Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Fitore bindëse e vajzave volejbolliste. MIRDITA – Apollonia 3 – 1

Nga Pirusti News
1 892 Shikime
SHPERNDAJE

21 – 25 25 -18 25 -18 25 -18

Edhe në javën e dytë volejbollistet e “Mirditës” arrijnë të bindin sportdashësit e qytetit të Rrëshenit, por edhe mbarë opinionin se këto vajza mjaft të angazhuara në stërvitje, tashmë e kanë të sigurtë vendin në Ligën Superiore të volejbollit shqiptar. Të gjitha gjasat janë se vajzat e Rrëshenit që përfaqësojnë Mirditën, janë tashmë drejt realizimit te objektivit të tyre, për tu kthyer në tapetin e artë që i çon në nivelin më të lartë të volejbollit shqiptar, pra për t’u rikthyer ne Ligen Superiore te volejbollit shqiptar.

Ndeshja e rradhës u zhvillua në Pallatin e Sportit “Arjana Arapi” të qytetit të Rrëshenit, madje pati interes të theksuar pasi ekipi fierak është një tjetër rival pretendent, ndaj edhe pritshmeritë emocionuese ishin te forta për këtë ndeshje. Këtë e tregoi edhe seti i parë ku ekipi i Apollonisë dominoi qysh në fillim, duke u ndodhur në epërsi  deri ne finalizimin me sukses 25 – 21. Por vetëm deri këtu, pasi tre setet e tjera vijuese sollën një ndryshim rrënjesor të lojës nga ana e volejbollisteve mirditase, ku spikati loja ne grup, me protagoniste si Pepa, Beleshi dhe Picaku. Gjthashtu shërbimet e forta te Donës, blloku i Kaçorrit dhe Përgjetanit si dhe eksperienca e Kolës, dëshmuan superioritet në lojë. Kjo ishte fitorja e dyte rradhazi për fazën e dytë,  e cila mes të tjerave solli edhe përforcimin e pozitave kryesuese.

Xhovalin Kaçorri

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest