Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shqipëria e viteve 20-të, në fokusin e gazetarit austriak të Josef Roth (Joseph Roth)

Nga Pirusti News
1 823 Shikime
SHPERNDAJE

Në tërësi në politikën shqiptare dhe orientale, nocioni i vetëmbrojtjes në rast rreziku është një nocion mjaft i gjerë dhe luan gati po atë rol si ndodh zakonisht në Perëndim interesi shtetëror. Duhet t’u futet Civilizimi, thotë ai njëherë që këta të ndryshojnë dhe të bëhen burra të vërtetë shteti…

Në parantezë, dyshojmë se e kemi prezantuar edhe njëherë librin e gazetarit të njohur. Gjithsesi, për atë mesazh që sjell, besojmë se risjellja s’është mbase aq gabim. Dhe, realisht, nuk ka asnjë dyshim. Kush lexon shënimet e udhëtimit të njerëzve që kanë ngarendur në Shqipëri do të gjejë patjetër shumë gjëra të ngjashme me të sotmen.

Një të tillë ndjesi ke kur lexon botimin jo shumë të ri (për publikun) të Josef Roth (Joseph Roth) shënimet e një gazetari austriak, që më 1927 i botoi shënimet e tij për Shqipërinë në gazetën gjermane Allgemaine Zeitung. Shënimet të sjellin ndërmend shumë gjëra. Roth e shikon në shumë drejtime. Veç të tjerave që merren me mënd, Shqipëria e viteve ’20, e ka shumë të vështirë për të bërë një Census normal, por është edhe e kapluar prej varfërisë së madhe së të gjithë protokollit të vet.

E këndshme përshkrimi që i bën audiencës me Zogun, por edhe vetë penelatave që i bën këtij personazhi të jashtëzakonshëm. Pa asnjë mëdyshje, e themi se portreti që realizon është nga më të arrirët për ata që e kanë njohur liderin historik të shqiptarëve dhe tregojnë edhe për një gazetar realisht me shumë potencial njohës. “Çdo i dhjeti fshatar është një strateg ushtarak dhe çdo i dyti syresh është një qitës me nam, ndaj nuk vërehen i talentet ushtarake”, thotë ai për Zogun, duke e përshkruar pak më poshtë si një figurë që e përshkruajnë me të drejtë si diktator.

Në tërësi në politikën shqiptare dhe orientale, nocioni i vetëmbrojtjes në rast rreziku është një nocion mjaft i gjerë dhe luan gati po atë rol si ndodh zakonisht në Perëndim interesi shtetëror. Duhet t’u futet Civilizimi, thotë ai njëherë që këta të ndryshojnë dhe të bëhen burra të vërtetë shteti…

Nga ana tjetër edhe peizazhi sesi përshkruhet prej tij për Shqipërinë është gati si ai i një piktori impresionist, por në letër me shkrim. Edhe pse, ai e vëren në intervale të caktuara, thjesht nga daravitja e shtëllungave të tymit që lë pas makina e vet. Malet i duken me një vjollcë, që besojmë se nuk është pasqyrimi i vërtetë ose ndoshta vetë ai ka problem me pasqyrimin e ngjyrave. Po aty e shton gjelbërimin dyfish të vendit, që i shkon dhe një e kaltër që nuk i ndryshon para fytyrës. Tirana është sensacionale, sipas tij, pasi këtu ngatërresat i ke në rrugë.

I gjithë ky vend është mollë sherri, shton diku, duke na përcjellë atë imazh që e kemi dhe sot e kësaj dite. Kushtet që përshkruan, në atë kohë, kryeqytetin e ri të shqiptarëve, janë pothuaj katastrofale. Krevati i tij, noton në vajguri për t’u ruajtur nga mushkonjat dhe tartabiqet, e përshkruan orendinë bazike të një dhome që gjen diku me qira. Burrat e Tiranës i sheh me trëndafila në gojë dhe kjo është një masë emancipimi, sipas tij, ndërsa pjesa tjetër i është kushtuar veglave frymore për një eveniment! “Të duket se pluhuri zien në diell dhe pastaj shpërbëhet në tym të hollë që përhapet në atmosferë. Por Tirana është e rrezikuar nga papastërtia dhe fillimi i ndryshimit”. I sheh njerëzit me armë, që sipas tij kanë frikë reale nga hakmarrja. Perçet e grave, që janë në masë, i krahason me veshjet e zhgunave të gjatë të Ku Klus Klanit. Nga zhvillimi dhe hakmarrja ata janë duke shkruar drejt familjes së Kombeve të Bashkuar, shprehet diku tjetër.

Përshkrimet që bën autori janë të jashtëzakonshme. Diku më poshtëm sqaron edhe për diçka tjetër: “një shqiptari me arsim të lartë nuk i bie ndërmend të bëhet komisar policie. Po qe se më e pakta nuk bëhet president atëherë ai do të preferojë të bëhet “mik” ose”anëtar partie” i këtij apo i atij “ministri:…Edhe pse i pajisur me një dyshim jashtëzakonisht të madh e të mprehtë kundër të huajve, intelektuali shqiptar ka aftësinë që me këta të huaj të bëjë pazare për burimet që ka vendi”.

Sa për të huajt: ata e braktisin të gjithë atë për çka kanë ardhur dhe habitshëm të gjithë janë të vendosur në front kur flitet se armiku kryesor janë mushkonjat dhe problemet e tjera në vend. Ndërkohë, Tirana është e mbushur me thashetheme dhe me plot gjëra të tjera. Deri në fund, ti habitesh sesi i përshkruan të gjitha autori, në një masë që të bën të mendosh se e njeh si pakkush këtë vend. Flet vazhdimisht për absurditetet e protokollit: p.sh. sesi dikush që ka guxuar të vallëzojë me motrën e Zogut ka përfunduar në burg dhe kështu me radhë.

“Shqipëria është e bukur, e pafat por edhe e mërzitshme…Dhe hakmarrja është plot me tartabiqe, me errësirë dhe me të gjithë infrastrukturën e tmerrit që e shoqëron”. Mikpritjen e lidh me përndjekjen, pasi në jetë njëherë të bie të jesh realisht i përndjekur, thotë ai. Dhe, kur lexon dhe përcaktimet që bën për kategori të superstrukturës, atëherë i habitshëm është përshkrimi që bën për fjalë tipike, të cilat lidhen me dashurinë, frymën dhe letërsinë ndjesi që me krijimet e para të njerëzimit. E kupton dhe e thekson se faji është i turqve, por pse shkuan pas tyre vallë, pyet në një moment. Pse ndoqën fatin e tyre të keq? Këtë pyetje dhe ne nuk i japim dot drejtim. I mrekullueshëm mbetet kudo kontrapunkti, që ai përcjell.

(Revista Java)

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest