Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Gjovalin Loka emërohet drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike, në Policinë e Shtetit

Nga Pirusti News
3 888 Shikime
SHPERNDAJE

Gjovalin Loka emërohet drejtor i Gjovalin Loka, në Policinë e Shtetit

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në strukturat e Policisë së Shtetit Gjovalin Loka prej ditës së sotme merr një nga detyrat më të rëndësishme në këtë strukturë. Me një urdhër të firmosur nga kryepolici Ardi Veliu, Gjovalin Loka është emëruar drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Qaton, icili ka marrë me herët drejtimin e Policisë së Elbasanit. Gjovalin Loka, drejtori i ri i Sigurisë Publike ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit dhe mban gradën e lartë “Drejtues i Parë”.

Ai ka mbajtur postin e shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë. Përveç Shkodrës, Loka ka drejtuar dhe disa drejtori mjaft të rëndësishme policie, siç është ajo e Vlorës dhe e Lezhës. Gjovalin Loka ka qenë Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vitin 2013, ndërsa pas kësaj detyre ai u çua në Shkodër, detyrë të cilën e ka mbajtur deri ditën e sotme.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest