Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shkrimtari francez i vitit 1901 Degrand, pema gjeanologjike që derën fisnike të Gjomarkajve i lidh me Dukagjinët e Skënderbeun

Dr. Nusha Zhuba me burimet e Vatikanit për derën kapidanore të Gjonmarkajve: një kontribut i çmuar në historinë shqiptare

Nga Pirusti News
3 194 Shikime
SHPERNDAJE

Natyrisht është folur gjatë për historinë dhe gjenealogjinë e derës kapidanore të Gjonmarkajve, por, sado të jetë folur e shkruar, kjo dinasti përfaqëson një univers që duket se do të kërkojë ende shumë kohë për të kuptuar plotësisht rëndësinë e saj në historinë e shqiptarëve.

Ajo ka qenë aq e rëndësishme, sa edhe në kohë shumë të largëta është marrë në shqyrtim dhe është shkruar gjerësisht për këtë familje. Është e qartë se për shkak të rolit të saj të spikatur në histori, si një degë e Dukagjinëve e vendosur në trojet mirditase, ka nxitur historianë dhe shkrimtarë të kohës të na lënë disa thesare të shkruara, që gojdhënat të mos mbeten vetëm në kuadrin e traditës gojore.

 Si zakonisht, ky lajm bëhet i njohur për opinionin publik falë punës këmbëngulëse dhe të palodhur të Dr. Nusha Zhuba, e cila duket se e ka ndërtuar tashmë “çatinë e saj” në ambientet shumëkatëshe të Propaganda Fide në Vatikan.

Në gjetjen e saj të rradhës Dr. Nusha Zhuba thotë se në librat e ndryshëm është shkruar për këtë familje emërmadhe, dhe është një nga familjet më të dëgjuara, saqë autorë të huaj e rendisin atë krahas familjeve më të njohura si Kastriotët, Toptanët, Balshajt etj. (shen im. andoja)

Në vijim shkrimi i sjellë nga Nusha Zhuba për Pirusti News.

Në vitin 1901, autori francez Alexandre Degrand na sjell gjenealogjinë e kësaj familjeje.

Në dokumentet e Vatikanit, kjo familje është një nga të parat që çon letra drejt Romës, dhe prezantohet si:
“Vojvoda i Oroshit dhe i Pari i Katolikëve të Lezhës”, firmosur nga Gjoni, Marku i vitit 1790.
Pra, ishte i katërti brez, kur prezantohet në mënyrë zyrtare në Romë.

Ajo që bie në sy tek kjo familje është se dy të tretat e pjesëtarëve kanë vdekur nga vrasjet, dhe shumë pak kanë mbijetuar, duke kuptuar edhe pse është një nga familjet më të mëdha të Veriut.

Linja familjare:

  1. Mark Pali
  2. Kol Gjok Marku (i biri i Mark Palit)
  3. Mark Kol Gjoka (i biri i Kol Gjokës)
  4. Gjon Marku
  5. Llesh Gjoka (vdiq i vrarë)

Llesh Gjoka pati tre djem:

  • Preng Lleshin
  • Llesh Gjokën (ose Lleshin e Zi)
  • Dodë Lleshin

Linja e Preng Lleshit:

Preng Lleshi pati dy djem:

  1. Dodë Prenga (i helmuar)
  2. Nikoll Prenga (i vrarë nga Lleshi i Zi)

Nikoll Prenga pati dy djem:

  1. Bib Doda
  2. Dodë Doda (vdiq i ri)

Bib Doda pati një djalë:

  1. Preng Bib Doda

Lleshi i Zi:

Lleshi i Zi pati këta fëmijë:

  1. Dodë Lleshi – i vrarë
  2. Mark Lleshi – i vrarë (la një djalë: Gjon Marku)
  3. Ndue Lleshi – u vra në të njëjtën ditë me Dodën

Linja e Gjon Markut (i biri i Markut të Lleshit të Zi):

  1. Llesh Gjoni – i vrarë
  2. Marka Gjoni
  3. Ndue Gjoni
  4. Dodë Gjoni – i vrarë më 24.06.1896

Llesh Gjoni pati:

  • Dodë Lleshi
  • Preng Lleshi

Marka Gjoni pati:

  • Gjon Marku

Ndue Gjoni pati:

  • Dy djem

Dodë Gjoni pati:

  • Dy vajza

Libri është i vitit 1901, prandaj nuk ka të dhëna për pasardhësit pas atij viti.

Pjesa në frëngjisht:

Serait, d’après la tradition, de famille des chefs de Mirdita, un fils de Paolo Ducagini, fils de Stefanoi (Hopf semble avoir perdu sa trace). À en croire une légende rapportée par Hecquard, ce Stefanoi serait ce prince qui aurait passé le reste de sa vie dans une grotte, près de l’église de la Madone de Dagnum.

Exilé à Costamouni (Asie Mineure), depuis 1883.
Exilé à Mossoul, octobre 1897.

L’auteur des “Researches in the Highlands of Turkey” affirme, sans tenter de le prouver, que la famille des chefs de Mirdita descend de Scanderbeg.

Përkthimi dhe përmbledhja shqip:

Sipas traditës, Mark Pali nga familja e krerëve të Mirditës do të ishte një bir i Palë Dukagjinit, biri i Shtjefnit (shkrimtari Hopf duket se i ka humbur gjurmët). Sipas një legjende të raportuar nga Hecquard, ky Shtjefni do të ishte princi që kaloi pjesën tjetër të jetës në një shpellë, pranë kishës së Zojës së Dagnumit (Deja).

Prenk Bib Doda ishte në internim në Costamouni, Azi e Vogël, që nga viti 1883.
Marka Gjoni ishte në mërgim në Mosul, tetor 1897.

Autori i librit “Researches in the Highlands of Turkey” (Kërkime në Malësitë e Turqisë), pa u përpjekur ta vërtetojë, pohon se familja e krerëve të Mirditës rrjedh nga Skënderbeu.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest