-Përgatiti: Aleksandër NDOJA-
Marrja e vendimit për ndërtimin nga e para e qytetit Rrëshen, plot 74 vite më parë me datë nisje 15 maj 1949, përveç të tjerave, mbetej tejet imediate nisja nga puna e funksioneve bazike të një qendre administrative. E para ishte ndërlidhja me qendrat kryesore të vendit, por dhe spitali e financat, për të mos e quajtur bankë, nëse flasim për kushtet e kohës të cilës po i referohem.
Për këtë arsye, drejtuesi më i lartë politik i kohës, Bardhok Biba i drejtohet me një kërkesë lutje Ndue Llesh Jakut, për të liruar për vetëm dy vite kullën e tij, e cila ishte pothuajse në trullain ku kishte fillur të ndërtohej qyteti. Pasardhës i plakut të moçëm që tashmë nuk jeton, Llesh Jaku kujton se nga baba i tij kishte mësuar se kur u përmbushën dy vite që kulla e tij ishte kthyer në strehë për institucione dhe familja e tij jetonte tek një i afërm, i është drejtuar autoriteteve qeverisëse që ti lironin kullën, sipas kontratës fillestare. Ndëkohe që Bardhok Biba me të cilin kishte bërë marrëveshjen ishte vrarë në rrethanat që tashmë dihen, drejtues pauses të tij e kishin mbajtur me shpresa me sot e e me nesër, ndërsa kaluan plot 7 vite, kur kulla i’u kthye të zotit.
Në këto kushte për afërsisht 7 vite me rradhë, në këtë kullë nisën nga funksionimi PTT (Postë-Telegrafë-Telefonia), Banka dhe Materniteti, ndërsa spitali ishte vendosur në një kullë tjetër, atë të Zef Llesh Kaçorrit.
Le ti kthehemi momentit kur për herë të parë telefonët filluan të flasin me Tiranën dhe Shkodrën, fillimisht mësëshumti telegramet jepeshin me programin “mors” pra me sinjale që përktheheshin në fjalë, ndërsa vlerat monetare transportoheshin me koliposta përmes autobuzëve të linjës.
Mark Përgega sot është 86 vjeçar. Ka filluar punë në vitit 1952 aty në atë kullë si nderlidhës mes qyteteve dhe njerzve, ndërsa ka dalë në pension 40 vite më vonë, pa u shkëputur anjë ditë nga ky shërbim. E ka nisur punën si radist dhe çentralist i thjeshtë aty në një zyrë të improvizuar siç e cituam më lart, ndërsa sot në moshtë të thyer ka një memorie të plotë për çfar ka ndodhur me PTT, që njëherë e një kohë kishte të punësuar një staf prej 167 punonjësish si teknike, fillërojtës, punonjës mirëmbajtje, finance, plani etj, ndërsa falë ecjes përpara të teknologjisë sidomos asaj celulare, ky numër u reduktua në një apo dy veta, pikërisht si në kohën kur ky shërbim kishte nisur.
Ja si kujton Mark Përgega disa nga momentet kur nisi ky sherbim ne Mirdite:
E ndërsa biseda me veteranin e PTT Mirditë vijon gjatë duke e ngacmuar në vatrat e kujtesës së viteve, mëson se më herët nga Shpali kur aty ishte qendra administrative, lidhja me Shkodrën bëhet përmes një përcjellësi të vetëm duke përdorur si linjë të dytë tokëzimin. Kjo bëhej përmes një linje që kalonte nga Kalivaçi në Kashnjet e Vig, por një punë të rëndësishme bënin korierët që udhëtonin në këmbë për në Prefekturën bazë, që për Mirditën ishte Shkodra.
Pas një pune plot 7 vjeçare në kullën e jakajve gjithnjë në shoqërim të specialistit të artë Kol Përbasha dhe dy shkodranëve të përmendur në videon më sipër, stafi i PTT zhvendoset në një ndërtesë të vogël me përqindje të lartë dërrase, ndërtesë e cila ka qënë në afërsi të urës së telit të dikurshme, në vendin ku prej shumë vitesh është ndërtuar Katedralja e Rrëshenit.
Në këto ambiente kushtet ishin mjaft të vështira, më keq se sa në ambientet fillestare edhe përsa i përket hapësirës së dhomave. Ishin dy kate me vetëm nga një dhomë. Kati i parë ishte ishte pa dritare, aty dhe vetëm përmes derës kryheshin shërbimet postare si posta, mandatposta, koliposta dhe posta sekrete. Në krah të djathtë ishte zyra e financës me drejtues Mark Gjinalin, zyra e shërbimeve me drejtues Mark Përgegën. Këtu zyra ishin emërtime në shkresa, pasi për mungesë ambientesh ato ndodheshin në një dhomë, veçse ndaheshin tavolina të ndryshme.
Në katin e dytë ishte zyra e drejtorit Ahmet Cara, një dhomë jo shumë e madhe, por edhe kjo zyrë shërbente për aparaturat e shërbimit “mors” me specialistët Kol Përbasha, Pjetër Buba, Margarita Koleci etj. Po në atë zyrë ishte instaluar një çentral i vogël me të cilin punonin Pjetër Buba dhe Marie Përbasha. Ambienti ishte krejt i papërshtatshëm me vetëm një kabinë për telefonata të qytetarëve, ndërsa teknikët qëndronin jashtë, ose në kohë me shi e të ftohtë ngjisheshin në një koridor tejet të ngushtë, ndërsa bazën materiale si tela, izolatorë etj e mbanin në një ambient të vogël në anën tjetër të qytetit. Një situatë kaq e vështirë zgjati jo pak, por afërsisht 14 vite, deri në vitin 1974 kur u ndërtua ndërtesa tejet moderne për kohën që i dha një dimension tjetër këtij shërbimi, por edhe zhvillimit të qytetit.
Viti 1974, koha kur PTT, ridimensionon shërbimin me kushte të reja që u trashëguan deri në ditët e sotme.
Dëshmitarët punonjës në PTT e saj kohe kujtojnë se zhvendosja nga ndërtesa e demoluar totalisht për në ambientet e reja në qendër të qytetit, ishte një revolucion i vërtëtë për kohën. Mrikë Keli (Përgega) kujton se kemi punuar me ditë të tëra në pastrimin, larjen dhe arredimin e ambienteve që për kohën ishin elitare. Ndërtesa ishte tre katëshe dhe sejcili shërbim kishte ambientin e dedikuar, ndërsa edhe administrata tashmë me ingjinierë, teknikë, financues dhe drejtues kishin të gjitha kushtet për punë.
Në këtë vit në Rrëshen u vendosën aparatura të reja, centrali ishte bashkëkohor, ndërsa u vendosen gjashtë gabina ku mund të flisnin gjashtë qytetarë në të njëjtën kohë me rrethe të tjera. Pas kësaj u mundësua vendosja e numrave telefonikë nëpër banesa të qytetit, kuptohet për drejtuesit e kohës, ndërsa u realizua lidhja telefonike me qendrat e fshatrave apo kooperativave në çdo cep të Mirditës. Salla e “automatikut” siç e quanin në atë kohë ofronte shërbim të pandërprerë dhe tejet cilësor. Edhe shërbimi i faksesve dhe telegram-teleshkruesve njohu zhvillim të madh, ndërsa teknikët u trainuan në kurse të ndryshme në Tiranë, por edhe u punësuan ingjinierë elektronikë si Nazmi Dani, Aleksandër Ballto dhe më vonë Ndue Tusha.
Ndryshimet politike e gjetën këtë ndërmarrje me fitim dhe ashtu funksionoi edhe disa vite, ndërsa sidomos viti 1997 ishte shkatërrimtar për linjat ndërqytetase, pasi me mijëra metër tela përcjellës bakri përfunduan në shkritoret e vendeve fqinje. Megjthatë në pak kohë ky shërbim u rivendos përmes ndërlidhjes valore, ndërsa u vendos një super central automatik i cili përcolli edhe shërbimin e internetit. Ndërtesa e re në vitin 1974 vijon të jetë në shërbim, por tashmë falë zhvillimit të teknologjisë, janë suprimuar fakset apo radio reletë, ndërsa konkuron fuqishëm në ofrimin e shërbimit të internetit.
Drejtues ndër vite:
Faik Matlia Gjon Koka
Ndue Kabali Drane Ndoja
Bardhok Koleci Ded Gjoka
Ahmet Cara Preng Prenga
Dava Tusha Mark Gjergji
Gjon Bushpepa
Teknikë ndërlidhje dhe aparaturash:
Luan Hoxha Vitore Gjeçi
Sotiraq Gjeçka Dodë Biba
Mark Mhilli Gjin Leka
Liza Përgega Gjovalin Ndoja
Zef Bardhi Gjovalin Syziu
Dalina Tuci Roland Shtinja
Eli Stafa
Telegrafistë:
Ndue Kabali Mrika Përgega
Dedë Jushi Liza Lleshi
Kol Përbasha Mrika Dona
Violeta Meçani
Çentralistë:
Prena Ndoja Drita Lalaj
Mrika Përgega Viktor Tuci
Prena N. Gjoni Marka Ndue Doda
Age Bardhi Gjon M. Ndoj
Drane Peca Bardhe Gjeçi
Mark Përbasha Dava Buba
Paulina Prenga Teuta Nikolli
Engjëllushe Dervishi Ylvie Strazimiri
Age Sherri Prena Pepkolaj
Bardhe Gega Zenepe Shehu
Valentina Ndoja Violeta Curri
Fetah Sena Kujtim Hajdari
Bardhe Lleshi Liza Lleshi
Gjela Valca Dila Tusha
Liza Mandrea Dila Lleshi
Davita Gjikola Tine Përkeqi
Tereze Kolmarkaj Dod Curgu.
Preng N. Gjoka

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”