Këtë rradhë në një set fotosh publikuar nga Tv. Prizreni, vjen një panoramë qytetase e vitit 1913, vit kur konferenca e Londrës në ekstremin perëndimor të këtij qyteti vendosi kufirin ndarës mes dy pjesëve të një trungu, kombit të shqipeve.
“Në fakt që nga viti 1863, fotografë të shumtë kanë vizituar qytetin e Prizrenit duke e fotografuar. Disa nga ata janë Auguste Léon 1913, König 1934, Székely 1863. Emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin)”, thuhet në shënimi sqarues të fotove nga televizioni i Prizrentit, që ka si pronar dhe drejtohet nga z. Mifail Bytyqi.
Një njohje e shkurtër për qytetin e Prizrenit.
Prizreni, qytet i lashtë historik pranë Lumëbardhit, nën shpatet piktoreske të Sharrit, është njëri ndër qytetet më të vjetra dhe me një histori të gjatë dhe të pasur. Gjatë periudhës Romake qyteti quhej Theranda, ndërsa gjatë kohës se Bizantit quhej Prizdrijana. Nëpër këto hapësira në të kaluarën kalonte magjistralja e vjetër dardane që lidhte Lezhën me Nishin. Kjo rrugë në mesjetë u quajt Via de Zenta, ndërsa në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare, me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe.
Në të kaluarën e vet dhe gjatë zhvillimit të ndritshëm historik, ashtu sikur tregojnë dhe shkruajnë njerëzit e inspiruar nga Prizreni, ky qytet përjetoi batica dhe zbatica.
Lulëzimin më të madh e përjetoi në shekullin XIV gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ku bëhet qytet i hapur tregtar, metropol i shtetit dhe fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit.
Për Prizrenin zakonisht thuhet se është “Qytet muzeu” ose qytet i burimeve dhe i bukurive. Përndryshe , Prizreni është qyteti më i pasur kosovar me përmendore të kulturës. Nën mbrojtjen e shtetit janë më tepër se 65 përmendore të patundshme dhe mbi 600 përmendore historike dhe kulturore të cilat janë të lëvizshme.
Në të jetojnë shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët, të cilët me punën e përbashkët krijojnë një të ardhme më të bukur.
Prizreni është qytet të cilin duhet të vizitoni, në të cilin duhet të ndaloni që ti shikoni monumentet, bukuritë e rrethinës dhe të përjetoni mikpritjen e qytetarëve.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

