Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites në fshatin Troje, në njësinë Administrative Kthellë në Mirditë. Rrufeja i ka marrë jetën një fëmije 14 vjeç i cili ka qenë duke ruajtur bagëtitë në një mal sipër fshatit të tij. Mësohet se nxënësi i klasës së 9-të në shkollën e Përlatit ka qenë duke ruajtur bagëtitë në malin sipër fshatit Troje në afërsi të fshatit Shebe.
Gjatë pasdites moti ka reflektuar stuhi lokale, me rrufe të shumta, ndërsa një rrufe ka goditur 14 vjeçarin Bardhok Kastriot Doçi. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur e ka goditur rrufeja, por të gjitha gjasat janë që në momentin kur fenomeni natyror ka shkarkuar mbi trupin e tij, ai ka qenë duke komunikuar në celular.
Kjo ka bërë që bashkfolësi të kuptojë se diçka e rëndë ndodhi, ndaj edhe ka dhënë alarmin. Banorë dhe familjarë i janë drejtuar me shpejtësi vendit të ngjarjes për ti ardhur në ndihmë fëmijës, por goditja ka qenë fatale, çka ka bërë që fëmija të ndërrojë jetë. Mësohet se ditën e enjte do të bëhet edhe ceremonia e përcjelljes së Tij në amshim.
a.n

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

