Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Gegët – nga Gilgamesh-i te Homeri dhe mitologjia greke

Një udhëtim 6 mijëvjeçar në gjurmët e një emri që lidhet me forcën, madhështinë dhe legjendën.

Nga Pirusti News
717 Shikime
SHPERNDAJE

Emrat e fiseve para–ilire përmenden për herë të parë në betejën e Kadeshit në Azinë e Vogël, rreth vitit 3200 para Krishtit, ku faraoni Ramses III lartëson “fitoren” e tij në shtyllat monumentale të tempujve të Abou Simbel, Karnak, Luxor dhe Abydos. Mes fiseve të përmendura janë edhe Shardanët dhe Ashenët (spartanët).

Megjithatë, rrënjët e emrit Gig – nga ku rrjedh edhe Geg – shfaqen shumë më herët. Në poemën sumeriane “Gilgamesh” (rreth vitit 4200 para Lindjes së Krishtit), një varg thotë: “En dim² gig’ki” – që përkthehet: “Unë flas geg”. Emri Gig këtu lidhet me shpjegimin e autorit: Gil ka mesh = “Gila ka pyetje për Zotin”.

Sipas vëzhgimeve të hollësishme të Pashko Vasës, emri Giga (geg) përmendet edhe në “Iliadën” e Homerit, ku thuhet: “Përtej maleve të Akrokeraune (Ἀκροκεραύνια) banojnë gjigantët”. Kjo tregon se dikur vendbanimet e Gegëve nuk kufizoheshin vetëm në Gegërinë e sotme, por shtriheshin nga jugu i Shqipërisë (vargmalet jugore) e deri në gjithë Epirin e poshtëm e të sipërm.

Pashko Vasa ishte i pari që theksoi se fjala Geg lidhet me greqishten e vjetër gigas (Γίγας), e ruajtur deri sot në mbiemrin “Gjika” në toskërisht, që në greqishten e lashtë do të thotë “gjigant” – njerëz me gjoks të gjerë e trup të madh, ashtu siç i përshkruan Homeri.

Nga pikëpamja gjuhësore, Gik dhe Geg janë pothuajse të njëjta fjalë, por me nuanca të ndryshme. Gjik vjen nga fjala shqipe gji, duke iu referuar popullsive të hershme bregdetare që jetonin në gjire e shpella të thata, të përshtatshme për banim, duke u marrë me peshkim e gjueti detare. Ndërsa Geg (Gi-eg) lidhej me popullsitë e maleve, më të fuqishme e më të ashpra, që jetonin pranë liqeneve apo kthesave të lumenjve dhe merreshin me gjueti kafshësh të egra – prandaj edhe kuptimi “i madh dhe i egër”.

Ky është një shembull tipik se si gjuha primitive krijonte fjalët: Gi (gjiri i femrës), Gī (ngop, ushqej) dhe Gî (gjiri i detit, liqenit apo i malit/shpellës).

Në mitologjinë greke dhe romake, Gígas (Gegët) – të njohur edhe si Gigantes (Γίγαντες) – ishin një racë e fuqishme dhe e egër, më e madhe se racat e tjera, e aftë të përballej edhe me zotat olimpikë. Kjo është arsyeja pse në mitet greke lufta e tyre quhet Gigantomachie. Sipas Hesiodit, gjigantët ishin bijtë e perëndeshës së tokës Gaia, të lindur nga gjaku i Uranit (qiellit), pasi ky u kastrua nga i biri, Gegu i quajtur Kronos – prej të cilit mendohet se vjen edhe emri i qytetit të Krujës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest