Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Njihuni me Gladiola Dona, zonjën që ka hapur akademinë e mikpritjes, shkollën që të mëson rregullat e etikës

Nga Pirusti News
1 278 Shikime
SHPERNDAJE

Marrë nga Living.al

Ndërsa në vendin tonë po kërkoheshin profesionistë në fushën e Hoteleri- Turizmit, Gladiola kuptoi se ishte koha e duhur për të hapur kurset; tashmë me më shumë përvojë dhe e kompletuar profesionalisht, ndonëse nuk ishte shkëputur asnjëherë nga bota e hotelerisë, qoftë edhe si konsumatore. Dashje pa dashje, ajo është kthyer në një kritike ose vlerësuese ndaj shërbimit që merr. Miqtë gjithmonë presin që ajo të provojë dhe të zgjedhë verën në tryezë, të bëjë komente apo sugjerime për shërbimin e ofruar, se si duhej të ishte sjellë kamerieri, si duhej të kishte vepruar, si foli, qëndroi, buzëqeshi, si e vendosi pjatën, e të tjera. “Gjithmonë e kam ndarë me shumë kënaqësi dijen time me të tjerët. Në Shqipëri ka nevojë për recepsionistë, kamerierë, baristë, hotelierë profesionistë dhe kjo më nxiti të mendoja se ose do t’i bëja tani këto kurse, ose asnjëherë.”

Kështu, iu përvesh punës dhe u ul të shkruante. Hapi librat e shkollës që kishte studiuar në Austri, bleu libra të rinj dhe krijoi programet për kurset. “Me hapjen e kurseve, vumë re se ata që kanë investuar në biznese, hotele, bare, restorante dhe nuk ishin të kësaj fushe, kishin nevojë për konsulencë. Kishte ardhur koha që ata të mësonin se si duhej të funksiononte biznesi i tyre apo të kërkonin që stafi të ishte më i përgatitur, duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve për një shërbim më cilësor.” Nga kurset e këtyre dy viteve kanë dalë shumë profesionistë me të cilët është krijuar edhe një komunitet, me qëllimin për të ndarë eksperiencën dhe zhvillimet e reja, për të ofruar një shërbim më të mirë.

“Sot, një kamerier nuk është vetëm një person që sjell dhe merr pjatat, por një person që duhet të ketë një kulturë shumë të gjerë, të dijë më shumë se konsumatori, për ta mahnitur atë: si ekuilibrohet shija, pse kombinohet një produkt me një tjetër. Kështu, gjithçka merr kuptim dhe gjërat lidhen me njëra-tjetrën, si për shembull: pija me ushqimin, me shërbimin, me ambientin dhe muzikën. Unë dua që njerëzit që zgjedhin të bëjnë këtë punë, të angazhohen me gjithë pasionin e tyre.” Vitet e fundit, në Shqipëri është përmirësuar dukshëm kultura e shërbimit, ashtu siç është rritur edhe niveli i konsumatorit, dhe nuk duhet të jesh patjetër profesionist për ta kuptuar këtë. Tani kamerierët kanë uniforma të këndshme dhe kur hyn nuk të drejtohen me fjalët: “Si jeni? Mirë?”, por të mirëpresin duke thënë: “Përshëndetje!

Mirë se erdhët!” Veç kësaj, ata kanë filluar të komunikojnë më shumë dhe të sugjerojnë. “Profesioni i kamerierit ka filluar të shihet si afatgjatë dhe jo më si
punë me kohë të pjesshme. Kështu, edhe ata që e zgjedhin, investojnë shumë për t’u përmirësuar e për të dhënë më të mirën.” Ndonëse me një ditë të ngarkuar, nga mëngjesi deri në mbrëmje, mes administrimit të një shkolle dhe kurseve e orëve të mësimit që ajo jep aty, nuk heq dorë asnjëherë nga pasioni i shërbimit qoftë edhe në familje. “Kur shtroj tryezën në shtëpi, nëse marr dy pjata njëkohësisht, nuk i mbaj një në dorën e majtë dhe një në të djathtën, por i mbaj si kameriere: të dyja pjatat në të njëjtën dorë.” Gladiola është nënë e dy fëmijëve: Meit, e cila është në klasën e tretë dhe Roanit nëntëmuajsh. Ajo përpiqet që tryeza për ta dhe bashkëshortin të shtrohet sipas rregullave të etikës dhe mbi të gjitha, të ketë ushqim të shijshëm. Gatimi është një pasion tjetër që u rrit me shkollën e Hoteleri- Turizmit dhe ndonëse jo të shpeshta, drekat dhe darkat mes miqsh të shtruara nga Gladiola janë një spektakël në dukje dhe në shije. Duke e dëgjuar, gati-gati dua të regjistrohem edhe vetë në këto kurse. Ajo thotë se ofrohen disa kurse për zonja e zonjusha ku në disa orë, mund të mësosh se si të konsumosh e të njohësh verën, cili është protokolli për një darkë pune dhe etika e shërbimit dhe e konsumimit.
Sa më shumë e dëgjon, aq më shumë bindesh se herët a vonë, do të biesh në grackën e pasionit të saj, pasi kupton se këto gjëra të vogla në dukje, të bëjnë të
jetosh bukur

Kjo tryezë është shtruar për një menu me tri pjata. Për pjatën e parë janë shtruar piruni dhe thika të vendosur në skaje. Ata janë më të vegjël se piruni dhe thika tjetër, që përdoren për pjatën kryesore, dhe janë vendosur pranë pjatës. Në krye qëndrojnë gjithmonë piruni dhe luga e ëmbëlsirës. Kujtohuni gjithmonë që piruni vendoset poshtë lugës. Gota e verës vendoset 2 cm mbi thikën e madhe, ndërsa gota e ujit anash, pak më poshtë saj. Tavolina mund të dekorohet me degë pishash, pisha të thara e zbukurime të stinës, pse jo, edhe të mbledhura vetë në natyrë.
NGA Brunilda Lahe | FOTOGRAFIA: Armand Habazaj  VENDNDODHJA: Restorant Living

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest