Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Lezhë. Promovohet “Dy kohë” i poetit klinas Vilson Culaj

Nga Pirusti News
13 290 Shikime
SHPERNDAJE

Fjala ime pershendetese ne hapje te takimit promovues të vellimit Poetik “Dy Kohe” të poetit Vilson Culaj. (Aleksandër Ndoja)

Të nderuar te pranishëm…!
Siç jemi paranjoftuar sot jemi mbledhur ketu per ti bërë të njohur opinionit kulturor, daljen në qakullim për dashamirësit e poezisë, vëllimin më të fundit “Dy Kohë” të poetit nga Klina z.Vilson Culaj.

Natyrisht sot ne Lezhë në sallën “Atë Gjergj Fishta” te Bibliotekës së Lezhës janë të pranishëm bashkqyetatarët tanë nga Lugu i
Drinit, padyshim autori i librit që promovojmë sot, z. Vilson Culai, Prof. Kolë Krasniqi, Dekan i Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka”Peje, profesor Pal Canaj, studiuesit Dod Ndrecaj, Mikel Gojani, Lekë Mrijaj, Agim Dedaj si dhe poetja e re nga Peja, Qëndresa Sadriaj.
Ne këtë salle janë te pranishëm elita intelektuale ne fushën e letrave dhe te poezisë nga Mirdita dhe nga Lezha.

E thashë jo rastesisht ne fillim termin “bashkqyetarët tane nga Lugu i Drinit”, jo sepse fjalët “vëllezërit apo miqtë” kososovare
tashme janë të shumëpërdorur dhe pa ndonjë
efikasitet,
por per nj fakt tjeter krejt domethënes.
Themelet e kesaj biblioteke ku ne sot zhvillojme këte takim janë vetem pak metra larg rrjedhës së
lumit Drin. Është pikerisht ky lumë që i ka dhënë emërtimin trevës ku ju të nderuar bashkqytetare jetoni, Lugu i Drinit, pasi askush, as hordhitë serbe, as çmenduritë vendimmarrese te vitin 1913 në konferencën e Londrës, nuk mundën t’ja ndalnin rrjedhën. Ky lumë është i bekuar sepse përveç zogjve të malit, ishte mënyra e vetme e komunikimit të heshtur mes shqiptarëve të dy anëve.
Dhe kur më në fund kjo na u mundësua, pra kur ne shqiptarët e dy anëve ndoqëm me këmbët tona rjedhën e Drinit në drejtim të njeri tjetrit, nuk patëm nevojë të “prezantoheshim…
Edhe pse 100 vite të ndarë ne e njohëm njëri tjetrin. Na u duk se ishim lindur bashkë në një lagje a qytet, ishim rritur bashkë, kishim ndarë gëzimet dhe hidherimet me njëri tjetrin. Pra ne nuk patëm asnje veshtiresi te njiheshim
me Vilsonin, Prend Buzhalën, Dod Norecën, Gjon Gjergj Lyrën, Pal Canajn, Leke Mrijajn
e shumë e shumë të tjerë nga Prizeni, Gjakova, Suhareka, Istogu, Klina, Peja, Vitia, Prishtina, nga çdo metër hapësirë e Kosovës.

Por pararendës të këtyre lidhjeve janë shkembimet kulturore -artistike, e pa dyshim Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita” është një
mundësi dhe sukses në këtë drejtim.

Të nderuar pjesmarrës..!
Duke ju uruar edhe një herë mirseardhjen bashkqytetarëve tanë nga Lugu i Drinit, me qendër në Klinë, ju ftoj të njihemi me
biografinë artistike dhe krijuese te Vilson Culajt…

Lezhë 13 prill 2014

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest