Qëllimi i publikimit të kësaj video ka karakter arkival e historik, ku përmes saj shumë punëtorë dhe drejtues te asaj kohe mund te shikojne veten (ata që ende jetojnë) ndërsa shumë te tjerë mund të njohin prindrit apo të afërmit. Në minutat e fundit janë edhe nje grup fëmijesh, ndërsa sot janë 53 vjet më të mëdhenj.
Uzina e Bakrit Rubik ishte krenaria e industrisë shqiptare, aty ku prodhohej bakri i pasur shqiptar, e më pas merrte udhë për të prodhuar telin e Shkodrës, por dhe ku çdo vit afro 1, 5 kv ar në linkota dërgohej për në bankën e Shtetit.
Industria e bakrit në vend prodhonte çdo vit: (sipas Wikipedia)
1 milion ton mineral bakri e piriti
50 mijë tonë koncetrat bakri
12-15 mijë ton bakër elektrolitik
8 -10 mijë ton tela dhe kabllo
20-25 mijë ton acid sulfurik
3-4 mijë ton tunxhe dhe bronze, etj
12 mijë të punësuar
1,5-2 milion dollarë neto përfitoheshin nga metalet e çmuara
1 ton bakër për 200 banorë realizonte Shqipëria

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

