Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ditëlindja e Mbretit Ahmet Zogu në fokusin e studios “Marubi”

Nga Pirusti News
1 580 Shikime
SHPERNDAJE

Nëse dikush i interesuar për paraardhësit e tij, që kanë lënë gjurmë në historinë mbarëkombërare, padyshim i drejtohet Fototekës Kombëtare “Marubi” në Shkodër. Në këto ambiente tashmë të rikonstruktuara në mënyrën më elitare të mundshme, “takon” historinë e një kombi. Këtë rradhë në fokus është fakti se si mbreti  shqiptarëve Ahmet Zogu festonte ditëlindjen e tij. Dihet se Ahmet Zogu është një ndër figurat më me influencë në historinë e Shqipërisë dhe i cili akoma dhe sot ngjall shumë interes. Shumë ngjarje vijnë në memorie përmes fotoaparatit të Marubëve të Shkodrës.

Foto Studio “Marubi” u themelua më 1856 në Shkodër nga piktori, skulptori dhe arkitekti Pietro Marubbi. Fototeka Kombëtare “Marubi” është krijuar më 1970 pas dhurimit që i bëri Gegë Marubi arkivit të tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit. Në këtë arkiv gjenden negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959. Ky, është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashallarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqipëtarësh të rëndësishm si Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Gjithashtu në arkiv mund të gjesh negativë me tema nga etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi në Bunë etj, Gegë Marubi, i fundit i dinastisë Marubi, ishte mjeshtër i portretit dhe i peisazhit me infra të kuqe. Ishte i pari ai që përdori këtë proces të zhvillimit të fotografisë, pasi e mësoi në Francë ku dhe kreu studimet. Këtë nismë e përkrahën dhe fotografë të tjerë shkodranë si Shan Pici që filloi të punojë nga viti 1924 dhe deri 1962 në Lezhë. Ai i dhuroi shtetit rreth 70 mijë negativë të formatit 18 x 24 deri 4×6 në pllaka xhami dhe në filma celuloidi. Shani, siç e qunte populli, ishte fotografi i Malësive. Në materialin që ai dhuroi, ka tema të ndryshme si: peijsazhi i tij i famshëm, urbanistika, etnografia, pazari, sporti e shumë tema të tjera të rëndësishme.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest