Në memorandumin e vitit 1896, që mbahet në Vienë dhe ka për qëllim. Formimin e kombit shqiptar. N’mesin e 10 amandameteve të miratuemë në at memorandum. Qeveria e Austrisë, merr vendimin edhe për: Themelimin e alfabetit dhe unjisimin e Gjuhës Shqipe. Formimin e nji Gjuhe Letrare Shqiptare.
Me nismën, finacimin dhe sigurimin e ushtrisë austriake. Me 1 shtator 1916, kur Shqipnia ndodhei nën administratën e qeverisë austriake. N’qytetin e Shkodrës u ba organizimi dhe filloi punën KOMISIA LETRARE për themelimin e GJUHËS LETRARE SHQIPTARE, me pjesmarrësitë.
Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Sotir Peci, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Atë Ambroz Marlaskaj, dr.Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, Anton Paluca, Hafëz Ali Korça, Aleksandër Xhuvani, Maksimilian Lamberc, Rajko Nahtigal, Imzot Vinçenc Prenushi, Sali Nivica, Josif Haxhimima, Luigj Naraçi dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, Atë Shtjefën Gjeçovi, Sali Gjukaj dhe Sali Çekaj.
Kryetar i Komisisë Letrare jorastësishtë zgjidhet profesori i universitetit të Vienës, lektor i Gjuhës Shqipe në at universitet, dr. Gjergj Pekmezi, i cili qëndron në kët detyrë deri më 17 shtator 1917. Me 17 shtator 1917, për shkaqe t’angazhimeve t’mdhaja, Rromë, Vienë, dr. Gjergj Pekmezi jep dorëheqje dhe n’vendin e tij zgjidhet Luigj Gurakuqi.
N’Shkodër, ishinë mbledhë, krema, ELITA intelektuale. Atdhetarë, shkenctarë e gjuhëtarë. Të gjithë kishinë krye studimet në Itali, n’Perandorinë Austro – Hungareze dhe universitetet tjera jashtë asaj perandorie. Përveq se e dinin latinishten dhe greqishtën e vjetër, sejcili prej tyne, dinte edhe tri – katër gjuhë tjera.
N’mesin e dietarëve shqiptarë ishinë edhe austriaku MAKSMILIAN LAMBERTZ, nji shkenctarë i madh, mik i kombit shqiptarë, dhe. Slloveni, RAJKO NAHTIGALL, nji studjues me përmasa ndërkombëtare, i sllavistikës.
Me kërkesën e Luigj Gurakuqit, në mnyrë unanime miratohetë që gjuha letrare e shqiptarëve të bahet e folmja e Elbasanit. Aleksandër Xhuvanit si gjuhëtar dhe elbasanas, i ngarkohet detyra me hartue gramatika mbi këtë t’folme. Ai me 1919 botoi gramatikën e parë e cila ka pas nji varg ribotimesh tue u ba gramatika kryesore e mësimit të shqipes në sistemin e arsimit në Shqipëninë Administrative deri me 1968.
Komisia Letrare e Shkodrës, mbreda dy viteve mbanë 63 mbledhje dhe boton edhe organin e saj ‘Laimet e Komisís Letrare Shqipe në Shkodër ku përfshihenë 86 gazeta, revista, vjetarë e buletine shkencore.
Qeverisë Austriake ju deshtën plot 20 vite me shkollue e nxjerrë kuadro shkencore, gjuhëtarë me përmasa ndërkombëtare si n’Perandorinë Austro – Hungareze ashtu edhe në klerin katolikë shqiptarë. Ju deshtën rrafsh 20 vjetë që ta ringjallë nji gjuhë të mbetun gjysëm e vdekun nëpër sirtarët e arkivave t’Vatikanit. Prej nji gjuhe popullore, t’formojnë nji
GJUHË UNIKE LETRARE MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE.
Viena dëshironte që t’gjindet nji e folun që me lehtësi të kuptohet e të msohet prej t’gjithë shqiptarëve. Prandaj, dërgoi n’terren, gjuhëtarë që i vizituenë të gjitha krahinat e vendbanimet ei studjuenë t’gjitha t’folmet e atyne vendbanimeve shqiptare. Simbas gjuhëtarëve austriakë.
E folmja Elbasanit edhepse. Nuk ishte gjuhë e librave, ashtu siç ishte, dialekti toskë, dialekti gegë e posaçërishtë, shkodranishtja. Ajo i plotsonte t’gjitha kushtet për me u ngritë në nji GJUHË TË UNJISUEME LETRARE MBARË KOMBËTARE, sepse.
Ate e kishte ndërtue vetë populli. Lumi Shkumbin, i ndante, gegë e toskë, por gjuha ishte, ajo ura që i lidhte këto dy etni. Populli, vet, i kishinë përzie dy dialektet kryesore që kishte shqipja. Dialektin gegë dhe toskë. Populli, vet, kishte krijue nji gjuhë aq të ambël e aq të përsosun, saqë thuhei.
„SHQIPJA E ELBASANIT SI TURQISHTJA E STAMBOLLIT.“
Ata që kanë lexue me vëmendje librin, „Shqipëria Çka Qenë Çështë dhe çdo të bëhet“. Vërejnë se edhe Sami Frashëri kishte paraçitë nji mendim të tillë lidhun me elbasanishten.
Që elbasanishtja t’jetë gjuha letrare e shqiptarëve kishte kërkue edhe Kongresi i Elbasanit, i mbajtun n’Elbasan me 1909.
Edhe në Kongresin e Lushnjës me 1920, u mor vendimi që Gjuha Letrare e Shqiptarëve të jetë elbasanishtja.
Me çarkoren nr. 148, të datës 13 janar 1923, edhe qeveria e Tiranës shkrunte:
„Autorizohen zyrat kompetente që në shkrim të akteve zyrtare gjithmonë të përdoret e folmja Elbasanit që asht pranue si nji dialekt i përbashkët e zyrtar për Shtetin tonë.“
Edhe Kuvendi Parë i Studimeve Albanologjike me 1940, pranon që themel i gjuhës zyrtare të jetë elbasanishtja.
Me 1939 – 1941. Me ndihmën dhe finansimin e qeverisë italiane. Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, prej Shqipnisë, sjell n’Kosovë dhe vende tjera shqiptare, rreth 300 mësues që do t’përhapin dritën e ditunisë në të gjitha këto troje, në gjuhën standarde me bazë të elbasanishtes.
Për herë t’parë n’histori, të gjithë shqiptarët, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Tetovë, Dibër, Strugë, Ulqin, Preshevë, Korçë dhe vendet tjera. Do t’mësojnë e shkruajnë zyrtarisht në nji gjuhë të vetme standarde, atë të elbasanishtes deri n’vitin 1945.
Me 25 prill t’vitit 1479, Shqipnia, definitivisht ra nën okupimin mizorë të terroristëve turqë.
Me 29 nandor t’vitit 1945, Shqipnia, definitivisht ra nën okupimin mizorë të terroristëve komunistë.
- Pushtimi parë zgjati, 433 vjetë.
- Pushtimi dytë zgjati 45 vjetë.
- Brutaliteti i pushtuesve ishte i njejtë.
- Terroristët turqë, dogjën dhe rrenuenë kisha katolike.
- Terroristët komunistë dogjën dhe rrenuenë kisha katolike.
- Terroristët turqë përsekutuenë klerin katolikë.
- Terroristët komunistë, përsekutuenë klerin katolik.
- Terroristët turqë nxorën prej vorrit eshnat e GJERGJ KASTRIOTIT DHE PJETËR BOGDANIT.
- Terroristët komunistë, nxorën prej vorrit eshnat e GJERGJ FISHTËS DHE TË DED GJO LULIT.
- Terroristët turqë e ndaluanë me ligj Gjuhën Shqipe.
Terroristët komunistë e ndaluanë me ligj: - GJUHËN E UNJISUEME LETRARE KOMBËTARE SHQIPTARE.
- Ma shumë burgosën, internuenë, dhunuenë, terrorizuanë, vranë e zhdukën mirditorë, terroristët komunistë për 45 vjetë se sa. Terroristët turqë për 433 vjetë.
- Ate që Austria kishte ndërtue ma shumë se 70 vite. Terroristët komunistë e shkatërruenë vetëm për katër – pesë vite.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

