Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kalabrezët arbëresh të Italisë sfidojnë mendësitë ekstremiste të manipulatorëve të sotëm anti shqiptarë

Nga Pirusti News
3 091 Shikime
SHPERNDAJE

Teksa shfletoja rrjetin mediatik të ditës së sotme, shkarazi lexova se si i “dërguari i djallit” i cili pikërisht në kuadër të vitit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,  nxjerr zbulimin e madh sipas të cilit, Skënderbeu ishte terrorist dhe po të ishte i gjallë sot, do të ishte vrarë me dron. Natyrisht këto hijena që realitetin e shikojnë vetëm me syza “ekstreme-osmane”,aspak me syzet e moderuara të besimit të përndritur e qytetar islam, nuk kanë parasysh se diku, në Kalabri janë gjallë dhe më gjallë se kurrë “bashkohësit” e Gjergjit të cilët kanë ditur të ruajnë brez pas brezi kujtimet, traditën, ndjesitë, të vërtetën dhe çdo gjë që lidhet me atë kohë e cila na bën krenarë sëpaku ne shqiptarëve, por edhe gjithë Europën.

Janë pra vitet e Gjergjit që patën një fillim dhe një fund, e fundi spostoi historinë dhe të vërtetën në një vend të bekuar për shqiptarët, në Italin fqinje që kurrë nuk bëri presionin më të vogël për asimilimin e gjakut, traditave dhe zakoneve të të mbërriturve aty, nga sulmet e hordhive anti-njerëzore që mbushën këto anë, pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Këtë fakt e sjell   KultPlus.com, faqe e cila na sjell një pasazh të shkurtër nga dasmat e ditëve të sotme Kalabri, ku spikat fakti se ata janë dhe mbeten përçuesit më të denjë të kohës së artë për shqiptarët.

Duke vijuar më tej, KultPlus.com thekson se Arbëreshët e Italisë konsiderohen si komuniteti i huaj më i fuqishëm në këtë vend, që ruan me përpikmëri kulturën e Arbërit, por edhe si përfaqësimi më i mirë i popullit shqiptar, të cilët me performancë të ndryshme, me kostume e me karakteristika të tjera prezantojnë kulturën shqiptare.

Së fundi, po përmes performancës së tyre, ata kanë demostruar martesën e Skënderbeut me Donikën, performancë kjo që është realizuar në një nga sheshet e Italisë, në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Poashtu, në këtë ceremoni dëgjohet edhe thirrja e njohur e komunitetit arbëresh “Rroftë Skënderbeu, rroftë, rroftë, rroftë”! Për më shumë ndiqeni videon e bashkëngjitur, përfundon KultPlus.com.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest