Nga: Aleksandër Ndoja
Disa vite më parë bashkë me shumë të tjerë nga Njësitë Administrative të Mirditës, isha në një trainim në Slloveni. Bëhej fjalë për shkëmbim eksperiencash dhe mundësi trainimesh për pushtetin vendor. Lektorët sllovenë mes të tjerash përmes një videoproejketori gjigand na paraqitën pamje nga bregdeti shqiptar. Ishte plot ferra, moçale, disa ndërtesa të abandonuara me tulla në shëmbje, mbetje të kohës të diktaturës etj. Për ne pjesmarrësit shqiptarë këto pamje ishin denigruese dhe na u duk tavani po na binte në kokë.
Këtë e kuptoi shumë mirë lektori slloven i cili me një farë sensi kërkim falje, na tha se bregdeti juaj është me vlera më të mëdha në Europë. Madje si për të na e vërtetuar, ai vijoi se bregdetet e vendeve të tjera të zhvilluara të Europës, janë shumë problematikë pasi falë zhvillimit të hershëm, janë mbushur me beton dhe me gurë dekorativë. Pra, bregdeti juaj ashtu plot ferra është tejet i pasur, është “bio” dhe kujt do t’i ndodhë të investojë në të, iveston me teknologjinë më të përparuar që e mundeson koha në të cilën veprojmë. Pra padyshim lektori slloven e dinte shumë mirë situatën e bregdetit tonë, por edhe resurset e jashtëzakonshme që ky bregdet ofronte, ashtu i virgjër plot ferra dhe aspak i zhvilluar.
Nuk e di nëse shume prej pushtetarëve nga Velipoja deri në Sarandë, që përfshin Lezhën, Patokun, Gjirin e Lalëzit, Ishmin, Durrësin, Vlorën e të tjera zona ndërmjtëse me vlera të pa llogaritshme që falë Zotit që ja ka dhënë këtë pasuri Shqipërisë, e kanë pasur idenë e lektorit slloven, të cilët me një babëzi të shfrenuar e kanë betonizuar me aq sa kanë mundur, sidomos vitet e fundit, apo ishin në process betonizimi. Por prej disa ditësh dhe në vijin kjo situatë ka ngecuar diku…
Përveç Lezhës që pothuaj është ngrirë çdo gjë, burime të besueshme konfirmojën se rreth 50 zyrtarë të lartë, të cilët janë përfshirë në aferën korruptive të tjetërsimit të pronave në bregdet, pritet që të përballen me drejtësinë.
Abuzimet me pronat, shkeljet e ligjit, tjetërsimi i titujve të pronësisë por edhe dhënia e lejeve të ndërtimit janë pikat ku zyrtarët e prokurorisë kanë gjetur shkeljet e ligjit.
Burime zyrtare nga prokuroria konfirmojnë se janë prerë gati 50 flet-arreste, të cilat përfshijnë specialistë të zyrave të regjistrimit të pasurive, zyrtarë të lartë të bashkive, drejtorë urbanistikë, por edhe drejtues të lartë të Hipotekave dhe bashkive përkatëse nga Durrësi deri në Sarandë.
Nga i njëjti burim theksohet se gjithçka është hetuar në lidhje me tjetërsimin e pronave në mënyrë të paligjshme në zonat bregdetare.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

