Bashkëautorë ing. Mark Zefi & Prof. Ndok Mrruku.
Bazuar në situatën e përgjithëshme në vëndin tonë, etikës komunikimit në të gjitha nivelet, angazhimet intelektuale e qytetare, cilësitë që vlerësohen për t’u besuar në role drejtuese, natyrëshëm lind pyetja:- A gjëndemi të dominuar nga egoizmi negativ ne si shoqëri, në kohën që jetojmë?
Më parë se të shtjellojmë dukurinë e egomanisë si patologji që rëndon mbi ne si popull, duhet të shfletojmë disa nga autorët që kanë dhënë përcaktimet e tyre mbi tiparin e egoizmit, që kur shëndrrohet në dukuri, kontaminon gjithë shoqërinë. Nga fjalori filozofik mësojmë se “ego” në latinisht do të thotë “unë”. Shumica e përkufizimeve mbi egoizmin, dhënë nga autorë të ndryshëm, vërehet se konvergojnë pothuajse në të njëjtin vlerësim. Sipas tyre egoistët, njëlloj si narçistët patologjik, jetojnë në botën e tyre, ku gjithëshka rrotullohet rreth atyre.
Bernard Baily, piktor amerikan në shekullin e kaluar, thotë:
“Kur shkenca të zbulojë qëndrën e universit, shumë do të jenë njerëzit që do zhgënjehen kur të marrin vesh se nuk janë ata”. Ky përcaktim duket më i sakti ndër ata që kanë dhënë përkufizimet e tyre për egoistët. Më parë se t’iu referohemi pasojve që burojnë nga egomania, duhet të marrim në kondideratë faktin se kur egoizmi mbetet brënda caqeve të moralit njerëzor, pra kur nuk nëpërkëmben të drejtat e të tjerëve për të realizuar synime të caktuara personale, egoizmi është ves pozitiv. Por kur ndeshemi me huqe të mbrapështa e veprime të pa arsyeshme të individëve të caktuar për nga mënyra se si i realizojnë sukseset e tyre, duhet të pohojmë se aktualisht gjëndemi nën pushtetin që imponon egoizmi amoral në ecuritë tona. Ndonjë libër, gojëdhënë a histori mbi trimëritë e gjyshërve a stëgjyshërve tanë në të shkuarën, në shumë raste të hiperbolizuara ose larg të vërtetës, na lenë të kuptojmë se deri diku egoizmin e kemi të bartur nga e shkuara, krahas edhe disa vlerave që trashëgojmë si komb.
Personazhe historikë si mbreti Pirro i Epirit, perandori Kostandin i Madh i Romës në shek. III-të pas Krishtit, Gjergj Kastrioti, Onufri, i mbiquajturi Giotto i Ballkanit, nënë Tereza, Aleksandër Moisiu etj, që kanë iluminuar njerëzimin në kohën kur kanë jetuar, janë të një gjaku me ne, ndaj me të drejtë ndjehemi krenarë. Por fakti që ne si pasardhës të këtyre kollosëve, i kemi kaluar 100 vite gjithnjë të fundit në Europë për nivel zhvillimi e mirëqënie, nuk na justifikon, përkundrazi atë krenari që trashëgojmë nga e kaluara e largët, na e ve në dilemë. Por me këtë shkrim duam të nxerrim në pah gjuhën me të cilën flasin arritjet tona si vënd dhe si komb vetëm në këto 34 vitëve postkomunizëm. Nuk mund ta mohojë asnjeri se ndryshim dhe arritje pa diskutim ka. Por pa hezitim mund të themi se shumica absolute e këtyre arritjeve, janë produkt i egomanisë të një grushti individësh, që poseduan role me rëndësi gjatë kësaj periudhe, për pasurim të shpejtë e pa sakrifica nga ata vetë. Tani, këtyre “atletëve” iu duket sikur kan fituar statusin e përherëshëm e “të fortëve të fshatit“. Lulëzimi i inisiativave të guximëshme me objektiv pasurim me shpejtësinë e dritës të një grushti individësh, gjithnjë në krye të shtetit e të politikës, vërtetë solli mbi sipërfaqe grataçiela me mbi 100 kate, që askush nuk din të thotë se çfarë interesi sjellin për qytetarët, areoporte, komplekse tregtare e resorte turistike nga më modernet në Europë, por anonimiteti i financuesve të tyre, mungesa e transparencës mbi prejardhjen e këtyre pasurive dhe mohimi pronave të trashëguara e i të drejtës mbi e hapsirat publike për qytetarët shqipëtarë, dëshmojnë se këta të pasur, janë në të njejtën kohë edhe autorë të degjenrimit të shtetit, dhe shtysa kryesore që më shumë se gjysma e shqipëtarëve u larguan nga vendi i tyre.
Grabitësit e pronave dhe hapsirave publike të popullit të tyre, kurr nuk mund të quhen kapitalistë dhe kurr nuk instalojnë kapitalizmin. Ekonmia politike na mëson se rendi kapitalist i ka themelet mbi punën, respektimin e lirive dhe të drejtave njerëzore , forcën e ligjit dhe financimin për zhvillimin e shkëncës për të rritur pa ndërprerje prodhimin e ulur koston e produkteve. Por në sinkron me këtë realitet që është oper e një grushti personash pa skrupuj moral, gjatë kësaj periudhe kanë ecur edhe angazhimet tona intelektuale e qytetare. Hobi i një mase të konsiderueshme njerëzore për të patur një gjysh, stërgjysh, baba a të afërm të shquar për vepra patriotike a trimërie, duke i dedikuar një libër, hapi një front të gjërë pune në zejen e të shkruarit e për rrjedhojë stoku i librave dhe numri i “shkrimtarëve”, preku majat gjatë këtyre tre dekadave të këtij fillim shekulli. Rëndom në tavolina a rrethe shoqërore përmenden me madhështi emra që kanë nxjerrur nga pena e tyre disa vëllime të zhanrrave të ndryshme të letërsisë. Se këto krijime letrare vuajnë nga shterpësia, nuk i thonë asgjë lexuesit apo se nuk iu japin asnjë mesazh problematikave të kohës, askush nuk prononcohet. Nuk besojmë se rënia në këtë qerthull ka tjetër shtysë përveç egoizmit për tu dukur dikushi si pasardhës të burrave në zë, ku në shumë raste gjejmë si personazhe individë të zakonëshëm ose nën nivelin mesatar të brezit kur kanë jetuar e në mos si të tillë të dukemi si njerëz të penës shkrimtarë, gazetarë a poetë. Është praktikisht utopik mendimi se duke veshur parzmoren e heroit, sytë e qytetarëve do na shohin si heronj. Përkundrazi një orvatje e tillë të bën vetëm qesharak, aspak hero a person me vlerë. Sikur në këto 34 vite, angazhimi ynë të ishte orjentuar vetëm sa 20 përqind të atij në fushën e krijimtarisë e propagandës, në sektorin e prodhimit, ndoshta mbi 50 përqind e shqipëtarve që kanë braktisur vëndin e tyre, sot do ishin në atdhe pranë familjarëve tyre, politika do ishte më e përgjegjëshme nga ç’është dhe ekonomia më e shëndoshë. Do të gaboheshim, nëse do ta përjashtonim vehten si masë qytetare nga lista e komponentëve që sollën këtë gjendje amullie dhe siç shihet pa rrugëdalje. Nuk ndodh tek një popull tjetër europian që vetë qytetarët të mbështesin me aq përkushtim pikërisht ata individë që iu shkelin të drejtat, iu grabisin pronat e pengojnë zhvillimin e tyre. Prandaj manjakët për pasuri e kanë patur krejt të lehtë të livadhisnin pa e kthyer kokën mbrapa, gjatë këtyre më shumë se tre – katër dekadave mbas rënies së diktaturës, e tani demonstrohen si cubat e katundit që nuk ka njeri t’iu dalë para.
Qëndrimet tona empatike, braktisja e punës në arë, në blegtori, zejtari, ikja jashtë vëndit për të fituar duke punuar për të tjerët, mendimi absurd se hajduti që mbështes unë, do ta mbysi hajdutin që mbështet ti, siç kemi vepruar deri tani, kanë shërbyer si karburant për të mbajtur në moto makinën e të keqes tonë. Me aq sa trajtuam deri këtu, mendojmë se janë të mjaftueshme për tu bindur se egoizmi ka qenë, dhe ende është, virusi vrasës i normalitetit e zhvillimit tonë shoqror. Kjo situatë shpresëvdekur, nuk ndryshohet me libra për gjyshërit e baballarët, as nqse do bëhemi të gjithë shkrimtarë, poetë a gazetarë, aq më pak me utopira duke shpresuar se nga egomania do të çlirohemi në ditën kur të pangopurit do të ngopen, atëherë do fillojnë të mendojnë edhe per popullin. Formula ne mendo për ata e ata bëj vetëm për vehte, siç kemi vepruar deri tani, më së miri mund të konsiderohet lajthitje kolektive e jona si popull. Me përkushtim ndaj punës më së pari në sektorin e prodhimit për të minimizuar vartësinë nga shteti, respekti për njëri tjetrin, zerimi i ndasive duke kënaqur oreksin e politikës, reagimi mbarëqytetar për mbrojtjen e të drejtave tona, do ishin masat që egoistët do të dilnin nudo dhe do iu shkurtoheshin ditët. Edith Durham thoshte:- Sikur Europa t’i kuptonte ëndërrat e arta të këtij kombi (shqipëtarëve-shën. ynë), ato do realizoheshin dhe si në përrallat e zanave, botën do ta pllakoste lumturia e përjetëshme.
– Si mund të jetë e vërteta, Europa nuk ka kuptuar endërrat tona, apo ne nuk kemi kuptuar zonjën Durham!?
Nga ing. Mark Zefi & Prof. Ndok Mrruku.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

