Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kompleksi i kullave të Gjomarkajve në Orosh, djegur nga osmanët në vitin 1877, pas kryengritjes së Mirditës.

Nga Juljan Vlashi.

Nga Pirusti News
1 195 Shikime
SHPERNDAJE

Fotografuar nga albanologu austriak Maximilian Lambertz në vitin 1916.

Kompleksi i fortifikuar i vendosur në pjesën e sipërme të Grykë-Oroshit, ka qënë i kompozuar në disa struktura dhe shtrihej në një sipërfaqe të konsiderueshme. Në një nga godinat e kompleksit, në vitin 1928 u vendos “Konvikti Mirdita” i Oroshit.

Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni i Mirditës, në artikullin “Konvikti Mirdita në Orosh”, botuar në “Shejzat”, Nr. 9-10, 1962, ndër të tjera shkruan: “…Meqë shkolla e Abacis ishte djeg, me pëlqimin e famullitarit Dom Prend Suli u vendue që qela e Abacis s’Oroshit, të përdorej si konvikt deri sa kapidani i Mirditës, të rindërtonte për këtë qëllim sarajet e Lleshit të Zi, edhe ato të djeguna për herë të katërt në vjetin 1921….

Në vjetin 1928, konvikti u vendos në sarajet e rindërtuara pjesërisht. Muret e tij (sarajeve) kanë qënë prej graniti të bardhë, latue me daltë e çekiç. Kështu, që sado që turqit e kanë pas djegë tre here, e qeveria për të katërtën, përsëri rindërtimi (restaurimi) nuk duhet të ketë qënë aq i vështirë… nuk kanë qënë kulla të tipit thjesht kullë, por ndërtesa guri me dritare, dyer, kthina e dhoma të mdhaja qi s’u a kishin lakmi, as ndërtesave ma të mira të qyteteve tona…

pergatiti: Julian VLASHI

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest