Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dod ARAPI, portreti i munguar i një qytetari që la gjurmë të forta kujtese..

“Pa të shkuarën, e tanishmja bëhet e shurdhër, e ardhmja e verbër.

Nga Pirusti News
4 564 Shikime

-Nga Ing. Mark Zefi-

 Do të vihej në pikpyetje të madhe e ardhmja jonë, në çoftëse do bëheshim skllevër të interesave të çastit dhe do të linim ta mbulonte pluhuri i harresës të shkuaren, si atë të largët edhe atë të vonë. Sjellja në kujtesë herë mbas here e ngjarjeve dhe personazheve të së kaluarës, që kanë lënë gjurmë me veprimtarinë e tyre shoqrore, sigurisht përbën një kontribut të çmuar, që brezi i ri dhe ata që do vijnë, të orjentohen në favor të përpërparimit e lumturimit të jetës se tyre dhe të mbarë shoqërisë tonë.

Si në çdo vënd tjetër, edhe qyteti i Rrëshenit ka në arkivat e memorjes të kohës së shkuar, mjaft personazhe që i ka mbuluar tis-i i harresës, të cilët pa dyshim përfaqësojnë modele, që brezat duhet t’ iu referohen dhe të synojnë për ti arritur, shëmbulli i të cilëve do ju shërbejë si dritë orjentuese për të përqafuar rrugët e sakrificave, të nderëshmërisë dhe energjive, për të realizuar sukses afatgjatë e dinjitet qytetar.

Mendoj se do të gjëndemi në emërues të përbashkët me shumë bashkëqytetarë mirditorë e jo mirditorë, në çoftëse në vijim do të sjellim figurën e të ndjerit Dod Arapi. Erdhi mësues për herë të parë në fshatin Kodër-Rrëshen në vitin 1959 për katër klasa kolektive të arsimit fillor, sapo kishte mbaruar arsimin e mesëm pedagogjik në Tiranë, po në atë vit.

Sigurisht brezi i të moshuarve të këtij fshati e kujtojnë shumë mirë atë djalosh shumë të bukur të atëherëshëm, kuvendar që iu hyri në zemër shumë prej burrave të urtë të asaj kohe, me të cilët mbeti mik zemre për gjithnjë, i thjeshtë, i dashur me të gjithë, hokatar në kuvend e që i binte shumë bukur çiftelisë. Këtë personazh, përveçse si mësues i apasionuar, që në vitin 1962 do ta shohim edhe si lojtar shumë elegant e i duartrokitur nga tifozët, me ekipin e “Minatorit” deri në mesin e viteve tetëdhjetë, e më pas si trajner.

Ende ishte i lejuar nga shteti praktikimimi besimit fetar, dhe mësues Doda, mjaft i ri, i’u mësonte nxënësve në orar të caktuar rruzare nga ungjilli, ku unë si autori i këtyre radhëve, kujtoj kur në klasë të parë na mësonte uratën “puna e penemit”. Mbas disa vitesh në arsim, me vendim të Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit Mirditë e emërojnë kryetar të degës tregëtisë, në Nd/jen Tregtare Rrëshen. Edhe këtu Dodë Arapi spikati për korektësi, aftësi në detyrë, kulturë e edukatë në marrdhënie me vartësit.

Një incident pa asnjë faj, e çon shefin në punë “korrektonjëse.

Ndodhi që u kalbën nëpër magazinat e ndërmarrjes 7-8 kuintalë zarzavate dhe të qelbeshin 8-9 plënca tek dyqani i mishit në vitin 1974, që të ngrihej sa hap e mbyll sytë akuza për sabotim në ekonomi, me të cilën u dënuan gjashtë punonjës tregtie, pesë prej tyre mbi 25 vjet burg gjithsej, e një me vdekje.

Me këtë rast Dod Arapi, u dënua nga gjykata me dy vjet punë korektonjëse. Vuajtjen e dënimit do ta kryente në pozicion pune si karrocier, që furnizonte njësitë e shitblerjes në qytet. Shumë qytetarë të asaj kohe e kujtojnë karrocierin me kostum e kollare, kapele “republika” në kokë, gjithnjë me këpucë të lustruara njëllojë si kur punonte në zyrë, i cili për nga paraqitja, me pamjen e parë të kujtonte aktorët me kuaj, të filmave “Oskeola” apo ” Perendim i largët” të shfaqura në kinema, në atë kohë tashmë goxha e largët.

Karrocën e kishte stolisur me shumë finesë, duke i dhënë afërsisht pamjen e një pajtoni që nëpër filma kishim parë se i përdornin zotnitë. Kalin e kishte mësuar, që sapo i thërriste dy herë “uooooç, uoooooç“, ndalej me njeherë dhe nuk lëvizte nga vëndi për orë të tëra, pa i thirrur i zoti ” iee“. Gjatë gjithë jetës së tij në qytetin tonë, nuk u shënua asnje rast kur dikuj ti ketë thënë një fjalë të pa matur a të rëndë, gjithnjë i buzqeshur dhe i respektuar me secilin njëlloj, pavarsisht nëse do ishte murator, pastrues a funksionar me rëndësi në aparatin drejtues të rrethit. Ndoshta, shumicës së lexuesve, do t’ iu duken mjaft këto vlera sa radhitem deri këtu, për ta promovuar si personazh që të shëndrisë në arkivin e memorjes së mirditorëve.

Por nëse do ndaleshim këtu me përshkrimin e kësaj figure shumë të dashur për qytetin tonë, do të fshihnim një copë histori të Mirditës, për të cilën në çoftëse nuk do thonim nuk është folur fare, mund të themi me shumë siguri se është folur shumë pak, gjë që do të përbënte gabim.

Dod Arapi la pas tre vajza që shkruan historinë e volejbollit të artë mirditas…

Ishte shpirti i tij human për të dhënë sa më shumë kontribut për bashkëqytetarët e tij, kultura dhe mbështetja e tij si prind, që tre vajzat e tij të talentuara në sportin e volejbollit si e ndjera Arjana, emrin e së cilës e mban sot pallati i sporti i Mirditës, Valbona dhe Alma, tre talentet që themeluan e mbajtën gjallë skuadren e volejbollit për femra në Mirditë, të cilat per vite të tëra na dhuruan spektakle, e fituan durtrokitjet e qindra tifozëve të këtij sporti, si i vetmi mjet argëtimi për kohën, duke e dërguar ekipin “Minatori” të volejbollit per femra deri në serinë A, fitues trofesh e gjithnjë në skuadrat e para të tabelës së klasifikimit.

 Ishte kjo “trio” talentesh që realizuan të pa parashikuarën, duke e radhitur Mirditën me krahinat më të mëdha të vëndit, edhe në fushën e sportit, që deri atëherë i kishte munguar. Ja pra si vijojmë vlerat nga prindi tek pasardhësit, e kjo është një e vërtetë, që duhet të na bëjë të mendohemi.

Nuk mund të ketë justifikim për drejtuesit shtetërorë e politik në Mirditë, që këto lule të qytetit tonë, u lanë jashtë vëmendjes, duke i detyruar ti drejtoheshin emigracionit për të mundësuar vazhdimin e një jete brenda limiteve të normalitetit. Askush nga drejtuesit kryesorë në rreth, nuk u kujtua t’iu ofronte punë si mësusese të edukimit fizik dy motrave Arapi mbas lënies së ushtrimit të sportit, për shkak të moshës. Por ndërsa turpi iu mbeti shtetarëve politikanëve lokal, që pasi u lëshuan në përfitime e pasurim të familjeve e njerëzve të tyre, harruan çdo meritë e vlerë që kishin bashkëqytetarët e tyre, motrat Arapi, Valbona e Alma, dhe vëllaj tyre Iliri, të cilët me mundime e sakrifica u integruan në mënyrë dinjitoze, në shoqërinë e dy vendeve më të zhvilluara si Italia e Gjermania, duke merituar sërish lavdinë. Kot nuk thonë i miri edhe se bie, ngrihet persëri.

Nuk është pak, Ilir Arapi, i diplomuar per financë në UT, ka mbaruar edhe universitein në Shtugart, ku ka mbrojtur dy mastera dhe jep mësim në gjimnaz në lëndën e matematikës dhe të gjuhës gjermane. Kto arritje na bëjnë krenarë edhe si trevë, pasi diplomimi në dy degë aq të rëndësishme dhe të japesh mësim në gjimnaz, një një qytet shumë të rëndësishëm të njerit prej vëndeve më të zhvilluara e më të mëdha të botës, pa ndihmën e përkrahjen e askujt, do të përbente një endërr edhe për bijët e atyre që kanë privatizue udhëheqjen e vëndit tonë, që në këto 33 vite, që mendoj fjala që gjenë më shumë kuptim, do ishte të quhej hajnokraci, veç demokraci jo, na shpalosen si mëndjet e kombit.

Ndonse vonë, por më mirë se kurrë, istitucionet përkatëse të identifikimit e vlerësimit të vlerave në Bashkinë Mirditë e kudo, duhet të programojnë punën tyre per ti rishkrirë zemrat kësaj kategorie njerzore, aq e merituar per historikun e qytetit tonë e kudo ku ka të tillë, që kanë dhënë aq shumë e nuk kanë marrur asgjë, duke i nderuar me tituj e medalje për gjithça kanë bërë për qytetin tonë e qytetarët e tyre, se vetëm duke vlersuar të merituarit i hapet rruga meritokracisë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest