Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Në sheshin kryesor të Lezhës do të vendoset këmbana e paqes, po a ka vend aty nudoja e shëmtuar..!!??

Nga Pirusti News
1 193 Shikime
SHPERNDAJE

Siç bëhet e ditur më datë 20 shkurt, në orën 15.30 ipeshkvi i Triventos, imzot Claudio Palumbo, do të bekojë në Fonderinë Papnore Marinelli të Agnones-s, derdhjen e “Këmbanës së paqes”, dhuratë për misionin katolik të Blinishtit të Lezhës, me të cilin Karitasi dioqezan bashkëpunon që prej 20 vjetësh për ungjillëzimin dhe zhvillimin njerëzor. Misioni i Blinishtit, themeluar nga Don Antonio Sciarra, sot drejtohet nga don Enzo Zago, meshtar fidei donum i dioqezës së Milanos.

Port ë vendosësh Këmbanën e Pqes në Lezhë është tejet e gjthëpranuar dhe mjaft e dobishme. Port ë vendosësh atë object të shenjtë pranë atë Gjergj Fishtës është nder dhe lavdi… Po ku…në një shesh ku injoranca “intelektuale” prej vitesh ka vendosur një nudo të shëmtuar që neverit çdo vizitor…

Në vitin 1999 Karitasi dioqezan i pati dhuruar misionit një këmbanë prej 450 kilogramësh, realizuar me gëzhojat e fishekëve, mbledhur nga fëmijët shqiptarë, pas shpërthimit të asaj që shumëkush e pati quajtur “luftë civile”, në vitin 1997. Këmbana e re, e cila “do të lindë” nesër, me peshë rreth një kuintal, do të ketë mbishkrimin: “Lezha, qytet i paqes”, “Nuk ka paqe pa drejtësi” (Gjon Pali II); “Dhuratë e Karitasit të Triventos”, dhe emrin “paqe” shkruar në të gjitha gjuhët.

“Këmbana e Paqes” do të vendoset në sheshin e Bashkisë së Lezhës më 1 qershor 2018, ditë kur në Shqipëri kremtohet festa e fëmijëve.

“Dëshirojmë të ofrojmë një vizion të qytetit, i cili përpiqet për të mirën e përbashkët, që domethënë, për paqen. Në këtë projekt do të marrin pjesë të gjitha shkollat e zonës. Secila nga shkollat mund të vërë “vulën” e vet: një frazë a një simbol paqeje, të zgjedhur pas reflektimit.

Në derdhjen e këmbanës do të jetë e pranishme një përfaqësi fëmijësh të lëvizjes “Ambasadorët e paqes”, themeluar në Shqipëri në vitin 1997.

 “Lezha, qytet i paqes”, “Nuk ka paqe pa drejtësi” (Gjon Pali II); “Dhuratë e Karitasit të Triventos”, dhe emrin “paqe” shkruar në të gjitha gjuhët.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest