Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Robert Çamçakezi” i ri: nga premtimet te “Horizonte të hapura” te komentet pa horizonte.

PIRUSTI NEWS – OPINION

Nga Pirusti News
1 106 Shikime
SHPERNDAJE

Aleksandër NDOJA

Ka njerëz që koha nuk i ndryshon, vetëm i përditëson: nga rrugica e lagjes dikur, sot  në Facebook, nga zëri në tavolinat e kafeneve, sot te tastiera në errësirë. Dhe në këtë version të ri të realitetit tonë publik, “Robert Çamçakezi” nuk është më thjesht një kujtim filmi nga “Horizonte të hapura”, por një model i riprodhuar me sukses në miniaturën njerëzore.

Sepse dikur, ky tip “Roberti” kishte një talent të veçantë. Shoqëronte liderin e madh nëpër takime lagjeve të Tiranës dhe mjeshtërisht pas një a dy fotove të publikura  dinte të bënte pazar me shpresa. Rreth tij mbanin veshët dhe sytë hapur shumë veta, sidomos ata të rrethit të tij me të cilët ndan mejhanet e cepeve tiranase, sepse dinte ti manipulonte për gjithçka, teksa dikë e “caktonte” drejtor, tjetrin ministër, por dhe roje me “perspektivë”, madje edhe ndonjë vend i improvizuar në ujësjellës, vetëm që lista e ëndrrave të dukej si realitet administrativ.

Pra një lloj “reformatori i punësimeve imagjinare”, që e shiste të ardhmen si kioskë lagjeje.

Por si në çdo film me titull optimist dhe fund realist, “Horizonte të hapura” i kohës së vet nuk i hapi asgjë askujt përveç iluzioneve. Lideri u zhduk nga skena, bashkë me të ranë edhe premtimet e enukut Robert, që s’kishin as firmë, as vulë, as gravitet.

Dhe aty fillon pjesa më e bukur e evolucionit: transformimi i “Robert Çamçakezit” në versionin demokratik të zhurmës.

Sot nuk jep më vende pune, por jep opinione falas (sido të pavlera). Nuk shpërndan më poste, por  shpërndan nerva. Nuk premton më ministri, por tenton përçarje e fyrje në komente. Dhe më e bukura: sa më shumë s’i dëgjon njeri, aq më shumë mendon se po “dridh opinionin publik”.

Një talent i rrallë: të jesh i parëndësishëm, por të sillesh si qendër graviteti.

Dhe ironia kulmore….. Dikur mbanin veshët hapur për premtimet e tij. Sot i mban vetëm tastiera gjallë. Sepse pa zhurmë, nuk ka ekzistencë. Pa konflikt, nuk ka identitet. Pa sulm, nuk ka profil.

Në fund, këta tipa janë si një imitim i keq i filmit komunist “Horizonte të hapura: i njëjti personazh, por pa skenar, pa regji dhe pa publik. Vetëm me një buton “post” që ngatërrohet me rëndësinë.

Dhe publiku… Publiku i ka kuptuar prej kohësh këto role të ricikluara: shumë zë, zero përmbajtje; shumë nerv, pak mendim; shumë prani virtuale, mungesë totale reale.

Sepse në politikë, në shoqëri dhe në rrjete sociale, një e vërtetë nuk vdes kurrë:
ata që dikur premtonin vende pune… sot kërkojnë me çdo kusht një vend në vëmendje. Keq për ta, apo për të..!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest