Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Paradoksi.. “Zyrtarisht” ekonomia u rrit në 4.8%, ndërsa emigracioni në shifra alarmante.

Nga Pirusti News
966 Shikime
SHPERNDAJE

 -Përgatiti: Mr.Sc Izabela DEDAJ-

Ekonomia shqiptare nuk e ka pasur asnjëherë problem të “shkëlqejë” me shifrat. Rezultati final është gjithmonë më i mirë sesa parashikimi i fillimvitit. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) priste në fillim të 2023-shit që viti të mbyllej me një rritje prej 2%, ndërsa shifra reale mund të rezultojë midis 3.2-3.5%, në varësi të rezultateve të tremujorit të katërt. Në vitin 2022, vendi u zgjerua me 4.8%, rreth 1.15 pikë përqindjeje mbi mesataren rajonale.

Nëse u referohemi shifrave që na serviren nga burime të qeverisë, situata si çdoherë nuk paraqitet alarmante. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) priste në fillim të 2024-ës që viti të mbyllej me një rritje prej 2%, ndërsa shifra reale mund të rezultojë midis 3.2-3.5%, në varësi të rezultateve të tremujorit të katërt. Në vitin 2023, vendi u zgjerua me 4.8%, rreth 1.15 pikë përqindjeje mbi mesataren rajonale.

E nisa në fillim me të dhëna optimiste që na serviren, por nëse hulumtojmë rezulton se problem më i madh dhe që në të vërtëtë është prezent, ka të bëjë me pyetjen:

Sa dhe si është cilësia e rritjes ekonomije që po përjeton vendi?

Problemi real, në fakt, është cilësia e rritjes ekonomike, që po përjeton vendi. Në fillim unë konstatoj se “Ndërtimi dhe konsumi kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e Shqipërisë në vitet e fundit. Ndërsa unë si ekonomiste ja dyshuese për këtë tendencë  nëse është mirë që këta sektorë duhet të orientojnë rritjen ekonomike që Shqipëria do të ketë në bazë afatgjatë pasi është e provuar ata nuk gjenerojnë vendet e mira të punës, që janë një arsye e fortë që rinia është larguar masivisht nga vendi, madje nuk ka asnjë shenjë se kjo hemoragji rinore të reduktohet, në mos të ndalohet.

Edhe FMN që monitoron në çdo hap ekonominë shqiptare nuk duket aspak entuziste me këtë tendencë. Disa herë FMN ka deklaruar se Shqipëria duhet të fokusohet në krijimin e një mjedisi të shëndoshë biznesi, që do të nxiste zhvillimin e prodhimit me vlerë më të lartë të shtuar dhe do të rriste produktivitetin.

Në vijim të kësaj ideje Anke Weber, shefe e misionit në Shqipëri e FMN-së, në një intervistë për “Monitor” është shprehur se “Zbatimi i reformave strukturore për të forcuar qeverisjen, kapitalin njerëzor dhe konkurrencën, si dhe përmirësimi i infrastrukturës, do të ndihmonte Shqipërinë të tërheqë më shumë investime të huaja dhe të integrohej më shumë në zinxhirët e vlerës globale”.

Duke vijuar znj. Weber konstaton se “shifrat nuk kanë “gënjyer” asnjë pjesë të rëndësishme të forcës së punës, që në mungesë të alternativave më të mira të punësimit apo perspektivës e ka gjetur zgjidhjen në emigracion, duke u kthyer gradualisht në një problem madhor të ekonomisë shqiptare, që nuk duket se po gjen zgjidhje.

Ndërsa znj. Ekaterina Solovova, drejtuese për Shqipërinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një intervistë po për “Monitor” citon se “Frenimi i emigracionit duhet të jetë një nga objektivat kryesorë të politikave ekonomike dhe sociale, nëpërmjet tërheqjes së më shumë Investimeve të Huaja Direkte në sektorë prodhues dhe shërbimesh me punë më produktive dhe me pagë më të mirë, duke krijuar më shumë mundësi pune për gratë, të rinjtë dhe njerëzit me disavantazhe, si dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit”.

Nëse i referohemi 9  muajve të parë të 2024 paraqitur nga INSTAT tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë udhëhequr rritjen ekonomike në T I dhe T II dhe u renditën të dytët dhe të tretën në T III, pas administratës publike (e ndikuar nga rritja e pagave). Tregëtia, Transporti, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, që janë të lidhura direkt me ndërtimin dhanë një kontribut modest, ndërsa bujqësia dhe industria në pjesën më të madhe kishin efekt negativ.

Praktikisht, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati gjysmën e rritjes për 9 mujorin, tregues i varësisë së lartë të vendit nga një model zhvillimi i paqëndrueshëm dhe vlerë të shtuar të ulët.

Inflacioni, që u rrit më pak se mesatarja e BE-së në fillim të krizës së çmimeve, tashmë është rreth 4%, dy herë më i lartë se në BE, për shkak të problemeve të brendshme, kryesisht nga kostot e larta të prodhimeve bujqësore.

FMN parashikon që inflacioni do të arrijë objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% në fillim të vitit 2025. “Ka pasiguri rreth tendencës së inflacionit dhe koha dhe madhësia e këtyre rritjeve duhet të jenë fleksibël dhe të orientuara nga të dhënat, duke marrë në konsideratë perspektivën e përgjithshme makroekonomike”, këmbëngul në idenë e saj  FMN.

Edhe sektorë të tjerë po i ndiejnë pasojat, si fasoni (për shkak të motit të ngrohtë ka ndryshuar kërkesa për veshje, duke krijuar stok për veshjet e dimrit), prodhimi i verës etj. Vendi nuk është ende i përgatitur për t’u përballur me këtë proces.

Mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht rrjedhojë e emigracionit të lartë po kthehet në një problem real për bizneset, duke penguar planet e tyre për investime. Salinas i Bankës Botërore thotë se teksa humbja e kapitalit njerëzor është një rrezik kritik për Shqipërinë.

Për të frenuar largimin e punonjësve bizneset u detyruan të rrisnin pagat e punonjësve, të nxituar dhe nga lëvizjet e qeverisë për pagat e administratës.

Por, dhe hapësira për rritjen e pagave, që nuk u shoqërua me shtim të produktivitetit, duket se është ezauruar.

Institucionet ndërkombëtare presin që rritja të jetë e moderuar edhe këtë vit. Si FMN, ashtu dhe BERZH, parashikojnë që zgjerimi i ekonomisë do të jetë në rreth 3.3% në 2024.

Konsumi i frenuar nga çmimet e larta dhe politika ende e shtrënguar monetare që pret të mbajë Banka e Shqipërisë janë dy faktorë që veprojnë kundër, ndërsa turizmi do të vijojë të ndikojë pozitivisht.

Shpejtësia e rritjes pritet të jetë e ndryshme, në varësi të sektorëve dhe faktorëve specifikë që mund të ndikojnë pozitivisht, apo negativisht.

Paradoksi i turizmit të lartë dhe efektit zhgënjyes në ekonomi

Shqipëria përjetoi në 2023-shin dhe sidomos 6 mujorin e parë, me tendnëcë edhe atë të dytin të 2024, si periudhën më të mirë historike të saj, duke kaluar për herë të parë shifrën e 15 milionë shtetasve të huaj që hynë në vend. Çuditërisht, efekti në ekonomi ishte tejet i ulët në krahasim me atë që pritej.

Aktiviteti i “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që kontribuon në rreth 17% të ekonomisë (i dyti pas bujqësisë) dhe normalisht duhet të reflektonte efektin e konsumit të shtuar nga turizmi, u rrit me vetëm 0.77% në tremujorin e tretë 2024.

Edhe për gjithë 9-mujorin, ky aktivitet është zgjeruar me më pak se 2%, shumë më pak se nivelet dyshifrore që kishte arritur dy vitet e mëparshme.

Disa nga faktorët që kanë ndikuar në këtë tendencë vlerësohet se janë informaliteti i lartë në turizëm dhe shpenzimet e ulëta të të huajve që vijnë në vend, që kryesisht kategorizohen si turistë me çanta shpine.

Në kahun tjetër, vendi ka “humbur” konsumatorë si rrjedhojë e emigracionit të lartë sidomos të të rinjve, që shfaqet në rënien e konsumit të drithërave, sheqernave, sallamet etj.

Gjithsesi, të paktën për ardhjen e turistëve, viti 2025 pritet të jetë sërish pozitiv. Burime zyrtare nga “Tirana International Airport” konfirmojnw se në vitin 2024, përmes këtij aeroporti pritet të fluturojnë 15 milionë pasagjerë, nga rreth 7.3 milionë pasagjerë që u mbyll 2023-shi.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest