Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Atletja Alisa Boçi sjell në Lezhë medaljen e vendit të tretë në Olimpiaden Speciale Maqedonia e Veriut 2024.

Nga Pirusti News
708 Shikime
SHPERNDAJE

Atletja Alisa Boçi sjell në Lezhë medaljen e vendit të tretë në Olimpiaden Speciale Maqedonia e Veriut 2024.

Atletja lezhjane Alisa Boçi ka marrë pjesë në garën e notit, në Kampionatin Rsjonal Olimpik Special të organizuar nga Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Maqedoninë e Veriut në 5-8 prill.

Alisa u përfaqësua denjësisht në këtë garë rajonale në disiplinën e notit 25m dhe 50m stil i lirë dhe falë stërvitjes intensive dhe pasionit të saj për notin ajo solli në Shqipëri një tjetër medalje, medaljen e vendit të tretë.

Kjo garë rajonale ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për përfshirjen dhe bashkëpunimin rajonal mes të rinjve përmes sporteve dhe premton të jetë një festë e atletizmit, bashkimit dhe gjithëpërfshirjes.

Atletja Alisa Boçi në qershor të vitit të kaluar mori pjesë në Lojrat Botërore Olimpike Speciale Berlin 2023, duke fituar medaljen e vendit të pestë për disiplinën e notit 25 m stil i lirë.

Lindita Kokaj

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest