Të vendosësh të udhëtosh në drejtim të Kosovës, ndonëse tashmë është krejtësisht e lirë, çdo njeri pëson një ndjesi krejt të veçantë. Kjo për faktin se pikërisht në anën tjetër “të kufirit”, prej shekujsh jetojnë në trojet e tyre bashkëqytetarët tanë, të cilët prej më shumë se 86 vitesh qenë të ndarë nga trungu amë e ndërsa prej 55 vitesh izolimi ka qenë tejet drastik. Por edhe një fakt tjetër që mund të ketë lënë gjurmë ndryshimi mes kësaj ane dhe asaj ane, ka të bëjë me faktin se komunizmi ka qenë më liberal në atë anë, por dhuna dhe krimet serbe të pa dëgjuara në historinë e njerëzimit, jo vetëm ka kompensuar depërtimin e frymnës liberale të perëndimit, por e kanë tejkalur atë, përsa i përket vujtjeve dhe genocidit ndaj më shumë shumë se 2 milionë shqiptarëve. Pikërisht me këto diskutime, gjashtë qytetarë nga Rrësheni të ftuar në një konferencë shkencore në Istog (Burim), udhëtuam nga Mirdita, në drejtim të Kosovës.
Ajo çfar bie në sy, është rruga e vështirë përmes shtigjesh që duket sikur thonë se izolimi është ende prezent midis dy pjesëve të të njëjtit komb. Por kjo ndjesi jo e këndshëme davaritet disi kur shikon mjete të tonazhit të rëndë, teksa gërmojnë paralel luginës së Fanit me destinacion kryeqendrën e Dradanisë, Prishtinën. Ndonëse në segmentin Rrëshen-Kalimash punë është në fazën e akomodimit të aseteve fizike e motorrike të firmave që tashmë kanë marrë “OK” për ndërtimin e kësaj pjese rruge pasi pritet të vijë projekti përfundimtar nga Franca, në segmentin Kukës – Morinë puna ka filluar me “lote”, ndarë sipas firmave. Ndonjë firmë ka arritur që segmentin e vet ta çojë në fazën e gërmimit të trasesë. Megjthatë, këtu punohet dhe shpresat janë të mëdha që një ditë do të ndodhë që rruga mes Tiranës dhe Prishtinës, të bëhet në kohë rekord. Ndërsa lajmi i keq për kalimtarët e shumtë është se niveli i ujit në “liqenin e dritës” është në kuota alarmi. Megjithëse është fillim vere, brazdat anës liqenit të Kukësit tregojën se ka shumë kohë pa u mbuluar me ujë. Prurjet nga lumejtë që furnizojnë liqenin e Kukësit janë krejt të pakta, ndërsa në pjesën e Kosovës shrtati i liqenit është “pushtuar’ nga bagëtitë që kullosin.
Dogana, piktakimi me Kosovën.
Të kalosh në pikën doganore të Morinës vëren se problemet nuk janë ato të mëparshmet. Shtimi i sporteleve ka bërë që të reduktohen rradhët në maksimum. Polici të kërkon të shikojë pasaportën nëse je person në kërkim, dhe më pas rruga është krejtësit e lirë. Në një vend të dukshëm është numri i telefonit që i korespondon ndonjë drejtuesi të lartë të policisë së Kukësit, me të cilin mund të komunikosh për çdo ankesë apo vonesë të pa justifikuar. Ndërsa 20-30 metra më tej duhet të ndalosh në doganën që “hë për hë” quhet e UNMIKU-t. Kontrollorët kosovarë duket se u besojnë kolegëve të tyre kuksianë, por pasi konstatuan se njëra nga gomat e mjetit me të cilin udhëtonim kishte “gëlltitur një gozhdë dhe nga moment në moment mund të na linte në rrugë, na “urdhëruan” të udhëtonim pa na kërkuar asnjë dokument. Madje duke na uruar rrugë të mbarë, na njoftuan se vetëm 2 km nga aty, ne mund të gjenim një pikë riparimi për gomën e mjetit me të cilin ne udhëtonim
Për shumë nga në që që Kosovën e “preknim” për herë të parë, emocionet janë shumë të forta madje të çuditshme. Kujtojmë se që në momentin që ka filluar të zinte vend kujtesa dhe ndërgjegjja, pra që të vegjël fare, Kosova na ishte transmetuar si “brenga” e shqiptarëve. Prindërit në fillim, mësuesit më tej dhe e gjithë propaganda atdhetare shqiptare e kishin transmetuar tek ne si një pjesë e trugut që lëngon, e për pasojë i gjithë trungu i kombit kishte qenë i sëmurë nga lëngimi i pjesës më vitale të saj. Ndonëse kishim vendosur që Kosovën ta “preknim” ashtu siç preket ëndrra, të lirë e të pa pavarur, Konferenca Shkencore e Istogut na kishte detyruar që rrugën për në shtetin më të ri të Ballkanit ta bënim pak “para kohe”. Sa do të donim që me të kaluar “traun” e ndryshkuar të 1913-tës, përpara të na shfaqej togëfjlëshi “Mirësevini në Republikën e Kosovës” dhe “Ëelcome to Republic of Kosova”. Por ky ankth davaritet disi, teksa beson se kjo situatë është çështje muajsh dhe jo më shumë.
Por sapo kalojmë pak metra nga dogana, vihen re ndryshime të konsiderueshme. Disa shkolla të Kosovës kanë zgjedhur të bëjnë një ekskursion vetëm një kilometër në afërsi të kufirit. Qindra nxënës kanë “zaptuar” shtratin e boshatisur të liqenit të Kukësit, anës rrjedhës së lumit Drin. Por ndonëse pika e riparimit të gomave ishte anës rrugës, për të gjithë ne ishte disi i vështirë identifikimi i saj përmes fjalës “vullkanizer”. Fjala “vullkanizier” ishte e huaj për ne, por e justifikauar për shtetasit e Kosovës, pasi 86 vite pushtim kanë lënë gjurmë sido krejt të vogla në përdorimn e termave teknikë.
Elbasani, fëmija që adhuronte Gjergj Kastriotin
Teksa ndalojmë në të ashtuquajturin “Vullkanizer” një fëmije i vogël jo më shumë se 5 vjeç, ndiqte me vemendje të gjitha veprimet e vellait më të madh i cili punonte gjithë kujdes me paisjet e lokalit. Kur dikush nga grupi jonë e pyeti fëmijen e vogël për emrin e tij, ai gjithë krenari u përgjigj se quhej Elbasan. Djali vogël tha se ende nuk kishte filluar të shkonte në shkollë, megjithatë dinte të lexonte te gjithëemrat e dëshmorëve të UÇK-së të cilët ishin nga fshati i tij. Ndërsa pranë kesaj fotoje të madhe, ndodhej edhe nje tjetër foto, ajo e heroit tonë kombetar Skënderbeu, që Elbasani nuk pranonte ta quante te tillë, por me emrin Gjergj Kastrioti.
Nisemi në rrugetimin tonë nëpër rrugët e Kosoves teë cilat pothuajse ishin pa kthesa dhe të rrafshta. Kjo edhe falë pozicionit gjeografik nëpër fushat pa mbarim. Ne fakt, serbet duket se deri aty e kane dashur kufirin. Pikërisht deri në kufi me malet, një pjesë e të cilave quhen“Bjeshket e Namuna”. Vetë malet që qarkojnë fushat pa mbarim te rrafshit te Dukagjinit, kanë shërbyer si “Kufi” natyrale për synimet ekspansioniste të pushtueve Serbo – Sllavë.
Nuk duhet shumë rrugë kur të shfaqet qyteti i pare, Prizreni. Nje qytet tipik i cili me seshumti ngjan me Shkodrën. Ndërsa me tej në një fushë të shfaqen dhjetra banesa duke të dhënë pamjen e nje kampingu prites per refugjate. Mesojme se nje kamp i tille, u ngrit me urgjence nga qeveria jugosllave e vitit 1992, e cila priti nje dyndje refugjatesh nga Vraka e Shkodrës, të cilët me hapjen e kufinjve synuan të shkonin në Beograd apo në qëndra të tjera të zhvilluara të Serbisë. Por qeveria serbe në synimin e saj të përjetshën për të ndryshuar demografikisht Kosovën, këmbënguli që të ardhurit e Vrakës me origjinë sllave të qëndronin në këtë vënd. Por këta të fundit, të pa kënaqur nga qëndrimi i qeverisë jugosllave, u kthyen në trojet e tyre në Shkodër ku vijojnë të qëndrojnë edhe sot.
Ndërsa nga rruga shikon fshatra të rindërtuara tërësisht pas bombardimeve kriminale të pushtuesve serbë gjatë luftës së 99-tës. Rindërtimi kaq i shpejtë tregon për vitalitetin e madh që ka prezantuar populli i Kosovës, i cili lirinë pas vitit 99 ka ditur që ta përkthejë në zhvillim e prosperitet. Por tek-tuk shikon edhevila të shkatërruara nga bombardimet. Thuhet se ata u përkasin familjeve burrat e të cilave janë shuar në luftë kundër pushtuesve serbë. Megjithatë është krejt e pranueshme që disa prej tyre të qëndrojnë sa më gjatë në atë gjëndje, si dëshmi e një genocidi kriminal në zemër të europës së qytetëruar.
Një ndalesë në familjen e mësuesit Pjetër Geci
Sapo automjeti ynë hyn në qytetin e Gjakovës, ai “diktohet” nga miqtë tanë Pjetër Geci dhe Zef Lleshi. Të dy janë banorë të këtij qyteti, me profesion mësues dhe autorë librash me poezi. Është e pa mundur që të gjesh justifikim për të mos e ndjekur veturën e tyre, e cila drejtohet për në periferinë e qytetit ku edhe ka shtëpinë mësuesi poet, Pjetër Geci në numër të madh, por me një mikpritje të pa cënuar aspak nga erërat e perëndimit, na “prin” për në banesën e tij të sapo ndërtuar. Pasi pyetemi për rugëtimin dhe për situatën në Mirditë dhe Gjakovë, biseda kalon vetiu për tek libri heronjve që dhanë jetën si në rradhët e UÇK-së, ashtu edhe në rradhët e forcave nacionaliste.
Vizita në Cërcë, aty ku ka lindur dhe është rritur, Ish-Presidenti Ibrahim Rrugova
Por më emocionuese ka qënë vizita në trojet ku lindi dhe u rrit udhëheqësi i Kosovës aj, Dr. Ibrahim Rrugova, në fshatin Cercë, pak km nga Istogu. Të afërmit e Rrugovës, na treguan se pikërisht në atë vënd kishte lindur dhe ishte rritur presidenti i Kosovës. Xhaxhai i Presidentit, na sqaroi se Rrugova në moshën 6 vjeçare kishte mbjellë një pemë e cila qëndronte në këmbë gjithë madhështi. Pas vrasjes së babait dhe gjyshit të tij, Ibrahim Rrugova në moshë të re ishte larguar për në Prishtinë, ku ishte shkolluar dhe më pas i ishte përkushtuar politikës. Pikërisht këtu, përfaqësuesit e konferencës së Istogut vendosën kurora në dhe shprehën mimjohjen e tyre, për punën dhe veprën e tij në shërbim të Kosovës dhe çështjes shqiptare.
Vizita në komunën e Klines.
Ishte e pa mundur që të kalojë përmes Klines dhe t’i rezistoje ftesës së kryetarit të komunës z. Prenk Gjetaj, për një vizitë në zyrat e tij dhe në qytet. Që në Zllakuqan, që është rreth 15 km. pa hyrë në Kline, fare thjeshtë mund të konstatosh se aty është një pjesë e Mirditës. Në qëndër të Zllakuqanit ndodhet shkolla ku ka dhënë mësim mësuesi i mimjohur mirditas Ndrec N. Gjoka. Banorët vendas e pohojnë me kënaqësi një fakt të tillë, ndërsa drejtori i kësaj shkolle thotë se shumë shpejt shkolla do të bëjë një muze të sajin, ku mësuesi i popullit Ndrec N. Gjoka i dekoruar dy herë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga ish-presidenti Sali Berisha, do të zërë një vënd të veqantë. Ndërsa jo vetëm në Zllakuqan por edhe në Klinë, ndeshësh me mbiemra të cilët i korespondojnë shumë fshatrave të Mirditës.
Vetë kryetari i komunës së Klinës Gjetaj, pohon me kënaqësi se ishte mirditas, madje përcaktonte vendin me saktësi nga ku të parët e tij ishin shpërngulur në drejtim të Kosovës. Po ashtu shumë prej banorëve të Klinës dhe Zllakuqanit, me plot krenari thonin se jemi mirditas dhe kurr nuk do ta harronin këtë fakt. Në pritjen që oraganizoi për vëllezërit nga Mirdita, kryetari Gjetaj foli për situatën në komunën e tij. Ai tha se pushtuesi serb e goditi pa mëshirë këtë qytet dhe fshatrat për rreth. Në komunën e Klinës janë vrarë 330 persona të moshave nga më të ndryshmet, ndërsa rezultojnë të zhdukur 140 të tillë. Ja pardje- tha ai, na sollën 2 trupa të vrarë që në vitin 99 që i përkasin një familje të cilit i janë zhdukur 7 veta. Në Klinë numërohen 4250 shtëpi të shkatërruara plotësisht.
Ndërsa një problem më vete është presioni i ndërkomëtarëve për të bërë kthimin e serbëve që u larguan në vitin 1999 sëbashku me trupat pushtuese serbe. Ai tha se duhet të jemi të kujdesshëm me ndërkombëtarët, por fakti që 99% e serbëve që banonin në Klinë u angazhuan në krime monstruoze ndaj shqiptarëve, e komplikon rëndë situatën. Kryetari Prenk Gjetaj tha se banorët Klinës ishin shumë vitalë, dhe kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, ndonëse problem mbetet pa punësia e madhe. Për këto probleme ilaqi i vetëm është pavarësia i cila duhet të mos vonojë. Pas kësaj, mendohet se do të vërshojnë ivestimet e huaja ç’ka besohet se do të reduktohet edhe papunësia. Megjithatë komuna kishte bërë mjaft në rrugë dhe shkolla. Në këtë qytet sapo ishtë ndërtuar një shtëpi modeme e shëndetit, pas një ndihme prej Emirateve të Bashkuara.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

