Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Gjergj Doçi aktori mirditor i “Aleksandër Mojsiut” shkëlqen në Glasgou me “Pllumit “Rrnoj për me tregue”.

Nga Pirusti News
1 287 Shikime
SHPERNDAJE

Gjergj Doçi më 7 janar 2018 ndau me bashkatdhetarët shqiptarë në kryeqytetine  Skocisë Glasgou monodramën “Rrëfime” bazuar në librin me kujtime të At Zef Pllumit “Rrnoj për me tregue”.

Gjergj Doçi aktori mirditor i “Aleksandër Mojsiut” të Durrësit, me lojën e tij aktorale u ofroi një surprizë të këndshme shqiptarëve-anglezë pas festave të fundvitit. Monodrama për shkak se ishte e përkthyer në anglisht ishte tërheqëse edhe për miqtë anglezë (skocezë) të emigrantëve tanë në Glasgou.

Ta fillosh vitin e ri me art dhe me një lojë aktoriale majft cilësore është realisht një fillim i mbarë për emigrantët tanë në Skoci.

Dalja e aktorit të klasit të parë Doçi në “eksport” me këtë monodramë tregon edhe një herë se sa shumë mundësi ende të pashfrytëzuara ka arti ynë, teatri ynë, për tu ngjitur në skenat e perëndimit, qoftë edhe para një publiku të përzjerë sic ishte ai shqiptaro-skocez, që duartrokiti me respekt lojën e ndjerë aktoriale të Gjergj Docit në skenën e Glasgout.

/GJERGJ THANASI City-News

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest