Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

IBRAHIM HAMZA, “NËPËR VITET E JETËS”

Një libër, jo vetëm bashkëkohësit, por edhe…

Nga Pirusti News
1 343 Shikime
SHPERNDAJE

-Nga ing. Mark ZEFI-

Kemi mbërritur në atë gjëndje të menduari, ku sharja e kundërshtarit, e veçanësisht e së kaluarës, na duket e mjaftueshme për tu konsideruar kontribuentë për të tashmen dhe të ardhmen. Duke mbuluar me perde të zezë të shkuarën obshe,  pa selektuar të mirat nga të këqiat, më së pari mendoj se është verbëri, por jo më pak mohim i vehtëvehtes. “Ai që nuk e din nga vjen, nuk e din ku do shkojë” – thotë një këshillë e urtë italiane. Është e vërtetë se gjatë regjimit komunist, për tu treguar ushtar besnik i partisë, duhej të shaje mbretin e rregjimin mbretnor, me të cilët vëndi ynë ishte ndarë mbas mbarimit të luftës së dytë botërore. Por, ajo që të shkakton keqardhje e pesimizëm, është fakti se edhe përse jemi larguar plot 34 vite nga rregjimi komunist, na udhëheq po ajo mendësi, ku si provë besnikrie ndaj partisë, mbetet sërish sharja. Madje sado e vërtetë të jetë diçka pozitive që mund të tregosh nga ajo periudhë gjysëm shekullore e rregjimit komunist apo në adresë të një personazhi të asaj kohe, shpallesh i pa pëlqyeshëm për grupin a mjedisin shoqror ku ndodhesh, duke të etiketuar  “komunist”, “enverist” etj. Ndërsa nqse shanë pa doganë komunizmin dhe Enverin, konsiderohet si vlerë për tu quajtur demokrat, socialist, republikan, ls- ist etj.

Por, autori i librit “Nëpër Vitet e Jetës” Ibrahim Hamza, guxon të na thotë, –  jeni gabim. Lexuesit e këtij libri, do mësojnë se sharjet nuk janë aspak tregues që të nxjerrin në krye të masës. Janë vetëm  puna, veprat në dobi të shoqërisë, sakrificat  dhe lujaliteti, ato tregues që duhen për tu vlerësuar dhe që garantojnë përparim. Ky libër, i ndërtuar thjeshtë e me një realizëm maksimal, që shprehet nëpërmjet një gjuhe që mund ta pikasë vetëm një i diplomuar në universitet per gjuhë – letërsi, siç është atori i tij zoti Hamza, gjatë leximit, krejt natyrshëm bën të duket vehtja sikur gjëndesh në një  amfiteatër gjigand, ku aktrohen para syve tu, të gjitha aktet e jetës së asaj kohe, duke të mundësuar të shohësh kuotën nga e cila u nis  shoqëria shqipëtare, deri ku u ngjit, dhe ku u gabua që nuk mbërriti në destinacion.

Për të mos zbehur kureshtjen e atyre që ende nuk e kanë lexuar subjektin e këtij libri, po jap shumë shkurt dhe të ndërthurur me impresionet që të lindin gjatë leximit, vetëm esencën e subjektit të tij. Libri, na vjen si një rrëfim i jetës personale të një djaloshi nga fshati Zherkë i  Tropojës, bir i një familje të varfër,  por pjesmarrjes në luftë kundër pushtuesve, nuk i është shmangur asnjëherë. Donte të shkollohej, por fshati nuk kishte as shkollë as mësues. Ndaj duhej të udhëtonte çdo ditë dy orë për të shkuar e dy orë të kthehej nga shkolla. Sigurisht që ashtu i lodhur e i këputur, në darkë nën driten e kandilit me vajguri, do bënte detyrat, se kuptohet llampa eletrike as konceptohej në atë kohë. Më pas, e shohim nxënës në shkollën pedagogjike të Tiranës ku udhëtimet vajtje e ardhje në sezione  pushimesh herë diten, herë natën, zgjasin tre deri në katër ditë, pasi nuk kishte rrugë auto as mjete të motorizuara, më shumë se një kamjon a një autobus në javë dhe këto vetëm deri në qender të Tropojës, sot qyteti Bajram Curri, atëherë thjeshtë gjurmë ku do ngrihej më vonë. Mbas mbarimit të shkollës, e takojmë mësues fëmi në Pac, që iu jep mësim fëmijëve të tjerë gati moshatarë, se për mungesë shkolle e kishin filluar mësimin me vonesë. Pak më vonë, ngrihet me gurë dhe baltë shkolla në fshatin Zherkë, ku edhe do jepte mësim. Për mungesë mjetesh transporti dhe rruge,  shumicën e paisjeve për mësimdhënie, mësuesi i transporton mbi supet e tij nga Paci deri në Zherkë, ku duheshin jo më pak se dy orë udhëtim nëse nuk do kishe materjale ngarkuar. Krahas mësimdhënies mbaron istitutin pedagogjik në Shkodër. Vazhdon udhëtimi i këtij djaloshi, tash i sprovuar e kalitur në vështirsi, mësues në Valbonë, Dragobi, Kam, sekretar i kom të rinisë së rrethit Tropojë e sërish në Pac mësues e drejtor shkolle, në Shkollën e Bashkuar e në UT ku diplomohet në degën gjuhë letërsi.  Gjatë udhëtimit deri këtu, autori, personazhin qëndror na e jep në plan të dytë. Kryesore quan ai sakrificat e mësuesve e mësueseve, jabangjinj nga Shkodra, Tirana, Tepelena, Berati, Fieri, etj, të cilët nuk kishin ku gatuanin, pasi banonin nëpër shtëpitë e tropojanëve dhe kushtet për nxënësit në shkolla ishin shumë të vështira. Në çdo moment rrëfimin e tij e ilustron me situata interesante, herë herë rrënqethëse, siç ishte arrestimi absurd në Zogaj i mësues Rukie Rama, përse kishte folur me shoferët “jugosllavë” apo se kishte dëgjuar muzikë kosovare, gjë për të cilën autori i libtit ishte ndjerë i keqardhur. Sigurisht, të gjithë lexuesit e moshës thyer, me këtë panoramë, të reduktuar nga unë autori i këtyre radhëve të mësipërme, me Zherkën, Pacin, Dragobinë, Valbonën, të asaj kohe, do kujtojnë fëmijërinë, fshatin e tyre dhe gjithë zonat e Shqipërisë në atë periudhë tashmë goxha të largët. Më të rinjtë, do mësojnë si paska qenë fillimi dhe pa diskutim kjo është edhe njëra pjesë e misionit përse është  shkruar ky libër. Mbas mbarimit të UT-së dhe pak viteve në detyra të ndryshme, e shohim drejtuesin numër NJË, në ndërtimin e HEC të Fierzës, ku inagurimi i fillimit të punimeve u bë me 25 nëntor 1971.  Në se do të bëja interpretimin e përshkrimit  të momenteve dhe pasqyrimin ecurisë punimeve nga fillimi deri në mbarimin të këtij HC-i, siç na i jep autori, vetëm se do ti dëmtoja driten  dhe mesazhet që percjellin kapitujt e këtij libri. Vetëm mund  të them pa mëdyshje se gjithsa është pasqyruar, autori na i jep në trajtën e një romani artistik, me personazhe e ngjarje të vërteta. Shifrat marramëndëse të vëllimit të punimeve, sakrificat, mobilizimi i një forcë njerëzore prej 4000 vetësh, ndër  ta 500 specialistë, 260 inxhinierë të profileve të ndryshme, një digë që do gëlltiste mbi 8 miljon m3 materjale për ngritjen e saj deri në lartësinë 167 m mbi shtratin e lumit, 30 mijë m/3 beton arme, vetëm për tapën  që do ndërtohej në kuotën 144 m në lartësi të saj, 4 tunele shkarkimi me gjatësi 820, 780, 539 dhe 518 ml me diametër mesatar mbi 10 m, me aftësi percjellëse të ujit 125 m/3 në sekond sejcili, janë vetëm pak nga të dhënat e pergjithëshme të realizuara në vetëm 10 vite, që tani habisin edhe ata që e kanë jetuar atë periudhë, ndërsa për ata  të lindur pas vitin 1990 duken fantazi, por në fakt janë realitet.  Autori, nuk bën portrete heronjësh gjatë asaj periudhe kur u punua për ndertimin e atij hidrocentrali. Madje ndryshe nga sa na lajmëron me titullin e librit,  as vehten nuk e përshkruan me një profil të përveçëm. Flet vetëm për punët që bëheshin, kontrollet, llogaridhëniet para qeveritarëve e funksionarve të lartë të partisë shtet, ndonjë bashkëbisedim me drejtuesit e punëtorët. Ndoshta këtë mënyrë ka menduar ai,  si lëndën më të çmuar për të portretizuar atë heroizëm real, që asnjë rast nuk ven individin në krye të tij, por grupin ose masën e punëtorëve dhe kuadrove, e që nuk i jep të ndarë  nga njëri tjetri per asnjë moment. Në të vërtetë, kur flet puna, fjalët janë të tepërta. Nuk mungojnë edhe problematikat, pengesat, pasqyrimi i gjëndjes jo të kënaqëshme për trajtimin e punëtorëve, apo ndonjë konflikt sporadik midis individësh. Por zgjidhjet që janë dhënë, perbëjnë modelin e vlefshëm për atë kohë, per të tashmen  e çdo kohë, zgjidhje të cilat bazoheshin mbi gjykimin e shumicës dhe ndërgjegjësimin e atij që dilte nga “rreshti”, jo në ndëshkimin e flakjen e tij, siç diku tjetër ndodhte atëherë, ndërsa  sot është  praktikë të vepruari ndaj  cilindo që nuk i mban ison të parit. Nuk mongojnë edhe ditët me lotë për të rënët nga aksidentet në punë. Por pikëllimin nuk na jep televiziv, siç ndodh tani me ata që i ndalin jetën njeri tjetrit në gara per të zaptuar prona e zona influence, por dhimbje e pikllim njerëzor per ata që binin duke ndërtuar të ardhmen.  Festa e vendosjes së turbinës së parë, me 25 shkurt 1978 kalon çdo parashikim. Pjesmarrësit, nga Bajram Curri, Puka, Shkodra, Kuksi  e gjithë vëndi, bënin që e gjithë hapsira ku ishin vendosur të dukej si një faqe mali e mbuluar me bimë të dëndura, nga ku nuk kishte ku kalonte as macja, siç edhe ilustrohet në foton respektive. Mbas perfundimit të kësaj  vepre në nëntor 1980, personazhin që na thërret ta ndjekim, si për të na treguar se kohët nuk arkivojnë vetëm ligësi e bëma të këqija, por edhe vepra e punë të dobishme, e shohim në një qëndrim të shkurtër në KQ të partisë, por shumë shpejt sekretar të parë në kom. e partisë në Pukë. Pikërisht në atë kohë, për  shkak të disa reforormave të gabuara të ndërmarrura nga partia shtet në qendër, disa ngjarjeve të ndodhura në Pukë, por edhe rrethanave të pergjithëshme që frenonin zhvillimin nga qëndrimet e shteteve tjera në marrëdhëniet e tyre me vëndin tonë, për  shkak të stoicizmit të PPSH-në mbrojtje të ideologjisë marksiste, kishte pësuar një rënie me të thellë se shumica e krahinave të tjerat,  edhe ato  në vështirësi të mëdha  për  teë ardhura ekonomike. Kapitujt që i referohen periudhës së qëndrimit në Pukë, nuk rezultojnë  më pak interesante se pjesët tjera të mëherëshme. Gjënden shumë shpejt rrugë, që nëse mund të mos themi filloj  ngjitja, themi se u ndalua rënia. Me inisiativë të pa deklaruar u  hoq dorë nga vlerësimi i individëve sipas biografisë. Shkollimi e bursimi i fëmijëve, nisi të bëhet vetëm mbi bazën e mesatares notave, pa vrejtur çfar qëndrimi politik kanë familjet e tyre. Vetëm në NPD Fush Arrës, u ndërtuan  dy fabrika të reja, ku u punësuan disa dhjetra krahë pune. Me shumë kurajë insistohet tek udhëheqsi kryesor i partisë shtet dhe arrihet një kompromis i pa deklaruar, që të tolerohet mbajtja e një lope, një derri dhe shpendëve pa numërim per çdo familje fshatare në rrethin e Pukës. U shmangën dënime për  drejtues e individë që kishin gabuar në veprimtaritë e tyre me synim rritjen e  të ardhurae për ditë pune për punonjësit e bujqësisë, siç ishte rasti i bllokimit të esencës së pishës në Durrës, per shkak të abuzimit me cilësinë e saj, etj etj.

Por viti 1991 e ato në vijim deri në pension, këtë personazh nuk e gjen as me bustin e shokut Enver në krah në mbrojtje të tij, as në podiume duke e sharë atë, që të shitej si “jo komunist”, kur ishte veçse 48 vjeç, por mes nxënësve si mësues i tyre në shkollat e rrethinave të Tiranës. Nuk mendoj se autori, e ka pasqyruar këtë pjesë, duke dashur të paraqitet si i ndëshkuar që ti qahet  halli. Ai, megjithëse librin në kopertinë e prezanton si jetërrëfim, në brendi nuk rezulton aspak i tillë. Ky libër, më së pakti vjen si një dokument autentik realist, që iu dhuron brezave një copë histori reale nga gjysma dytë e shekullit të XX-të, gjë të cilën asnjë intelektual nuk pati kurajon ta bëjë në këto 34 vite, post komunizëm. Lexuar mes rreshtave librin e zotit Hamza “Nëpër Vitet e Jetës”, lexuesit krejt natyrëshëm i krijohet bindja se  autori ka dashur të ngrejë zërin, për t’iu thënë sundimtarëve të politikës e shtetit në kohën që jetojmë: -Ju që nuk guxoni të njihni e dëshmoni  të vërtetat e dobishme, pavarësisht se cilës periudhe i përkasin, vetëm që ta shisini vehten si  jo komunistë, jeni po aq keqbërës e ndoshta me shumë, se ata që me gabimet e tyre, i shkatuan dëme popullit gjatë atij rregjimi që ju vetëm e shani. E vërteta është dritë për të ardhmen. Ju, i frikeni asaj, ndaj jeni pengesë për zhvillimmin e vëndit. – Disa momente të veprimtarisë tij si mësues fshati në periferi të Tiranës, jashtë vëmendjes dhe interesit të politikës së pas vitit 1991, kur ishte në pikun e moshës për ti shërbyer vëndit, lexuesi i çdo kategorie sociale  e pozicioni politik i kupton si mesazh të koduar për “legjendat” e politikës kohës, të majta e të djathëta:- Ju, nuk mund të bashkëudhëtonit me individë si unë e soji im, nga frika se ne do iu  kërkonin të ndërtonit fabrika e HC-e gjigandë që prodhojnë dritë e zhvillim, e nuk do iu lejonim të shkatrronit. Ju deshët  bashkudhëtarë ata që iu mbështesnin kur shkatrronit fabrika e prisnit vreshta e ullishta dhe iu duartrokasin kur ngreni grataçiela, që mbushin vetëm xhepat tuaj,  por nuk mundësojnë zhvillim e mirqënie. – Pa mundur të flisja shkurt, pa dëmtuar aspak kureshtjen e atyre që do duan ta lexojnë këtë libër, u përpoqa të sjellë përmbledhurazi,  disa nga mesazhet dhe kuriozitetet që ky libër i ofron lexuesit. Jam shumë i bindur se të tjerë, mbasi ta lexojnë, do shprehin shumë më tepër. Uroj ta lexojnë sa më shumë shqipëtarë e sidomos ata të  moshave reja, që janë me të mashtruarit nga propaganda qëllimkeqe në shërbim të atyre që abuzojnë në emër demokracisë, lirisë e të drejtave qytetare, e sillen si të fortit e lagjes, duke përfituar pasuri pa limit për vehte e bashkëpunëtorët e tyre më të afërt, në dëm të zhvillimit të vëndit e mirqënies qytetare.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest