Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Letra që deshi të shpëtonte Mirditën: Alarm nga Abat Preng Doçi, Shkurt 1902”

Një apel i harruar për ndihmë dhe ndërhyrje, në një kohë kur Mirdita rrezikonte shfarosjen.

Nga Pirusti News
5 542 Shikime
SHPERNDAJE

Ky dokument rrëqethës i vitit 1902 hedh dritë mbi shqetësimin e thellë të Abat Preng Doçit për fatin e Mirditës, që rrezikohej nga ndëshkime të ashpra për shkak të një apeli të papërgjegjshëm drejtuar Evropës. Me qartësi, përgjegjësi dhe frikë për masakra të mundshme, Abati i drejtohet Vatikanit për të shmangur një katastrofë. Falë punës së palodhur të studiueses dr. Nusha Zhuba, sot kemi në duar këtë dëshmi të rrallë, që na fton të shohim historinë me sy më të kthjellët dhe më të vërtetë. (a.ndoja)

Nëse Kuvendi i Shpalit do të ishte realizuar, i udhëhequr vetëm nga mirditorët dhe nga Dom Ndre Mjeda, do të kishte qenë populli i Mirditës i pari që do të shpallte pavarësinë. Fatkeqësisht, ai nuk pati sukses, sepse u tradhtua nga disa personalitete – ndoshta pikërisht nga ata që besohej më shumë.

Kjo letër është shkruar personalisht nga Abati i Oroshit, Preng Doci, sepse ai mbase kishte kuptuar se populli i Mirditës mund të gjendej i masakruar. Letra e nisur prej tij jep më shumë informacion rreth kësaj çështjeje dhe na sjell edhe letrën e përpunuar nga mirditorët, së bashku me Dom Ndre Mjedën. Materiali i plotë do të botohet në librin për Abatin, ose në revistën “Mirdita”.
Dr. Nusha Zhuba.

Letra e Abatit Preng Doci
(marrë nga Arkivat e Vatikanit, Propaganda Fide, e perkthyer nga dr. Nusha Zhuba)

Me hidhërim të madh, jam i detyruar t’ju njoftoj, Shkëlqesia Juaj e Nderuar, se një prift i klerit të Abacisë, i quajtur Don Andrea Mjeda, është kompromentuar përpara Qeverisë Perandorake të Sulltanit, sepse ka shkruar në emër të Senatit dhe krerëve të Mirditës një apel drejtuar qeverive dhe popujve të Evropës dhe e ka shpërndarë vetë atë në konsullatat e ndryshme të huaja të këtij qyteti. Është e sigurt se asnjë person, qoftë i klerit apo i popullit, nuk dinte asgjë për këtë apel dhe për përmbajtjen e tij, duke qenë se ishte informuar vetëm prej dy individëve me famë të keqe në këtë vend, me sugjerimin e të cilëve Don Andrea thotë se e ka përhapur atë.

Providenca deshi që unë të kuptoj se çfarë po ndodhte dhe të arrita në kohë për të ndaluar një katastrofë të pariparueshme, veçanërisht pasi një rrethanë e mjerueshme, e cila për një kohë të gjatë kishte mbajtur marrëdhëniet midis këtij vendi dhe Qeverisë Lokale të Shkodrës shumë të tensionuara, dhe që kishte shkaktuar një gjendje pothuajse rrethimi për Mirditën, i dha besueshmëri faktit se kjo thirrje ishte e vërtetë dhe autentike. Kjo i dha kësaj Qeverie një arsye urgjente për të sulmuar Mirditën si një krahinë rebele dhe në revoltë të plotë, pasi Pasha, Guvernatori i Sjellshëm i Shkodrës, e kishte tashmë në zotërim atë thirrje (thuhet se e mori përmes konsullatës ruse), sapo u shpërnda në konsullatat e huaja. Dhe duket se atij iu tha se Austria dhe Kleri në Shqipëri ishin ata që në veçanti po përgatisnin të njëjtën gjë.

Një provë e vogël për këtë është fakti që një nga postierët e mi, duke zbritur në Shkodër, u arrestua më 13 të këtij muaji dhe letrat e mia u hapën nga vetë Pasha. U dëgjuan britma se më në fund ishin zbuluar: “Akuzë për agjitacion dhe intriga në Mirditë!”. Për fat të mirë, në ato letra ishte edhe ajo drejtuar Pashait, të cilën e mendova të përshtatshme t’ia bashkëngjis Shkëlqesisë Suaj, së bashku me apelin e lartpërmendur dhe një deklaratë nga Don Andrea Mjeda, i cili nuk është lejuar të largohet nga territori i Abacisë së Mirditës për momentin, sepse ende nuk janë të njohura situata e vendit dhe rrethanat në të cilat ndodhem.

Duke mbërritur mëngjesin e datës 15 të këtij muaji në Vig, rezidenca famullitare e Don Andrea Mjedës, nuk vonova shumë për të marrë një rrëfim të plotë të fajit të tij, prej tij vetë në praninë e Don Domenik Kolecit dhe Don Paolo Trieshit, të cilët e kishin shoqëruar qëllimisht. Ai më shpjegoi se ishin Pren Curri dhe Bib Meli ata që kishin frymëzuar idetë që ai shprehu në letrën e lartpërmendur drejtuar qeverive dhe të krishterëve të Evropës. Të cilët i ishin betuar se ishin ngarkuar nga Senati (Pleqtë) dhe Krerët e Mirditës që të shkruanin atë apel me ato ‘ide’ dhe t’i bashkëngjisnin datën “Në Shpal, më 26 shkurt 1902”, ku atë ditë kishin ndër mend të mblidhnin të gjithë burrat e Mirditës dhe t’i bashkëngjisnin edhe firmën e Senatit dhe të krerëve të Mirditës.
Abat Preng Doçi, shkurt 1902

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest