Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Rexhep Qosja në Mirditë: Debatet, e vërteta dhe fjala e akademikut për identitetin shqiptar

Nga Pirusti News
13 761 Shikime
SHPERNDAJE

Intervistoi: Aleksandër NDOJA

Botuar në gazetën “Tirana Observer”, 23 prill 2013

Prejardhja dhe dëshmia e akademikut

Rexhep Qosje:
“Më sëpari unë jam vetë me prejardhje katolike, jam vuthjan, i përkas në vijë të drejtë Gjon Balës, i cili ka ardhur prej Kelmendit dhe është vendosur në Vuthaj. Aty janë dy fshatra katolike, njëri është quajtur Vishnjeva, dhe një fshat tjetër quhet Dolm”.

Reagimet për vizitën në Mirditë

Sapo u lajmërua se akademiku Rexhep Qosja, gjatë gjatë një tuori në Shqipëri, përveq Tiranës do të ndalej edhe në Mirditë, pati reagime të ndryshme, madje dhe në kundërshti të forta me njëra tjetrën. Të parët ishin ata që nxitonin për të zënë vend në sallën e madhe mbi 300 vendeshe të Qëndrës Kulturore në Rrëshen, për tu takuar dhe dëgjuar mendimin e akademikut Rexhep Qose, ndërsa një kategori tjetër, krejt e pakët në numër bluante predha tymuese në blogje interneti, të denja vetëm për gjirizete te llumnajës intolerante e arkaike, që ende gëlon si dhuratë e së shkuarës së largët apo të afërme.

Rexhep Qose anti-shqiptar, Qose kundër Kadaresë dhe europianizimit. Qose anti – katolik dhe për pasojë nuk ka vënd në Mirditë etj.

Pritja përballë polemikave

I gjendur në këtë trysni dhe disi i habitur, nuk më mbeti tjetër veçse ti bëja një “pritë” për ta pyetur konkretisht akademikun e shquar, se çfar kishte ai me Mirditën, mirditasit apo dhe Kadarenë. E dija që akademiku i shquar i shqiptarëve kishte një listë të gjatë botimesh prej 25 veprash që nisin me “Vdekja me vjen prej syve të tillë” dhe deri tek vepra më e fundit “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si duhet të jenë”, të gjitha të botuara tek shtëpia botuese “Toena”, pa folur për botimet eTij më të hershme, në Prishtinë e kudo.

E dija se përveqse akademik, Rexhep Qose është kontriubues i çështjes sonë kombëtare, duke qenë edhe në kryesinë e delegacionit të Rambujesë, ku u vulos fati i shtetit të pavarur të Kosovës, por edhe si drejtues i disa institucioneve që kanë të bëjnë më shumë me artin dhe kulturën. Kisha ndjekur debatin e Tij me Kadarenë, por edhe se kisha qenë dhe jam në anën e këtij të fundit, e dija që debati bëhej mes dy kolosëve të letrave shqipe, pasi asnjëri veç e veç nuk mund të debatojnë me llumërat blogjiste të lirisësë shfrenuar online.

Kujtesa dhe hipokrizia e akuzuesve

Mendja me mbeti sidomos te disa komentues të “të reformuar” që bënin thirrje që armiku i Mirditës të mos hyjë atje, se do ishte mëkat. Mu kujtua se baballarët e këtyre artikuluesve me emër e mbiemër, me dorën e tyre, në emër të ideologjisë komuniste kishin pushkatuar mirditorë, i kishin qeverisur me dorë të hekurt, dhe kishin marrë përfitimet e kohës, jo në emër të korrupsionit siç ndodh sot, por edhe me keq, në emër të gjakut dhe jetëve njerezore.

Habitem edhe sot se pse këta pseudomirditas qe veshin tis-in e pseudo katolikut, dhe nese do bija ne batakun e tyre do u thoja pse heshtën, apo harrojnë se ai i tyre ka mbushur edhe në këto momente përrenjtë e luginës së Fanit me qindra turq për ndërtimin e një hidrocentrali, madje jane vendosur tabela të shumta në gjuhën turke gjatë gjithë rrugës, ndërsa kohë më parë kjo luginë u mbush me plot dymijë flamuj turq, në pritje të Erdoganit për inagurimin e “Rrugës së Kombit”.

Atëherë përse akademik Rexhep Qose nuk duhej të hynte në Mirditë, sipas këtyre shpëtimtarëve të Mirditës, çfar i kishte bërë ai Mirditës dhe kush i ka bërë dëm Mirditës, këta që kanë vrarë mirditas dhe sot qajnë me lot krokodili, apo Rexhep Qose?

“Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si duhet të jenë”

Përgjigja e parë vjen sapo nisësh të shfletosh librin më të fundit, “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si duhet tëjenë”. Po, po, Rexhep Qose duhet të shpallet heretik, duhet të mos lejohet të prekë Mirditën dhe as Shqipërinë. Po, po, Rexhep Qose ka bërë mëkat, ka thënë të vërtetën.

Në veprën e Tij shkruhet e bardha mbi të zezë që në faqen 16 se:

“Shqipëria do të bëhet shtet normal, domethënë shtet i shëndoshë vetëm kur të çlirohet prej patologjisë politike, që  – Ben Alia shqiptar, të cilit nuk i mjaftojnë 20 vite pushtet despotik në Shqipëri!. Sapo e dëgjova këtë Ben Ali duke gënjyer për demonstratën. Çadra pistoletë! Stilolapsa pistoletë! Thika hemuese! Për imagjinatën gënjeshtare të kryeministrit, protestuesve u munguan vetëm kaqushat e Luftës së Dytë Botërore”.

Pra ai nuk meriton asgjë, se nuk e krahason kryeministrin me Skenderbeun, ashtu si disa bashkqytetarë të tij, që ende vuajnë sidomos nga sindroma e Stokhomit, apo kulti i individit.

Takimi në Mirditë

E ndërsa Akademiku i urtë Qose vjen në Mirditë, nuk bën asnjë përpjekje për ti shpëtuar pritës sime. I qetë dhe shumë i qartë, shpërndan tymnajën për akuzat imagjinare.

Duke folur për Mirditën, Akademik Rexhep Qosja u ndal kryesisht në dy figura, tek ajo e Abat Prend Doçit dhe e Dom Nikoll Kaçorrit. Duke vijuar më tej, Rexhep Qose tha se Mirdita është një krahinë që ka nxjerrë ndere e dinjitete të lavdishme, që e ka nderuar kombin shqiptar.

Duke u ndalur si studiues i letërsisë, Akademiku Qose tha se Mirdita ka lindur Prend Doçin, një rilindas i madh; Mirdita ka lindur Dom Nikoll Kaçorrin, këtë figurë të madhe e Rilindjes Kombëtare, i cili është njëri prej nismëtarëve, njëri prej ideologëve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare i cili kaqënë në të gjitha nismat që kanë sjellë pavarësinë e Shqipërisë.

Pikëpamja për fenë dhe identitetin

Në vijim, pasi Rexhep Qose u informua se Mirdita në 99% të territorit të saj i përket religjonit katolik, ai tha se:

“Më sëpari unë jam vetë me prejardhje katolike, jam vuthjan, i përkas në vijë të drejtë Gjon Balës, i cili ka ardhur prej Kelmendit dhe është vendosur në Vuthaj. Aty janë dy fshatra katolike, njëri është quajtur Vishnjeva, dhe një fshat tjetër quhet Dolm.”

E dyta, koncepti im e ndoshta nuk është mirë për mua, por unë nuk e ndjej veten njeri fetar. Unë kam theksuar një gjë, ne e kemi fenë tonë, është shqiptaria. Ky është besimi im, nuk jam fetar.

Unë e kam theksuar se nëse shqiptarët përfaqësojnë shumë ndarjet fetare, kalojnë në idologjinë e shpërbërjes, e theksoj të shpërbërjës.

Feja është një e drejtë themelore njerëzore, nuk kemi të drejtë të bëjmë vërejtje për fenë që zgjedhin njerëzit, por nuk kemi të drejtë edhe t’ua imponojmë fenë. Këtë e kam theksuar në një libër, dhe ma kanë prit keq.

Unë nuk jam dhe për futjen e mësimit të fesë nëpër shkolla, pasi na bie që ti ndajmë nxënësit, sipas feve që praktikojnë.

Përgjigjja ndaj kritikëve

I pyetur se si do i përgjigjesh atij opinioni që shprehet se ju jeni përkrahës i ideve që vijnë nga Orienti, akademik Rexhep Qose tha se për këtë më mirë flet vepra ime, e jo ata që mendojnë kështu. Atyre u them urdhëroni e lexoni veprën time.

Në lidhje me idetë e hedhura sipas të cilave shqiptarët duhet me ju kthyer fesë së parëve, Qose thotë se ai që don është mirë ti kthehet, por zyrtarisht, shtetërisht, administrativisht, nuk kemi të drejtë t’ua kërkojmë. Ajo është çështje individuale e cilitdo, por dhe përdorimi i fëmijëve si për çështje fetare, por edhe politike është i pa pranueshëm.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest