Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Firma “Beralb” shkatërron vendstrehimin e të parës qeveri anti-osmane, Kimzën e Mirditës, në Pukë.

Mbetjet minerare nuk filtrohen, përroi zhduk bimësinë, mulliri dhe vendi i meshave nuk ekzistojnë.

Nga Pirusti News
1 142 Shikime

-Aleksandër NDOJA-  

Papërgjegjshmeria e kësaj firme fshin nga faqja e dheut objektin e kultit, shkatërron totalisht rrjedhën e përrojit të fshatit, uji i të cilit tashmë rrjedh aciditet, ndërsa është bllokuar mulliri i blojës dhe qindra rrënjë arra dhe tokë bujqësore

Një reportazh me pak fjalë, nga Kimza që bën apel për mbijetesë.

Të udhëtosh për në Kimzë duhet të kalosh Njësinë Administrative Gjegjan, pjesë e Bashkisë Pukë. Sapo kalon një tunel të shkurtër, një tabelë “detyron” lënien e rrugës nacionale, për në fshatin Kalivare e më tej me pikë fundore në bazën e malit të mirënjohur të Munellës, ku është vendosur fshati po aq i mirënjohur në histori, Kimza. Është fshat tejet malor me bukurri të rralla dhe për të mbërritur këtu duhet të kalosh mes malesh, majat e të cilëve duket sikur duan të takojnë njëri tjetrin.

Kimza njihet në histori se si më 27 prill 1911, burra trima dhe të mençur morën përsipër mbrojtjen e qeverisë së parë anti-osmane,  themeluar nga arbëreshi i shquar dhe i dënuar me vdekje nga regjimi komunist Terenc Toçi, një ditë pas ngritjes së flamurit të lirë në Fan të Mirditës, por edhe si vendlindja patriotit të shquar dom Nikoll Kimza, prift katolik, publicist dhe i përndjekur shqiptar nga regjimi komunist në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa 112 vite më parë ky fshat mes malesh ishte streha e qeverisë së përkohëshme anti-pushtuese, sot është në ditët më të vështira të ekzistencës së vet.

Albert Ndoj, një i ri nga kjo zonë bën apel për mbijetesën e këtij fshati dhe familjes së tij. Ai pretendon se sjellja e firmës që nxjerr rreth 300 ton mineral në ditë është e papërgjegjshme dhe e stimuluar kjo nga fakti se këtu mes malesh askush nuk merr mundimin ti shikojë këto probleme, aq më pak mediat që sillen e përsillen në qendra urbane, por asnjeherë këtu mes malesh ku jeta është në limitet ekzistencës.

Për më shumë video dhe prova pafund.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest