Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

PUSHONI RRIÇNA..! Opinion nga ing. Mark Zefi.

Nga Pirusti News
1 508 Shikime
SHPERNDAJE

– A është kjo gruaja rumene që arrestoj mbi 80 ish ministra, zv/ministra, parlamentarë e zyrtarë të tjerë të lartë hajdut e kriminel, që shfrytzuan pushtetin për të vjedhur popullin e pasuritë kombetare të Rumanisë, mbas rënies së Nikolae Çausheskut..!!?

Është e spiegueshme kundërvënia që i ban klani i ish-pushtetarëve dhe ai i një pjese të mirë të pushtetarëve e zyrtarëve aktualë, me të gjitha veglat që kanë në dispozicion. Shqipëria është më e kapur nga krimi se edhe Rumania, veçse disa herë më e vogël si teritor dhe si popullsi. Kjo zonjë që u shpall heroinë, për suksesin e arritur në luftën kundër kriminelëve të veshur me pushtet e pushtetarve hajdutë të vendit të saj, nuk duhet të shkelë në pronat pashallarve kriminelë e hajdut të pa ngopur shqiptarë, se mund të ofroj eksperiencën e saj, gjë që rrezikon lulëzimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale e vjedhjeve nga këta carahoshë, që për pak sa nuk deklaruan paprekshmërinë e tyre.

Rumunët me të cilët ne emigrantët punojmë, krenohen me emrin e saj, duke e konsideruar shpëtimtare të kombit të tyre. I pa spiegueshëm është prononcimi kundër ardhjes së saj në vendin tonë, nga disa intelektual të cilët vetëm përse kanë fshirë me gishtin e shëllinës ndonjë pjatë të mbetur nga gostitë e ish shefave të tyre të djeshëm e të sotëm, janë shëndruar në togë bersalierësh në mbrojtje të kupolës së krimit të ish pushtetarëve e zyrtarëve të lartë të çdo ngjyre. Kësaj nuk dihet çfar emri ti vemë, përveçse në se do ti quanim rriçna të demokracisë dhe përparimit mbarshoqror të vendit.

Për mendimin tim arkitektët e kësaj gjëndje të mjerueshme për popullin e vendin tonë, nuk do të kenë mundësi ti shmangen shënjestrës së drejtësisë, të menagjuar e mbështetur nga humanizmi dhe vullneti i mirë i mikut historik të Shqipërisë, që është Amerika e Willsonit, Bejkerit dhe të pa krahasueshmit e të paharrueshmit për jetë, nga cilido që e ndjenë vehten krenar përse është shqiptar, “sorosianit” Bill Clinton. Ndërsa atyre leshterikëve, që në kor bretkosash ju mbajnë zjarrin ndezur me flet kashtë krimineleve hajdut, mendoj se mjafton të ju thuhet:

Pushoni rriçna !

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest