Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Qendra Kultutore e Fëmijëve të Rrëshenit, një performacë me nivel të lartë artistik kushtuar festive të 7-8 marsit.

Nga Pirusti News
2 406 Shikime
SHPERNDAJE

Qendra Kultutore e Fëmijëve të Rrëshenit ka qënë “star” i ditës së sotme me aktivitetet kushtuar fesës së mësuesit. Që në orët e para të ditës, qindra fëmijë të shkollave 9-vjeçare të Rrëshenit kishin mbushuar sheshin “Abat Doçi” me larmi ngjyrash të kostumeve mirditase dhe atyre rinore. Mësëshumti kanë qenë nxënësit e shkollës nr 2 në Rrëshen që kanë demonstruar të gjitha dijet e fituara  nën përkujdesjen e mësuesve të kësaj qendre. I gjithë aktiviteti i ditës së sotme është zhvendosur në ambientet e Pallatit të Kulturës të Mirditës, ku fillimisht në hollin e tij janë ekspozuar punime të shumta të fëmijëve në vizatim dhe pikturë, të cilët prej vitesh janë nën përkujdesjen e mësueses Majlinda Shtjefanaku. Nxënës dhe prindër kanë ndjekur eksponatet të cilat më vonë i janë nënshtruar një konkursi për punimin më të mirë. Vizitorë të shumtë, por edhe mësues dhe njohës të punës me laps dhe penel janë shprehur mjaft vlerësues për talentin e fëmijëve, por edhe për përkushtimin e mësueses së lëndës, Majlinda Shtjefanaku.

Në fund të gjithë fëmijët kanë marrë çertifikata mirnjohje për pjesmarrje aktive dhe cilësore në ekspozitë e cila i ishte përkushtuar mësëshumti vitit të Gjergj Kastriot Skenderbeut, ndërsa çmimin e parë, të dytë dhe të tretë e kanë marrë respektivisht, nxënësit Xhimi Çupi nga shkolla e Ndërfushazit, Kimberli Pali dhe Robert Ndreu nga shkollat e Rrëshenit. Në këtë ekspozitw kanë qenë pjesmarrës  Arber Lleshaj, Fabio Tushaj, Andi Lleshaj, Rajan Syziu, Rigela Shtjefanaku, Bruno Tusha, Laura Ndreu, Enea Lleshi.

Më tej aktiviteti ka vijuar me performancën e grupit të valleve të cilët kanë pushtuar skenën për minuta të shumta, duke shpalosur një performancë premtuese dhe të sigurtë në bartjen e vlerave të folkut tonë, drejtuar nga mësuesi i apasionuar dhe veteran e grupit të valleve të ansamblit “Mirdita” z. Fran Gjergji. Gjithashtu QKF ka vijuar me demonstrime të tjera artistike, e konkretisht me “grupin e çiftelive”  me drejtues dhe udhëheqës artistik, maestro e mirnjohur Kol Picaku dhe Ilir Simoni. Ndërkohë janë paraqitur edhe grupi i interpretuesve, nën drejtimin e instruktores Uliana Filopati dhe grupi i aerobisë, nën drejtimin e instruktores Lula Kolaj.

Pjesë e aktivitetve të sotme ka qenë edhe grupi i solistëve, që drejtohet nga kompozitori Blert Leci i cili është një asset i çmuar i QKF-së, por edhe i artit bashkohor në Mirditë. E reja e këtij viti ka të bëjë me faktin se pjesë e aktiviteteve festive të ditës së sotme, në kuadër të festës së 7-8 marsit, ishte edhe performanca mjaft cilësore e kompleksit të fëmijëve të shkollës 9-vjeçare nr 2, nën udhëheqjen e mësuesit të muzikës, muzikantit me përvojë të gjatë dhe cilësore, z. Pashk Filopati.

Më tej aktivitetet e ditës së sotme në kuadër të festive të 7-8 marsit janë zhvendosur në një ambient festiv, ku mësuesit më të dalluar për këtë vit, janë vlerësuar me çertifikata mirënjohje nga ministerja e arsimit, znj. Lindita Nikolla.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest