Nga: Agim PICAKU
E shfletoj herë pas here ditarin e memories time, kujtimet, ngjarjet, personazhet e vendlindjes së dashur Perlatit. Janë momente të paharruara të cilat të kthejnë si me magji pas në kohë në vitet e rinisë së hershme. Natyrshëm një fëmijë i vogël pasi njeh njerëzit e shtëpisë bëhet kurioz për botën që e rrethon e për njerëzit e saj!
Kam patur fatin të njoh nga afër shumë burra fisnikë e të ditur të Perlatit e të Mirditës. Krejt natyrshëm ashtu si flladi që fryn në korije, në qenien time depërton i madhi Kol Picaku ose Lal Kola siç i thërrisnim. Ai ishte kushëriri i parë i Babës tim,por para së gjithash ishte Miku im më i mirë e më i vyer!
Natyra dhe Zoti u treguan bujarë me këtë burrë fisnik me të cilin krenohet me të drejtë jo vetëm familja e fisi ynë, por mbarë Mirdita. Kol Picaku ishte i shkolluar në të famshmin Teknikumin e Kavajës “Harry Fultz” aty ku studioj dhe Gjeneral Gjin Marku e figura të tjera të shquara të kohës. Erudicionit të fituar në shkollë ai i shtonte inteligjencën e tij të rrallë, shkollën e kullave të Mirditës të cilat ishin universitetet e para të dijes, filozofisë e patriotizmit shqiptarë!
Lalë Kola mësues i shquar, është nga pionierët e arsimit në Mirditë. E “shkeli” atë cep më cep gati në çdo shkollë ku la mbresa të pashlyera deri në Macukull të Matit. Ai ishte fisnik, bujar, interpretues i shquar i Kanunit, pajtimtar gjaqesh e ngatërresash. Kurrë nuk i ra në tokë fjala dhe pse ajo kishte peshë të rëndë.
Ishte armik i vesit e mik i drejtësisë!
Ai e thoshte fjalën e tij të artë në vendi e kohën e duhur. La pas një emër të madh!
Koha ia gdhend vit pas viti portretin madhështorë e të ndritur Kol Picakut burrit të shquar të Kthellës!

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

