonin bënin shakara “e shanin dhe i shante”. Ndaj edhe dogana e Durrësit e përbërë nga dhjetra vetë ishte pranë tij në atë ditë kur frymëmarrja do shënonte fundin. 

Nuk është rastësi se me tu mësuar ngjarrja e rëndë mijëra njërëz në këto ditë ditë kaq të nxehta u gjenden pranë Kejvit. Dhjetëra motoçikleta me djem të rinj të zonës udhëtuan nëpër disa shtete për të qenë pranë tij dhe familjes në këto ditë të vështira.

Të gjithë banorët dhe bisneset prej 3-4 km nga Kamza në drejtim të Babrroit, por edhe nga vendi i quajtur “Kafja e Rremësu bënë udhërrëfyes të mijëra njerëzve që vinin dhe vijojnë pandalur për ngushëllime nga shumë zona të ndryshme të vendit e sidomos nga Bazi i Rrnazës në Mat, ku “dinastia” e Lalajve ka gjenezën, pasi Ndue Lala, paradhës i Kejvit ka lënë histori që nga Akademia Ushtarake e Romës e deri në Mamurras ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, por edhe nga Mirdita e Gjomarkajve, se bija e tyre Dava e Preng Llesh Gjonit (Gjomarku) ishte shtylla mbështetëse e krijimit të kësaj familje me emër për urtësi e bujari ndër Mirditë, Mat e Kurbin, por edhe në Tiranë ku jetojnë prej më shumë se dy dekadash.

Ja pra pse Kejvi frymon, frymon dhe do frymojë në rrugicat e lagjes ku po rritjej, frymon dhe do frymojë në kujtesën e shokëve dhe miqve të shumtë tij, ndërsa do jetë përjetë në kujtesën e prindërve, familjes dhe të afërmeve të tjerë të kësaj dere të madhe që ka ditur dhe do dijnë ta sfidojnë vështirësi apo goditje si kjo që ndodhi.

Dy fjalë rreth ngjarjes dhe disinformimi i disa portaleve.

Kejvi siç e quante veten ingjinieri i së ardhmes, kishte marrë përsipër të realizonte remontin e një automjeti disi antik, të cilin e konsideronte të tijin dhe priste të mbushte moshën për të dalë i pavarur me të. Vetëm pak minuta më parë se ta godiste një infrakt akut, provokuar nga diabet ekstrem i fshehur dhe i çastit, nxitur nga temperatura e lartë e këtyre ditëve ka dërguar me krenari një foto se kishte lidhur vetë kasetofonin. Nuk kanë kaluar as 5-6 minuta kur pridërit e kanë thirrur të vinte brenda pasi po bënte shumë nxehtë, por ai nuk është përgjigjur. Ndërkohë goditja fatale kishte ndodhur, aq sa dërgimi me urgjencë në spital nuk ka lënë asnjë mundësi.

Mediat që abuzojnë për pak klikime më shumë, janë të lira dhe të obliguara ta vizitojnë ambientin ku Kejvi kryu shërbimin e fundit në veturën e tij, atëherë do kuptojnë se një lule u këput në mes, pa asnjë ndikim dytësor apo mos vëmendje, por thjeshte se kështu kishte qenë shkruar.

-Aleksandër NDOJA-

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest