Ndeshja e parë e fazës së dytë të kampionatit tregoi qartë se ekipi “Mirdita” do vijojë të mbajë vendin e parë në grup, për ta pasur të sigurtë kalimin në ligën superiore të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Kjo u pohua në fund të ndeshjes edhe nga traineri i ekipit kundërshtar “Flamurtarit” z. Ylli Lulushi, i cili u shpreh se vete rezultati flet për diferencë ekipesh në fushë dhe se ekipi i Mirditës e meriton kryesimin e kampionatit dhe kalimin ne ligën superiore të kampionatit kombëtar të voley për femra.
Ndeshja ka nisur në orën e paracaktuar 12 e mesditës, një ditë plot diell dhe me nuanca pranvere edhe pse është ende herët. Në fakt seti i parë ka nisur me një lojë të vrullshme nga ana e flamurtarit. Vajzat vlonjate falë lojës së spikatur të Ligajt, Dedajt, Abedinit apo dhe Gjonit bënë që deri në pikën e 8-të entusiasmi i sportashësve të ishte i mpirë, kur Minatori kishte vetëm 3 pikë. Ndërsa pas pushimit kemi një zgjim të vajzave vendase. Loja ka qenë mjaft e fortë, ndërsa Pepa ka shënuar pikën e 13, pikë që shënoi edhe fillimin e avantazhit për gjatë gjithë setit të parë. Ishin disa aksione rradhazi të vajzave rrëshenase të cilat nuk u suportuan dot nga vajazat vlonjate. Kjo shënoi edhe nervozizëm te treshja trainere e vlonjateve, aq sa njëri prej tyre prezntonte skena aspak qytetare teksa u hakerrëhej vajzave duke i traumatizuar ato. Seti i parë u mbyll me rezultatin 25:21, ku ra në sy loja e Beleshit, Pepë, Picakut, Kaçorri, Donajt, Gjinit etj.
Edhe seti i dytë fillon me epërsinë e ekipit të Mirditës. Por skuadra e Flamurtarit e rimerr vehten dhe shkon në pushimin e parë në avantazhin 8:6 Po kështu vijon gjatë gjithë setit, duke mbyllur dhe pushimin e dytë me rezultatin 16:14 dhe gjithë setin me, rezultatin 25:22 në favor të tyre.
Në setin e tretë skuadra vendase ka qënë e pa diskutueshme, duke mos e rrezikuar për asnjë çast lojën, madje e udhëhoqi bindshëm, duke e finalizuar këtë set me rezultatin 25:15. Gjatë këtij seti ra në sy lojë plot sharm dhe siguri nga Picaku, Beleshi, veteranes Kola, Përgjetanit, Pepa etj.
Edhe seti katërt ishte pasqyrë e setit të parë të ndeshjes ku vlonjatët udhëhoqën ndeshjen deri në pikën e 12-të, ndjekur ngushtazi nga vajzat e Mirditës. Ky ishte momenti që në lojë rifutet lojtarja me përvojë Përgjetani, duke shënuar dy pikë rradhazi të cilat barazojnë rezultatin me pikë. Pika e epërsisë është shënuar nga Pepa, ndërkohë tre gjuajtje mjaft cilësore nga shërbimi të Beleshit, dy prej të cilave janë përkthyer në pikë të drejtpërdrejta, kanë bërë që ekipi i Mirditës të kalojë në epërsi të thellë dhe të padiskutueshme për setin e katërt, i cili mbyllet me rezultatin 25 me 15 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3 me 1 për vendaset.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

