Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Stanjacion i pashembullt 1-vjeçar dhe pse nuk është përgjegjës kryetari Albert Mëlyshi.

Nga 6 projekte të gatshme dhe të finacuara, vetëm një i realizuar.

Nga Pirusti News
12 928 Shikime
SHPERNDAJE

-Nga Aleksandër NDOJA-

-Si me votë “dënuam” tre projekte të mëdha zhvillimorë si Pedonalja anës Zmesë, Stadiumi i Futbollit dhe kompleksi shkollor në Rubik.
-Vetëlargimi i burimeve njerëzore inxhinierët e ndërtimit dhe mekanizatorët. etj, etj!

Të gjithë kemi parë përmes publikimeve të ndryshme proçesin e kalimit të drejtimit të bashkisë nga kryetari i dy mandateve rradhazi Ndrec Dedaj, për tek kryetari i ri Albert Mëlyshi, bazuar mbi zgjedhjet 14 majit, të një viti më parë.

Në proçes verbalin përkatës të të nënshkruar me vullnet të plotë nga dy kryetarët e asaj dite, njëri në largim e tjetri në ardhje, lexojmë si më poshte:

“E gjeta Bashkinë me 100 milion lek të reja borxhe, pa mjete dhe vegla pune, pa bazë materiale për mirmbajtje qoftë dhe një pllakë trotuari apo llambë ndriçimi për ti zëvendësuar, dhe sot po jua dorëzoj institucionin e Bashkisë me zero borxhe me mjete dhe vegla pune të konsiderushme për të kryer shërbimin e mirmbajtjes, pastrimit, gjelbrimit, ndriçimit etj.

Jua dorëzoj sot detyrën dhe me disa projekte në zhvillim e sipër të mbuluara 100% me buxhetin përkatës, si më poshtë:

1) Asfaltimi i rrugës hyrëse Reps
2) Asfaltim i rrugës së Ndërfanës
3) Asfaltim rrugësh lagjie Rrëshen
4) Mbrojtje lumore Jezull
5) Ndërtim këndi lojrash për fëmijë Rrëshen (projekt i fituar nga BE)
6) Ndërtim i stacionit të ri zjarrfikës (projekt i fituar nga ODC Amerikane)

Gjithashtu ju dorëzohet dhe magazina plot me bazë materiale për të vazhduar me punën e nisur për ndërtimin e trotuareve, kullimin e ujrave dhe vendosjen e ndriçimit publik kudo që janë të nevojshme dhe duke i ju mundësuar që ditën e parë të marrjes së detyrës kryetarit të ri një fillim të mbarë të punës. Suksese në detyrën e lartë të Kryetarit të Bashkisë Mirditë dhe bëfshi më të mirën për Mirditën” – përfundon proçesi në fjalë i dorëzimit të detyrës.

Po çfar ndodhi në njê vit me këto projekte, që ishin të financuara?

Natyrisht nuk është aspak me vend të diskutohet vërtetësia e këtij deklarimi, pasi siç e theksova më lart është nënshkruar edhe nga vetë kryetari që në atë moment po merrte detyrën, por edhe se faktet flasin qartë dhe janë të verefikueshme nga cilido i interesuar. Por pyetja që vjen vetiu është, se sa nga këto projekte janë realizuar apo janë në proces. Natyrisht çdokush ka të drejtën të shprehet se vetëm një vit ka kaluar, pra ¼ e një mandati e kjo është kohë e pa mjaftueshme për të pasur një bilanc.

Të njëjtën gjë them edhe unë, nëse do flisja për projekte të reja, të padëgjuara më parë, e jo këto që ishin projekte në zhvillim, me fondet që i mbulonin 100% me buxhetin përkatës.

Nëse i referohemi kësaj liste, nga 6 projekte të financuara, rezulton vetëm njëri prej tyre i realizuar, ai me nr 5, këndi i lojrave, ndoshta më i vogli dhe jo me aq shumë ndikim në jetën qytetare, të paktëm me aq sa shihet vizualisht. Pa hyrë në ivestimet e tjera vijuese, sot pas një viti, çfar do tu thuhet banorëve të Repsit që detyrohen të bëjne “rrugë pa rrugë” nga autostrada për në qendrën e qytetit të tyre, kur referuar kontratave, puna duhej të fillonte në ditët e para të marrjes së detyrës nga kryetari i ri.

Po banorët e Ndërfanës pse duhet të presin për rrugën e tyre që një vit më parë e quanin të filluar. A e dini se asnjë rrugë lagjesh brenda qytetit nuk është asfaltuar, edhe pse fondi ka qenë i gatshëm, gjithashtu lagjia Jezull nuk ka përfituar asnjë fond të përcaktuar për mbrojtjen lumore, të cituar këtu, nëse nuk është fjala për disa makina me zhavorr që u hodhën anës përroit, me disa mjete të ushtrisë, në janar të këtij viti.

Edhe finacimi i Ambasadës Amerikane për Ndërtim të stacionit të ri zjarrfikës i cili duhej të kishte përfunduar, ndodhet në sirtaret e Këshillit Bashkiak.

Lënia pasdore deri në djegien e afateve të këtyre objekteve, pa aftësi apo…

“Gojë të liga” shprehen se një fenomen i tillë ndodhi sepse “këshilltarët” sidomos ata informalë kishin ndikuar për shtyrjen e tyre, me qëllim që qytetarët të mos mendonin se janë projekte të Ndrec Dedës, por të reja, pa e menduar se nga kjo shtyrje do të digjeshin afatet, ndaj do të kërkonte rivotimin në Këshillin Bashkiak.

Natyrshëm unë nuk dua ta besoj këtë version pasi kjo është e dënueshme, aq më tepër se bëhet fjalë për komunitetin që është lënë pa shërbimin e rëndësishëm siç janë investimet në asfaltimin e rrugëve. Pa e anashkaluar këtë version, më i lexueshëm është fakti se prej një viti janë marrë me punë jo të frytshme, që kanë ceduar rëndë shërbimet ndaj qytetarëve.

Le të bëjmë një analizë të thjeshte, me disa fakte jo shumë të pëlqyeshme.

Duhet pranuar se drejtimin e bashkisë e mori opozita në mënyrë të merituar, edhe pse nuk ishte ogur i mire “puthja” e dyerve apo mureve nga të ardhurit rishtaz, jo se i kishte marrë malli për zyrat qe mund te kishin pasur, pasi ato i trashëguan të reja, tejet komode e bashkëkohore, ndërkohë kushdo e kujton që i patën dorëzuar pa xhama e çelësa në dyert e tyre. Si në çdo rast edhe kësaj here u shfaqën “këshilltarë” informalë, por edhe ato formalë, me një format krejt të lodhur, pa ndikim në optikën qytetare, për të mos thënë objekt barsoletash.

Nuk u desh shumë kohë për të konstatuar një zhgënjim alarmant, deri dhe tek shumica e tyre që dikur na shfaqeshin shumë optimistë. Po afron finishi i vitit të parë qeverisje, dhe deri më tani nuk është “ngulur” asnjë lopatë apo kazëm. Përjashto këtu punën ambicioze të brigadës në qytet, falë një drejtuesi punëtor dhe specialist, pasi deri tani tani janë përdorur me korrektesë gjëndja e lënë nga parardhësi, apo ndonjë brigadieri në rrugët rurale, që me pak naftë e shumë kontrollorë, pa mbështetjen e duhur financiare, po bëjnë të pamundurën, aq sa do të mundin.

Përveç këtyre dy sektorëve që përmenda më lart, pjesë e Agjensisë së Punëve Publike, në iventarin e bashkisë prej një viti nuk ka asnjë angazhim për tu shënuar, përveçse dy herë hoqën të gjithë policët, për ti rimarrë po prap të gjithë, me ndonjë shtesë të vogël, apo ndonjë “lapsus” që shkaktoi shumë të qeshura në publik.

Se një bashki nuk është si një kancelari që edhe kur dështon, e delegon. Po të ishte ndryshe, nuk do ndodhte që prej një viti nuk gjëndet “çelësi” i shatrivanit në sheshin “Abat Doçi”, ndaj edhe pas disa përpjekjeve ditët e fundit, nuk funksionon.

E vetmja pozitive ishte se gjatë verës që iku, nuk ra asnje zjarr, ndërsa nje vit më parë çuditërisht u dogj masivisht Bukmira, Munella e disa male te Oroshit fikeshin vetëm kur binte shi. Se pse nuk ra asnjë zjarr vitin që shkoi, merret me mend lehtë, por uroj që edhe këtë vit të mos ketë situata anormale. “Reforma” më u madhe u bë me sektorin e sporteve, sektor i cili ju bashkua brigadës së ndërtimit.

Situata mbytëse dhe presioni bëri të largohen burime njerëzore, vështirë për ti zëvendësuar.

Një situatë e tillë problematike me forma të ndryshme presioni, bëri që në kohë rekord të vetëlargoheshin katër inxhinierë ndërtimi që kishin peshën kryesore në realizimin e projekteve, pa të cilët nuk mund të ketë asnjë financim.

-Kishim të vetmin ing. që ishte i specializuar për sistemin “GIS”, por detyrohet të vetëlargohet nga presioni i hapur i individëve që shkonin e i godisnin grushtet në tavolinë, për firmosjen leje të ndërtimit që askush ing. me përgjegjësi, nuk mundet kurrë ti firmosë. Me t’u larguar nga Mirdita, ai pritet “krahëhapur” në Bashkinë e Krujës, ku kishte një mori punësh “stok” nga mungesa e një inxhinieri me profil të tillë.

-Ing. Adelina Duka, me përvojë të gjatë dhe e padepërtueshme për  shkelje ligjore,  gjithashtu “preferon” të largohet për ta gjetur vehten në përvojën e saj shumëvjeçare, këtë rradhë larg dyerve të bashkisë Mirditë, në Tiranë.
-Edhe inxhinieri Mhill Paçuku është në ditët e fundit të kontributit të tij pranë bashkisë Mirditë, ndërsa një tjetër ing. është larguar kohë më parë. Me këtë situatë të krijuar, si mund të vijohet me projektet të cilët për ti bërë të financueshëm kërkohet punë, cilësi dhe profesionalizëm por mbi të gjitha, përvojë. As “këshilltarët” informalë nuk mund të marrin përsipër këto punë. Keqardhje për asete të tilla që detyrohen të largohen pikërisht nga ata që qajnë me “lot krokodili” për ikjet.

Po aq e rëndë është edhe situata në shërbimet që prekin direkt jetën në komunitet. Nga shërbimet janë vetëlarguar mekanizatorë të zotë dhe me emër, pasi nuk duronin situatën mbytëse, realizuar me metoda të dikurshme të “ABGV-ve” të kohës së qoftë largut, që përgjonin me kamera celulari sa here fadromistët uleshin për të pushuar apo largoheshin, kur mbaronte nafta, apo detyra e ngarkuar. Kjo ka krijuar situatë problematike, pasi ka raste që eksponentë të ndërmarrjes kanë marrë miqësisht në Minierën e Spaçit këta ish specialistë që dikur i kishin aty, sa për të ndezuar makinën e pastrimit, që kishte marrë ajër.

Po pse për këtë situatë nuk është përgjegjës aspak kryetari aktual Albert Mëlyshi, dhe kush është në fakt përgjegjës?

Një situatë të tillë tashmë kudo prezente, i pari që nuk do ta dëshironte është vetë z. Mëlyshi, e madje asnjë nga ne qytetarët. Me “zgjidhjen” e 14 majit të një viti më pare, Mirdita humbi  katër projekte të rëndësishme që ishin në proces, projekte me impakt të fortë në jetën e qytetarëve mirditas, si më poshtë.

  • Ndërtimi i shëtitores (pedonale) anës Zmesë.
  • Rindërtimi rrënjësor i Stadiumit të Futbollit
  • Rindërtimi i kompeksit shkollor në Shkollën e Mesme Profesionale Rubik.
  • Rikonstruksione dhe asfaltime të rrugëve në fshatrat e Bashkisë Mirditë.
Po ku bazohem unë në arritjen e këtyre objektivave.

Për ndërtimin e shëtitores me një vlerë prej 9 milion Euro, ndërtimi i cili parashikohej të zgjaste 2 vite, me mbi 150 të punësuar, projekti ishte i gatshëm të cilin mund ta shikoni këtu. ….

Kemi parë dikur të tillë projekte në “3D” edhe çatitë e pallateve rreth sheshit “Abat Doçi” rikonstruksionet totale, ndërtimin e lagjes së tërmetit në hyrje të Rrëshenit, Shkolla, Kopshte, rehabilitime të rezervuarëve në rrezik shëmbje të Malajve, pritat lumore, rikonstrksionet e qyteteve Rubik e Reps etj, etj, dhe fillimisht mbase kemi qenë mosbesues. Por meqë e vërteta foli ndryshe, pse mos të besonim edhe në këtë projekt. 

Të flasësh për stadiumin e futbollit nuk ka sens, pasi të gjithë e dimë se si u rindërtua Pallati i Sportit “Arjana Arapi” e në këtë frymë natyrisht do bëhej edhe ky projekt. Ja projketi i cili duhej të kishte marrë udhë deri tani:

Gjithashtu edhe kompleksi shkollor në Rubik e ka shëmbullin e saj në kompleksin shkollor të gjimnazit Rrëshen, një kompleks bashkëkohor i verefikueshëm nga të gjithë, por edhe kompleksi shkollor i dy 9-vjeçareve në Rrëshen, Shkolla e Fanit, Repsit etj. Vetëm çështja e rrugëve mbetej për tu verefikuar, megjithëse nuk kishte pse të kishte dyshime. Ja si do të bëhej Shkolla në Rubik:

Atëherë a janë përgjegjës ata që për “inatë të sime vjehrre” suportuan dhe mbështetën në pozicionin e gabuar dhe në kohën e gabuar, një individ që në një kohë tjetër apo pozicione, të tjera ka formatin, emrin dhe traditën për të qenë i suksesshëm.

Në këtë kontekst si do ta ndjejnë vehten sportdashës e sportistë që kanë “kontribuar” në mosndërtimin e stadiumit.

Po si e ndjejnë vehten sot besimtarë e klerikë që me apo pa dashje, kanë kontribuar në mosndërtimin e pedonales, anës dhe mbas Katedrales.

A mund ta ndjejnë vehten normal mësues apo punonjës arsimorë që kanë bllokuar me votë dhe fjalë rrugëve, kompleksin shkollor të Rubikut.
Kjo u vërtetua me disa “konçensione” që u shfaqën pas zgjedhjeve, e për të cilat do flasim në shkrime të tjera.

Sidoqoftë në kësi rastesh ka një shprehje që merr kuptim:

 “Zoti na gjykoftë”      

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest