Nga Fran Laska, poet.
Sot me 7-Mars 2018, kujtojmë mësues, Mark Boçin. Po afrohet një vit që nuk është më mes nesh. Nxënës i konviktit të Oroshit, partizan i Brigadës së Pestë Sulmuese. Ajo luftë e organizuar për çlirimin e Atdheut dhe zhdukjen e analfabetizmit, do të ngelet unikale si devocion i të ndjerit Mark Boçi, se historia nuk mund të përsëritet. I emëruar si mësues i parë nga mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka, me kranet e lisit, me gurët e zallit, ndërtuan numëratoret, me një gjysëm laps e një gjysëm fletore, ju mësuan nxënësve shkrim e këndim.
Ajo mësimdhënie do të mbahet mend për kaligrafinë e germave të nanuritura nga nxënësit. Nuk duhet harruar ajo nxënie e nxënësve në arnajat e mbushura me gjushtakë të verdhë që pritnin bukën e ëmbël të vendlindjes, ku babai ju thoshte fëmijëve: “ Bukë, laps e letër kemi pak, dituria na duhet shumë”.
Do të na kujtohet ajo histori e mësuar për origjinën e popullit tonë, që zemra e mësues , Mark Boçit e shtjellonte me shumë dashuri. Ajo histori është gëdhendur në gurët e bardhë të Munellës e të Zepës, në gurët gri të Velës e Molungës, si lajtmotiv i brezave që rritet e jetojnë sot me dashurinë për dijen. I lehtë të qoftë dheu i vorrit, mësues i nderuar!

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

