Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Elena Gjika ose Dora D’Istria, gruaja fisnike në fokusin e studiueses rumune Camelia Nita

Nga Pirusti News
1 386 Shikime
SHPERNDAJE

Shënim. Teksa lektorë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare të mbledhur në Preshevë në datat 28, 29 tetor 2023, ndiqnin me vëmendje materialet e sejcilit prej autorëve, në podium u shfaq një grua me prezantim të thjeshtë.

-Jam Camelia Nita, dhe vij nga Rumania thotë me shumë emocion, përkthyer nga dr. Nusha Zhuba me të cilën punojnë dhe ndajnë kohë me njëra tjetrën ne Itali. Do ju flas për Elena Gjikën, alias Dora D’Istria, mbi veprën e saj, origjinën e saj shqiptare, por jo pa qëllim po sjell në fund edhe një pjesë nda studimet e saj që i referohet pikërisht Mirditës, u shpreh ajo. Të gjithë mendojnë me se dimë shumë për Elena Gjikën si shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune, siç dimë se ishte me origjinë shqiptare.

Po si u vendos ajo në Bukuresht, kush ishte babai i saj i cili ishte themelues i Muzeut të Bukureshtit, si e mori dhe pse e mori emërtimin Dora D’Istria, lidhjet e saj me Shqipërinë dhe pse në Bukuresht tashmë ka një vendim për emërtim rrugësh me emra të familjes Gjika dhe të vetë Elenës. Pikërisht këto pyetje dhe shumë të tjera, morën përgjgje në referimin e studiueses Camelia Nita, që me krenari u shpreh se ishte me lidhje gjaku si pasardhëse e të së famshmes Dora D’Istria. Më poshtë referenca e plotë e studiueses Camela Nita nga Fokshan-Vlahi Rumani, mbi Elena Gjikën dhe familjen e saj më të herëshme dhe të vonë.  (shënimi im, A. Ndoja)

-Nga: Camelia Nita, studiuese në Rumani-

Kam kërkuar të risjell në këtë konferencë, këtë grua fisnike të lindur në Bukureshtin e Rumanisë, por që asnjëherë nuk pushoi së punuari e menduari për vendlindjen e të parëve të sajë, Shqipërinë. Nuk mendoj që shqiptarët  nuk e njohin këtë figurë të shquar, por do përpiqem të sjell atë që rumenet  mendojnë rreth kesaj kozmopolite me famë botërore. 

Në fillim  në Rumani askush nuk e mendonte me origjinë shqiptare, të gjithë mendonin se është “greke” por do ishte vetë ajo që do deklaronte origjinën e saj shqiptare. Akoma sot shumë studiues rumenë krenohen me këtë studiuese të madhe duke i dedikuar shume libra, shkrime e konferenca.

Sipas Trecianit familia e sajë përshkruhet kështu:

“Familje manjate rumune me origjinë shqiptare. I pari që mbahet mend, në shekullin e 17-të, është Gjergji  (shih Giorgio Ghica, vojvodi i Moldavisë dhe gospodaro i Vllahisë). Që atëherë, familja, e natyralizuar në vend, mbeti ndër më të rëndësishmet në Rumani. Shumë nga Gjikat zunë fronin e Moldavisë ose tè Vllahisë ose të dy principatat njëherèsh; ndër këta kujtojmë Gregori I, Gregori II, Mateu, Scarlat, Gregory III, Gregory IV dhe Aleksandrin. Kësaj familje i përket shkrimtarja Elena (1827-1888) e njohur  né shumë vende të botès, por më shumë në Rumani, Shqipèri edhe në Itali (ku jetoi për një kohë të gjatë dhe ku vdiq) me pseudonimin Dora d’Istria.”

Përse emri  Dora D’Istria?

Né gadishull jetonin shumè etni tè cilat  kishin shumè afèrsi me njèra tjetrèn si Shqipèria, Greqia, Maqedonia tè gjitha realitet qè lidhnin dy kombet e Elena Gjikës, Shqipèrinè me Rumaninë. Danubio  është lumi i vjetèr që ndante gadishullin Ilirik nga pjesa tjetèr e Europès. Pikèrisht ky lumë në antikitet quhej Histria o Istria. Pa dyshim qè Elena vendosi tè quhej kèshtu në nderim të dy vendeve Shqipèrisë që mori emrin Dora (fis i vjetèr Pellazg) dhe Istria, lumit të vjetèr që përshkon Rumaninè.

Thamë më sipër qè Elena dhe e gjithë stirpia e saj njiheshin me prejardhje Greke dhe për këtë shumë studiues filluan të gèrmonin mbi origjinën e fisit Gjika. Kjo ndërrmarje historike u nis nga historiani Victor Papacostea e të tjerë  studiozëè  shumë meticolozë , duke dëmostruar me prova konkrete dhe pa pikè dyshimi  që stirpia e Gjikës ishte me prejardhje nga Shqipèria.

Gjika i parë i Vllahisë si themelues i familjes Gjika ka qenë Gjergj Gjika me origjinë nga Zagoria. Elena ishte  e bija e Mihal Gjikës 1794- 1850 dhe e Katerina Gjikës (emri i vajzërisë Faka 1809 -1853. Elena ishte dhe mbesa e mbretit Gjika i IV i fundit, që ka mbretètruar në Moldavi përpara bashkimit të principatave rumene 1849-1856, dhe ky bashkim është bërë në qytetin e Fokshanit,  provinca e Vranceas. 

I jati i Dora D’Istrias ka qenè arkeolog e numismatik, themelues i Muzeut kombëtar të Bukureshtit dhe anëtar i Shoqërisë antike të Odesës, 1842. Në Rumani Gjergj Gjika ishte mbreti i dytè i Rumanisè nga ana hierarkike. E jèma e Elenès, Katerina (Cantica né rumanisht) ishte pèrkthyesja né rumanisht i librit “ De l’éducation des enfantes”(Per l’educazione dei bambini, 1839) shkruar nga J.L.Campan, duke qenè gruaja e parè pèrkthyese e publiçiste né Rumani.

Mihal Gjika ishte pèrcjellès i njè kulturè tè rafinuar, duke qenè pjesè e njè familjet shumè tè rèndèsishme aristokratike  e ardhur nga Shqipèria.  I tè njèjtit stirp ishte dhe shkrimtari Jon Gjika.

  Pse përmendim Jon Gjikèn?  Njè gazetè lokale né Rumani e cila i pèrket qytetit tim tè lindjes Focsani, provinca e  Vranceas e titulluar “Monitorul de Vrancea”-  nè edizionin e  19 tetorit 2023, (pra para pak kohèsh) shkruan se do tè emèrtohen rrugè tè reja  e ndèrmjet kètyre rrugève  do jetè ajo e Dora D’Istrias  dhe e shkrimtarit Ion Gjika. Kjo kèrkesè èshtè bèrè  nga bashkèpronari qè jo rastèsisht quhet Gjika Mihal Aleksandèr, mbartès i njè mbiemri tè qè specifikon tè rèndèsishèm tè asaj kohe, pèr kontributin qè dhanè si familje  né planin politik, artistik e kulturor e jo vetèm …

Dora D’istria pseudonim i dukeshès Helena Kolstosva – Masalkskaya e lindur si Elena Gjika, Bukuresht me 22 janar 1828,shkrimtare e grua fisnike me origjinè shqiptare, por dhe ruse (sepse ka qenè e martuar me rus)  dhe italiane per fitimin si eksponenete Romanticismit  e Feminismit. Elena Gjika konsiderohej njè idealiste  njè bujare  e pa fundme njè inteligjencè dhe njè intuitè tè jashtèzakonshme me njè qèndrim tè vendosur  drejt misterit, e dashuruar pas natyrès dhe malit qè pèr tè ishin “Axis mundi e axis vitae”(asi i botèse. Asi i jetès). Éshtè kaq shumè e vèrtetè sa ajo né 1 Qershorin 1860 bèhet gruaja e parè qè u ngjiut né Malin tè Bardhè. Mos tè harrojmè asnjèhere pèrkushtimin dhe empatinè e sajè drejt atyre  qè vuanin. Si dèshmi tè kèsaj kemi

rreth 150 faqe tè testamentit ku shkrimtarja e shquar i lè Komunès sé Bukureshtit  pèr  tè financiuar spitalin Pantelimon qè akoma èshtènè fungsion. Né Itali i lè Komunès Firences  financime  pèr Insitutin Kombètar  pèr shurdh memecèt. Veprat e sajè tè rralla  dhe librat e rrallè  i janè dhuruara Bibliotekès sé Firencès dhe Komunès  sé Firences.

Eshtè e vèshtirè  tè bèsh bibliografinè, pèr ato qè ka shkruar né tridhjetè vjet né gjuhèn Frènge, italiane e Greke, udhètimet né shumè vende tè botès. Né gjuhèn rumene duket sikur nuk ka shkruar, por historiani Nicolae Iorga thotè qè (1932,op.cit.ref.8) Dora D’istria…..” kjo grua ka njè orientament letrar tè rrallè , dhe njè aftèsi tè mahnitshme né tè shkruar , me njè kuriozitet gjithonè tè zgjuar dhe me njè pèrkushtim tè palodhur pèr kauza fisnike, kombètare e shoqèrore”.

Volumi i Dora D’istrias “Shqiptarèt e Rumanisè”, Historia e Princèrve Gjika, me pèrkthyes Bartolomeo Cecchetti i cili ka bèrè njè listè tè veprave tè shkruara nga ajo. Kèta vepra ndahen (sipas Lucian Predescut,  Enciclopedia Cugetarea…op.cit.p.282):Poesia popolare orientale, Poesia popolare  a fino-Mongoli, gli Studi degli poemi epici, Portrete literare, Questioni religiose, Questioni sociale, Studio dell’economia politico e agricoltura, Articoli di politica e storia .E una lista enorme di scritti:tra questi che ho letto alcuni voglio notare….

-“Un principe straniero nelle Moldova-Valahia. in Dirittò”,9 e 17 settembre ,3 e 9 ottobre 1856

-Gli eroi della romania .in Dirittò”1856-1857; traduzione in rumeno di Gregorie     Peretz in – Operile principesei Dora D’istria” vol.I,p.93,Bucarest,1876-1877-

-Les Albanais des deux cotés de l’Adriatque et la nationalité albanaise d’apres chants populaires.In: Revue des deux mondes,15 maggio 1866;tradutta in Greco da Therianos,,1866;in italiano di Enrico Artom;”La nazionalità albanese secondo i canti popolari”pubblicata con biografia del autrice Felice Schiavoni,Cosenza,Migliaccio, 1867 e in lingua albanese di D.Camarda.

-Edhe në Itali respektohet shumë kjo figurë sepse pjesën më të madhe të jetës së sajë e kaloj në Firenze- 

Ndërmjet viteve 1860 dhe 1888, në Firence kishte nga ata që patën fatin të takonin një grua të konsideruar si “një nga mendjet më të qarta dhe më inteligjente në Evropë” dhe të cilën antropologu Paolo Mantegazza e përshkroi si më poshtë:

 “Një trup gjithë bukuri, një zemër gjithë hir dhe fisnikëri, një mendje e një artisti dhe një mendimtari janë tre gjëra të rralla për t’u gjetur, qoftë edhe vetëm, por të bashkuara ato formojnë një mrekulli fati; dhe kjo mrekulli mundi të bënte natyrën duke përhapur të gjitha ato virtyte të mëdha dhe të ndryshme në një emër të vetëm, atë të Elena Ghikës, e cila më pas i dha vetes në botën e letërsisë pagëzimin e dytë dhe më të njohur të Dora D’Istrias”.

Dora d’Istria i kushtoi shumè vëmendje historisë së gjendjes së grave që nga koha romake deri në kohèn ku ajo jetoj, iu drejtua studimit të kushteve të grave në pakicat etnike të Evropës, duke botuar në 1859 librin “Les femmes en Orienti”, dhe sigurisht tek ata në Shqipëri.

Karakteristikat gjeografike, gjuhësore, historike të Shqipërisë ndërthuren në rrëfimin e sajë me historitë e personazheve që kanë luajtur role vendimtare në komb

“Shqipëria, një vend kufitar me Evropën Perëndimore, nga i cili ndahet vetëm nga një gji që ngushtohet dukshëm në jug, është gjithashtu kufiri midis vendeve serbe dhe krahinave të dominuara nga raca helene. Sido që të jetë, është e sigurtè se paraardhësit e Shqipetarëve  dhanë Filipin e Maqedonisë, Aleksandrin e Madh, Pirron, Mbretëreshën Teuta dhe Skënderbeun ushtarë me famë që pushtuan Greqinë dhe perandorinë e “mbretit të mbretërve”, ata tronditën Italinë, i rezistuan Romës triumfuese dhe ndaluan Muhamedin II, pushtuesin e Kostandinopojës, në marshimin e tij fitimtar drejt Perëndimit.

Shqiptarët nuk u shmangën nga trimëria e baballarëve të tyre. Ata ende konsiderohen si ushtarët më të mirë në Lindje

Sapo largohesh nga Tzernagora (Cernagora) për të ardhur në Shkodër, gjendesh në Ghegaria e quajtur ndryshe Shqipëria e kuqe, e vendosur në fund të një liqeni të mbushur me ishuj, i cili komunikon me detin përmes lumit  të Bunës. Liqenet kryesore të Shqipërisë janë liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit dhe liqeni i Janinës… Gegaria ose Mirdita zë veriun e krahinës pas Shkodrës deri në Prisren… Ndërsa gegët muhamedanë i mbështjellin trupat e tyre të fortë me rroba të kuqe, mirditorèt veshin rrip të lidhur rreth belit zakonisht  i bardhë që zbret deri në gjunjë dhe një mantel të zi mbi supe, jaka e së cilës në formë kapuçi e mbron kokën me një kapak shami.

Murgjit katolikë në Mirditë janë agjentë aktivë dhe mendjemprehtë të propagandës austro-romake (katolike). Ata gjithashtu kanë frymëzuar tek gratë një zjarr antiskizmatik. Nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeçare, gratë mirditore ecin me armë në brez, të shoqëruar nga ata qen të egër që të lashtët i quanin molos. Të hijshme dhe krenare, të huaja për të gjitha kënaqësitë, të veshur me një këmishë me një buzë të zezë në fund, një mantel prej pëlhure të bardhë dhe një përparëse të së njëjtës ngjyrë, ata i ngjajnë Dianës së dëlirë dhe të tmerrshme, altarët e së cilës ishin ngritur në Taurid i përgjakshëm.

Referencat: 

Antonio D’Alessandri, Il pensiero e l’opera di Dora d’Istria fra Oriente europeo e Italia (Istituto per la storia del Risorgimento italiano, Biblioteca scientifica, Serie II: Memorie, vol. 54), Roma, Gangemi, 2007

  • Roberta Fidanzia, Dora d’Istria. Uno sguardo femminile sull’Ottocento. Risorgimento, pedagogia politica, condizione femminile, Aracne Editrice, Roma 2013.
  • Roberta Fidanzia, Dora d’Istria. O privire feminină asupra secolului al XIX-lea, Drengo 2018 – Traduzione e prefazione di Viorica Balteanu
  • Meyers Konversations-Lexikon. In turn, it cites as references:
  • Armand Pommier, Madame la comtesse Dora d’Istria (Brussels 1863)
  • Carles Yliarte Portraits cosmopolites (Paris 1870)

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest