Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

https://www.youtube.com/watch?v=zkuVzvdUO7E&feature=youtu.be

Konferenca Ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri: “Fake News”, në këndvështrimin e Papa Franceskut.

Nga Pirusti News
1 090 Shikime
SHPERNDAJE

Papa Francesku ka shkundur mirë dhe gazetarinë “fake”, ose më saktë lajmin e rrejshëm. Ndoshta me citime të moderuara, por përkthimi i saktë vjen përmes Ipeshkevit të Dioqezës së Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta, kur thotë se “Fake News” ka efekte deri edhe terroriste. Ndërsa Papa Francesku thotë se: “Për të luftuar fenomenin e “fake news”, duhet një gazetari “e paqtë”  që nuk do të thotë “komode”, por një gazetari që të jetë kundër gënjeshtrës, kundër slloganeve me efekte e deklarata të zhurmshme.

Në vijim Papa thotë se “keqinformimi mund të sjellë pasoja dramatike si “diskretitimi i tjetrit, prezantimi i tij si armik deri në një denomizim që mund të shkaktojë konflikte të vërteta. E rezultati i vetëm i gjithë kësaj është përhapja e arrogancës dhe urrejtjes.”

“Gazetaria nuk është vetëm një profesion por një mision real, “thotë Papa Françesku. Në furinë e lajmeve e në vorbullnë e kërkimit të scoop-it, gazetari ka për detyrë të kujtojë se në qëndër të lajmit nuk është shpejtësia e shpërndarjes së tij e ndikimi tek publiku, por janë njerëzit. Të informosh do të thotë të formosh, që do të thotë të kesh të bësh me jetën e njerëzve”, përfundon mesazhin e tij Ati i Shenjtë.

Pikërisht për të “lexuar’ qartë këtë mesazh të Papa Franceskut, një ditë më parë në një nga sallat e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë u mbajt një debat rreth “Fake News” organizuar me iniciativën e Konferencës ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri. Në këtë debat pjesmarrës ishin Kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë Imzot George Frendo, prof.dr. Artan Fuga, prof. asoc. dr. Mark Marku, zedhënësi i KISH Don Mark Shtjefni, gazetari i tvsh z. Enkel Demi, student të gazetari dhe të ftuar të tjerë. Nga Mirdita pjesmarrës ishin edhe famullitari i Oroshit dom. Genc Çupi, shkrimtari Ndue Dedaj, gazetarët Gjergj Marku dhe Aleksandër Ndoja, dhe eksperte kontabël Esmeralda Ndoka.

Aktiviteti është moderuar nga gazetarja e njohur e tvsh-së Mira Tuci, ndërkohë që është debati është hapur me një fjalë përshëndetëse  nga Ipeshkëvi i Dioqezës Rrëshen, imzot Gjergj Meta, i cili ishte edhe organizator i këtij takimi.

Më herët prof. Artan Fuga kishte paralajmëruar se do të marrë pjesë sepse kur Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Mirditës, më foli për këtë ide të tij, më bëri për vete. Unë e respektoj shumë Dom Gjergj Metën, ani pse kemi debatuar në media, te Panorama, me të kur vdiq i ndjeri Dritëro Agolli, dhe e lexoi me shumë vëmendje kur ai del në media. Një ditë para nja pesëmbëdhjet vjetësh më takoi në panairin e librit në Tiranë, ku unë kisha ekspozuar librin tim “Shoqëria periferike”. Ai papritur më tha: Profesor, te libri juaj ka një desubstancializim të paraqitjes të fenomeneve sociale, që e vlerësoj”.

Më tej filozofi Artan Fuga, të josh për të marrë pjesë e diskutuar, në rradhë të parë sepse Papa Françesku, Ati i Shenjtë, ai që zbret nga makina oficiale për të ndihmuar policen që ra nga kali, paska shprehur një mesazh për “fake news”. Edhe në këtë fushë ka hyrë? Po, sepse etika hyn kudo. Më ka bërë përshtypje sepse në këtë mesazh ka paraqitje në këndvështrim krejt të ndriçuar të fake neës. Ati i Shenjtë papritur aty hedh idenë se e vërteta është ajo që i shërben paqes. Pse nuk mund të përdor edhe gënjeshtra për t’i shërbyer paqes dhe mundur kundërshtarët e humanizmit, paqes, lirisë? Nuk mund të prodhojë e vërteta sherre?

E ne fakt pas nje pershendetje brilante te Monsinjor Gjergj Metes, qe ishte inspiruesi i ketij takimi te moderuar nga gazetarja Mira Tuci, si dhe pershendetjes se pedagogut te gazetarise Mark Marku, eshte profesor Fuga që e mban auditorin “të temperuar” te ndjekë me vëmendje maksimale gjithe ligjerimin e tij mbështetur mbi fakte dhe simbolika qe lidhen me median dhe kendveshtrimet nga filozofe te njohur apo dhe nga Bibla rreth te vertetes dhe etikes.

Aspektet etike te mesazhit te Papës u sollen me nje sinteze plot grinte nga Don Mark Shtjefni, per tu permbyllur nga vete fusha mediatike, gazetari Enkel Demi që kishte të bënte me “fake news” dhe pershtypjet e një gazetari rreth mesazhit te Papës per këtë temë.

Pergatiti: A. Ndoja

ASH, 19.02.2018

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest