– Gojtaria është shumë e vështirë, por para mirditorëve është jashtëzakonisht e rëndë. Mirdita nuk është si Zvicra, as si Spanja, as si Gjermania, por është një komb me shumë krahina.
Ka krahina që njihen për bujqësi si Myzeqeja, për dolli si Labëria, për humor si Shkodra, për nikoqirllëk si Korça, por ka vetëm një krahinë që njihet për mëvjet dhe kjo është Mirdita. Më lejoni të bëj një korigjim: “ Më thonë se Revista Mirdita i ka kapërcyer kufitë. Jo. jo… as Biblioteka e Babilonisë nuk mund ta përfshi, Mirditën. Kaq histori vertikale 2002 vjeçare ka saqë i ka rezistuar vlerave, gjuhës, identitetit, raporteve, zakoneve, traditës, normave, bukurisë, estetikës, krijimtarisë, filozofisë, moralit.
– Nëse jemi shqiptarë, jemi se kemi Mirditë. Ju do të thoni se nuk jam mirditor. Gaboheni shumë rëndë. Unë jam në zemër të Mirditës se unë jam në Maje të Shalës.
– Atje ku i thonë Mirdita, atje është Mirdita. Mirdita fillon te vija e Theodhosit dhe shkon deri në Danup. Mirdita fillon me qytetet helene dhe shkon te ligubistrica në Slloveni.
— Mirdita është ndër katërt fiset e mëdha të Perandorisë së Madhe Romake, që janë ilirët. Mirdita është vendi që mbanë emrin e arbërve, njerëz me zemër të bardhë, me mendje të bardhë, me veshje të bardhë, me shpirtë të bardhë, me kostum të bardhë.
– Nëse jemi kto që jemi, jemi se kemi Mirditën nëse jemi ato që duhet të jemi, jemi nëse e ruajm Mirditën

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

