Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

JETA SI NJE EKUACION QË KA MË SHUMË SE NJË ZGJIDHJE

Nga Pirusti News
1 443 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Nok MRRUKU, (mësues në pension)

Nuk jam unë i pari që bëj këtë përcaktim për jetën. Shumë më heret dijetarë dhe urtësia e popullit kanë arritur në këtë përkufizim.

Njohuritë e shkencave humane, na tregojnë se njeriu që fëmijë mendon se çfarë do të bëjë  gjatë jetës. Ndër të tjera shfaq interes për profesionin që pëlqen, cilin objektiv të jetës synon te arrije të parin si dhe për mjaft gjëra të tjera. Kur arrin në një moshë më të madhe, opsionet e tij për jetën nisin të ndriçohen më mirë dhe janë gati të marrin rrugë. Kjo si kohë përkon me moshën e shkollës së mesme. Aty nisin dhe marrin rrugë shumë gjëra të cilat përcaktojnë edhe të ardhmen e të riut. Shumica e njerzëve në këte moshë përcaktojnë punën që mendojnë të kryejnë gjatë jetës, profesionin që do ushtrojnë, mënyrën se si  do i realizojnë, bashkëpuntorët,vendin se ku mendojnë të ushtrojnë aktivitetin dhe deri dhe afatet apo kohën kur do ti realizojnë. Kjo zgjedhje përbën hullinë e jetës për shumicën e të rinjëve.

  Nga ky moment vendimmarrje, fanatizmi i tij, besimi në realizimin e projekteve të parashikuara për të ardhmen gati bëhen të pakthyeshme.

Po a është ky momenti i duhur apo është dashur më heret për  ta orientuar të riun në zgjedhjen e tij ?

Kush duhet ta kryejë  këtë rol të mentorit në këtë rast?

A është prindi, mësuesi, psikologu njëri nga ata apo të tre sëbashku?

A thua se ndikimi i komunitetit dhe bashkëmoshatarëve është sfidues?

  Të gjitha këto pyetje kërkojnë një përgjigjje të mirëmenduar, e cila të vlejë si një terapi me ilaçet e duhura për të gjithë gjeneratën e re.

  Para nëntëdhjetës, kjo ishte e diktuar nga sistemi. Nuk bëhej fjalë për prirje të askujt, as për talent apo dëshirë-kishte vetëm një rrugë-diktatin e sistemit që sundonte.

Por sot, mendoj se është më se e nevojshme që faktor të shoqërisë dhe të organizmave shtetror dhe institucioneve përkatëse, sa më parë duhet të shpalosin me përgjegjësi opinionet e tyre, për të ushtruar  ndikimin  e tyre në favor të orietimit sa më të drejt  në zgjedhjet  që të rijtë bëjnë për të ardhmen.

Nga një vëzhgim spontan, pa u thelluar në studime për fenomenin e zgjedhjeve që ata kanë bërë për të ardhmen nëpërmjet prindërve si dhe vetë të rinjve, mëson për dështimet që kanë patur.

 Disa kanë dështuar me zgjedhjen e punës, disa me degën e studimit, të tjerë me zonën ku menduan të ushtrojnë zanatin, të tjerë me llojin e biznesit etj me radhë. Veç këtyre mëson edhe për disa që e kanë pësuar për mungesë informacioni apo për llogari të bëra gabim. Nga të gjitha anët arrijmë në një përfundim se jeta është bërë tepër riskante, madje dhe e rrezikshme. Kjo e bënë të nevojshme dhe imperative trajnimin e shoqërisë, e në veçanti brezin e ri në pikat më nervalgjike të zinxhirit të jetës që nis me fillimin.  Dy janë çështjet që duhet investuar më shumë dhe pa vonesë.

Së pari, në përzgjedhjen e fushës së studimit apo të profesionit.

Së dyti,  në punën apo zanatin që do të ushtroje. Më vonë edhe orientimi për vendin apo zonën ku do të ushtroje veprimtarinë.

Në shumë vende të botës  të rinjtë asistohen në zgjedhjet që bëjnë.  Në shkollë të mesme kjo merr vemendjen më të madhe.

 Në dispozicion vihen mësues, psikolog me një përgatitje që sjellin mjaft përvoja pozitive,suksese në fusha të ndryshme të veprimtarisë prodhuese e shkencore,të biznesit,shërbimit etj. Tek ne kjo nuk bëhet, ose është sporadike. Kjo sjell në një përqindje te konsiderueshme dështimet, zhgënjimet, humbje kohe në vite, shpenzime financiare të familjes e shumë pasoja të tjera.Të gjitha i shikojmë me keqardhje dhe i mendojmë me kosto për të rinjtë dhe familjet e tyre. Këto probleme që trajtuam eshte fakt qe ndodhin. Ne kemi te drejtë që të shtrojme pyetjen: a jemi te detyruar te mbetemi skllever te zgjidhjes qe beme ne fillim? Jeta na ka mesuar se ka shanse dhe mundesi korigjimi te shumta dhe per te gjithe. Shumë veta kanë dështuar ne nje biznes, por kanë arritur sukses në një tjetër, kanë dështuar në një zanatë por janë bërë profesionistë në nje tjeter, kane deshtuar në një fushë sdudimi, por kanë ndërmarrë nje tjetër të sukseshme etj. Mjafton qe njerezit te kene kurajo dhe vullnet, pasi forcat dhe mundesitë gjenden kurdoherë.

Por për ne, ajo që na frikëson të gjithëve është  zgjedhja që kanë bërë të rinjtë për zbrazjen e vendit.

Ekziston një ligj i rëndësishëm i natyrës, i cili quhet  ligji i shpërbërjes (dekompozimit) dhe dhe bën shpërbërjen e organizmave bimorë të thara, të kafshëve që ngordhin dhe të kufomave njerëzore. Kjo zbrazje është me shumë rëndësi, pasi ndryshe shtresat e mbivendosura të bimëve, kafshëve dhe kufomave  në milona vjet  do ishin lartësuar shumë drejt kupës së qiellit.

 Por nuk e kisha menduar se ky ligj i zbrazjes do vinte me kaq ndikim e forcë  tek të gjallët njerëz. Është e trishtueshmekur veren lagje të braktisura, fshatra të braktisur, qyteza dhe qytete të vogla të tkurrura në maksimum nga numri i popullsisë. Zbrazja  me çvendosje nga një zonë në një tjetër brenda vendit është e pranueshme, deri në një shkallë për të krijuar hapësira jetike për pjesën tjetër të popullsisë.

 Edhe zbrazja nga emigracioni i përkohshëm jashtë vendit për disa vite ka qenë i nevojshëm. Por ikjet përherë e pakthim të cilat e kanë tkurrur popullsinë në më shumë se 40 %,  po rezultojnë tepër të frikëshme. Akoma më therëse bëhen kur veren se popullësia e larguar janë mosha të reja të popullsisë së vendit duke mbetur këtu pjesa më e mplakur. Kjo ndjehet në shkolla,në fuqinë puntore të të gjithë sektorëve,në bujqësi e kudo.

 Në zonat rurale pothuajse shumica e shkollave janë mbyllur, ambulancat shëndetësore nuk shërbejnë, plotë shtëpi janë të braktisura, arat i kanë mbuluar ferrat dhe shkurret e që të gjitha këto të bëjnë pesimist e përcjellin  ndjesi trishtuese duke të sjellë përfytyrime të vakëfeve.

  Po a ka menduar ndokush  për arsyjet  që kemi arritur në këtë situatë?Po familjet shqipëtare e kanë menduar drejt për ta parë largimin nga vendi si të vetmen zgjidhje?

Për të dhënë një përgjigjje, po e nis nga vetja. Duke u treguar i sinqertë nuk kam qenë i zoti ti thosha jo emigracionit të fëmijëve, pasi në moment, jam vënë para situatës së punësimit  me jo shpërblimin e merituar. Me kushtet e shërbimit shëndetësor problematik. Me nivelin e ulët e jo cilësor të shkollimit të fëmijve.Të infrastrukturës së dobët por dhe të munguar të asaj rrugore, e shumë të tjerave. Besoj se si unë janë ndodhur edhe familjet e tjera shqipëtare.

Ndonse kjo ka ndodhur dhe është bërë fakt i kryer, mendoj se nuk është kjo e vetmja zgjidhje.

  Për t i ardhur në ndihmë çështjes që tani është evidente si një plagë e madhe  duhet të sjellim alternativa bashkëpunuese shteti dhe shoqëria.  Së pari  shteti të hartoje dhe të percaktoje politika zhvillimore duke i marrë ai, përgjegjësitë i pari për shtetasit e vet. Ai duhet të garantoje punësim me shpërblim të merituar; shkollim me treg të garantuar pune; shërbime për nevojat jetike të garantuara dhe në kohë; subvensione  në sektor të rëndësishëm si në bujqësi, turizëm etj.

Këtu mendojmë se  nis kthesa dhe njëherësh lind dhe shpresa për  njerëzit e këtij vendi.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest