Përgatiti Akademik Murat AJVAZI
Arkivat dhe bibliotekat europiane janë tē pasura me dokumente dhe materjale të ndryshme për vendet e Ballkanit dhe shqiptarët në përgjithësi.
Këtu në pika të shkurta po e paraqesim djegien e Shkupit, gjatë luftërave austro-turke të viteve 1683-1699, në të cilën morën pjesë edhe shqiptarët në përbërje të ushtrisë austriake, në luftë kundër hordhive turke ndërsa është në përgatitje një studim më i detajuar me dokumente përkatëse provuese.
Pas çlirimit të Beogradit nga ushtria austriake të cilës ju bashkangjiten shumë shqiptarë, i’a mësynē Nishit, qytet të cilin e çliruan më 24 shtator të vitit 1689.
Komandanti i ushtrisë në fjalë markgraf Ludvig Badenski më 4 tetor të po atij viti e ngarkoi gjeneralin Picolomini që të vendosë rendin në qytet, dhe të sigurojë të gjitha hyrjet e daljet, pastaj të marshojë drejt Prokuples. Të nesermën gjenerali Badenski ju drejtua mbretit të Austrisë Leopoldit, që te ja aprovojë kërkësën e Picolominit për marshim drejt Shqipërisë, përmes qytetit Novi Pazarit dhe Shkupit.
Në Nish ushtrisë austriake ju bashkuan shqiptarët mē komandantin e tyre Pal Daki.
Pas aprovimit të kërkesës, nga Nishi gjenerali Picolomini u nis më 22 kompani të këmbsorisë, 20 njësi për bartjen e topave, 1600 kēmbësorë, 2100 kalorës me 10 topa, në drejtim të Shqipērisē dhe arriti në Prishtinë, por ushtria turke ishte ikur. Popullsia vendase i përshëndeti përzemērsisht, ndërsa ushtrisē austriake ju bashkangjitēn 5000 luftëtarë shqiptarë.
Nga Prishtina general Picolomini njoftonte Vienën për arritjen në Prishtinë. Ndërsa Kaçanikun dhe grykën e rrugës për Shkup e mbante nën kontroll ushtria turke. Në vlerësim të kësaj situate ushtaraku i lartë austriak më 22 tetor 1689 dërgoi kolonelin Strasser me 150 ushtarë dhe 240 kalorës, te cilët pas disa ditë luftimesh morën nën kontroll grykën e Kaçanikut si dhe siguruan rrugën për në Shkup. Nga Prishtina me kolonellin Strasser te nesermen me 24 tetor u vendosen në Kaçanik. Me 25 tetor Picolomini nga Kaçaniku u vendos në fushën e Shkupit.
Gjatë marshimit u dolën para shqiptarët e fshatrave pēr rredh dhe i priten pērzemersisht duke ju bashkangjitur ushtrisē austriake. Shqiptarët informuan Picolominin së në qytet kanë arriturr shumë forca turke për ta mbrojtur qytetin,
Banorët e qytetit kanë filluar ta braktisin qytetin për shkak të paraqitjes së mortajes. Mahmut Pasha ka arritë ti largojë 8000 banorë dhe 6000 ushtarë tē cilēt i kishte vendosur në fushën e djathtë të qytetit, që ti bëjnë rezistëncë ushtrisë austriake, dhe qē ushtrija e tijē të jenë sa ma larg mortajes.
Në mesnatën e të 25 dhe 26 tetor Picolomini dergoi 400 dragon (njësi ushtarake austriake) dhe 200 këmbësorë kunder ushtrisē turke. Nē mëngjes u nisēn sëbashku me ta dhe urdhēroi bombardimin e perigerisē sē qytetit me topa. Kur ushtria turke dëgjoi bombardimin nga topat austriakë i rroku paniku dhe filluan tẽ largohen mē vrap tē madh, duke lēne armet, pajisjet e tyre, 100 ushtarē tē vrarē, 200 robēr turq e disa hebrej.
Mahmut Pasha u fsheh në pyllin të afërm dhe nga aty iku nē dalje tē qytetit rrugēs pēr Manastir. Picolomini dergoi kolonelin Qakin të vëzhgojë qytetin. Pas vëzhgimit koloneli raportoi te Picolomini se qyteti ishte i zbrazēt, tẽ gjitha dyqanet ishin tē hapura, pastaj Picolomini shkoi nē drejtim tē qytetit dhe pasi mbërriti aty, urdhēroi qē tē vdekurit tē varrosen menjihërë, u vendos nē kodrēn e qytetit dhe pēr shkak tē mortajes dha urdhēr qẽ qyteti tē bombardohet dhē tē digjet tërsisht. Picolomini u infektua nga mortaja dhe vdiq në Prizren.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

